Isa Mustafa ngushëllon me rastin e vdekjes së Idriz Gërvallës

Me rastin e vdekjes së veprimtarit Idriz Gërvalla, kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

“Me pikëllim morra lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe veprimtari i çështjes kombëtare Idriz Gërvalla.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thguhet në telegramin ngushëllues te kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. /Vizioni.info/