Veseli: Rezalla, simbol që kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar sot masakrën e Rezallës.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Rezalla është simbol i një populli që kurrë s’e pranoi nënshtrimin dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri.

“Rezalla e dhimbjes dhe krenarisë kombëtare. Rezalla është simbol i një populli që kurrë s’e pranoi nënshtrimin dhe kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra për liri. Lavdi martirëve të 5 prillit të Rezallës”, ka shkruar Veseli.