KF Vushtrria kthehet me fitore nga Istogu

Ndeshja si mysafir i ka sjellur fitoren e rradhës vushtrriasve.

Ata dominuan sot në ndeshjen ndaj Istogut duke fituar me rezultat 2:1, ku shënuan të parët në takim për rezultatin 1:0.

Ishte një supergol i Labinot Osmanit ia cili solli këtë ndryshim, e portën e KF Istogut e tundi sërish Shqipdon Mehmeti për 2:0.

Pak minuta para përfundimit të ndeshjes edhe nikoqiri i takimit arrit të shënoj një gol që ishte edhe goli i vetëm për këtë skuadër në këtë takim.

Me këtë fitore Vushtrria siguron qëndrueshmërinë në pozitën e parë e cila shpie drejt Superligës. /Vushtrriaonline/