Sot mot i vranët, javën tjetër ulen temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërkaq në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 18 gradë celsius.

“Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit. Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike, vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s”,thuhet në njoftimin e IHMK.

Po ashtu në njoftim thuhet se javën e ardhshme pritet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave. /Lajmi.net/