Gjuetari i shkronjave

Vedat Bajraktari

Dua të shkruaj e të përshkruaj
Në kërkim të shprehjeve,
Shkronjat gjuaj.
Ndjenjat dua t’i paraqes në detaje,
Edhe ambientet
3 dimensionale.
Veshgeshat në natyrë
apo vexullumin në myhyrë,
Ujrat gurgulluese
Dhe qiellin e artë
Apo retë poshtë të zymta e të ndritshme nga lartë
Po ndjenjat e përziera
Si t’i paraqes
Brenda malit gjuha shqipe
Shkronjave i shkoi pas.