Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri 10 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 16 deri 23 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm, ndërsa pritet të ketë reshje të shiut gjatë orëve të pasdites./Telegrafi/