Lajme 

Fjalimi i Jahjagës që goditi rëndë sot Serbinë

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po dëshmon në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga Eliot Engel. Ajo është ftuar të dëshmojë krimet e serbëve ndaj shqiptarëve dhe për viktimat seksuale gjatë luftës. Jahjaga është përshkruar nga Engel, si një aktiviste që ka ndihmuar viktimat e luftës, e sidomos gratë që ishin viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë, transmeton Gazeta Express. “Ne do të donim të shfrytëzonim këtë rast për të shprehur pjesë nga historia jonë e dhimbshme dhe të marrim përkrahje për kërkimin e drejtësisë”,…

Lexo më shumë
Vend 

Kreu i Komunës së Prizrenit kundër angazhimit të shërbyesve civilë në struktura partiake

Kabineti i kryetarit të Prizrenit ka kërkuar evidentimin e angazhimit të nëpunësve civilë të Komunës në pozitat drejtuese në parti politike me qëllim të zbatimit të dispozitave të Ligjit për Shërbimin Civil. Mirëpo, kjo kërkesë e kabinetit është kundërshtuar nga këshilltarët opozitarë, që kanë pohuar se nëpunësit civilë nuk mund të hetohen si në sistemin monist. Shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi, në komunikimin përmes postës elektronike ka kërkuar që të ndërmerren veprime të duhura për zbatimin e Ligjit për Shërbimin Civil, shkruan sot Koha Ditore. “Kohëve të fundit…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Drejtori i Arsimit në Ferizaj për ndalimin e ekskursioneve: Ka pasur mashtrime

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani, ka treguar pse janë anuluar ekskursionet e nxënësve në Shqipëri, njofton Klan Kosova. Ai tha se ky vendim erdhi pas një kërkese nga këshilli i prindërve të cilët kanë shprehur shqetësime të ndryshme. “Nuk ka qenë vendim vetëm i komunës por edhe nga këshilli komunal i prindërve dhe më pas i kryetarit. Prindërit kanë shprehur shqetësim për Shqipërinë. E dimë që nga paslufta kemi pasur ekskursione në Shqipëri, por nga viti në vit, kanë degraduar”. “Nxënësit shpesh kanë hasur në ushqim…

Lexo më shumë
Vend 

Marrëveshja për zëvendësim të orëve drejt dështimit

Mbi 95 për qind të shkollave në Kosovë nuk janë duke e respektuar marrëveshjen e arritur javë më parë mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe drejtorive komunale për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim. Dy javë pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, vetëm një numër i vogël i shkollave i kanë zëvendësuar orët të shtunave. Pjesa më e madhe po i binden vendimit që e ka nxjerrë Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK)sipas të cilit nuk zëvendësohen orët, shkruan…

Lexo më shumë
Kuriozitete 

Para 230 vitesh betohej presidenti i parë i SHBA-së

Më 30 prill 1789 u bë përurimi i George Washingtonit si president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga procesverbalet e asaj kohe del se ka qenë një ditë e ftohtë dhe e kthjellët, kur George Washingtoni mbërriti në sallën Federal Hall në qytetin e Nju Jorkut, i cili ishte atëherë kryeqytet i Shteteve të Bashkuara, shkruan ksp. Me këtë rast ndërtesat pranë ishin stolisur me shirita në ngjyrë të kuqe, të bardhë e blu. Një turmë e gëzuar u mblodh në rrugën poshtë ballkonit, ku George Washingtoni…

Lexo më shumë
Vend 

Protesta për 1 Maj

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve (BSPK) ka vendosur të protestojë të mërkurën në Prishtinë. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve (BSPK) ka vendosur të protestojë të mërkurën (nesër) në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës, shkruan gazeta “Zëri”. Kryesindikalisti i Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë për “Zërin” se në protestën e së mërkurës do të dalin me disa kërkesa për institucionet kompetente në vend. “Do të jetë protestë simbolike, ku do të dalin federatat me aktivistët sindikalë. Kërkesat…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Ritheksohen dallimet në Berlin

Dallimet mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të ndryshimit të kufijve në Ballkan janë ritheksuar edhe në Samitin e Berlinit të hënën. Me gjithë përpjekjet e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe të presidentit francez, Emanuel Macron, për të imponuar unitet mes liderëve të rajonit, dallimet e mëdha janë shfaqur para, gjatë dhe pas samitit. Ka pasur dallime mes Kosovës dhe Serbisë për dialogun, dallime brenda Bashkimit Evropian, por edhe dallime brenda udhëheqësve kosovarë, shkruan sot Koha Ditore. Haradinaj ka përsëritur ruajtjen e kufijve të 17 Shkurtit në dialog me Serbinë, derisa Thaçi…

Lexo më shumë
Kuriozitete Shkence 

Gjendet gjurma më e vjetër e këmbës njerëzore, daton 15.600 vite më parë

Gjurma më e vjetër mbijetuese e këmbës së njeriut është gjetur në Amerikë, thonë shkencëtarët në një studim të ri. Një gjurmë e vetme e këmbës, e zbuluar në Kili, u gjet që daton 15,600 vite më parë, transmeton lajmi.net. Studiuesit kanë hedhur poshtë supozimin se gjurma është e kafshëve dhe kanë konfirmuar se i takon një njeriu të gjinisë mashkull. Shkencëtarët thonë se fosili mund të ofrojë njohuri të reja për kolonizimin njerëzor të Patagonisë, rajonit të populluar nga Kili dhe Argjentina. 

Lexo më shumë
Rajon 

Këto janë dy takimet që do t’i zhvillojë sot Vuçiq në Berlin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka të caktuara dy takime të reja. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili është duke qëndruar në vizitë dyditore në Berlin me ftesë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot ka të caktuara dy takime të reja. Presidenti serb do të zhvillojë një takim me përfaqësues nga Bundestagu gjerman, raportojnë mediat serbe, përcjell lajmi.net. Fillimisht ai do të takohet me Ginter Krihbaum, kryesues i Këshillit për çështje evropiane në Parlamentin gjerman. Kurse, më pas do të zhvillojë edhe…

Lexo më shumë
Bota 

Perandori japonez: Akihito fillon abdikimin historik

Djali i tij, Princi i Kurorës Naruhito, do të ngjitet në fronin e Krizantemës të nesërmen, duke filluar një epokë të re. Perandori Akihito po përgatitet të largohet nga froni, duke u bërë monarku i parë japonez për t’u abdikuar për më shumë se 200 vjet. Ceremonitë e së martës filluan me ritualet private në Pallatin Perandorak të Tokios, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net. 85-vjeçarit i është dhënë leje ligjore për t’u abdikuar pasi ka thënë se ndjehet i paaftë për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës së…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial