‘Sport’: Barça, favorite për transferimin e De Ligtit

Matthijs De Ligt është aktualisht një prej futbollistëve më të kërkuar në botë para rihapjes së afatit kalimtar të verës.

Qendërmbrojtësi i Ajax Amsterdamit ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni duke zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester Cityn
dhe Juventusin.

Por, e përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Barcelona është favorite e re për transferimin e tij. De Ligt thuhet se preferon t’i bashkohet shokut të tij nga Ajax, Frenkie de Jong, i cili tashmë ka zyrtarizuar transferimin në “Camp Nou” për sezonin e ri.