Lajme Vend 

Veseli për aksionin në veri: Rend dhe ligj – nuk do të kursehet askush që ka shkelur ligjin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për aksionin në veri, duke thjeksuar se është e gjitha një përpjekje e shtetit për rend dhe ligj në të gjithë territorin e Kosovës. Ai madje ka thënë se nga veprime të tilla nuk do të kursehet askush. Veseli ka bërë thirrje te qytetarët e veriut që të mos bien në provokimet që mund të vijnë nga instrumentalizimet e politikes se Serbisë. Ja postimi i tij i plotë: Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Pacolli takohet me shefen e UNDP-së

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim shefen në largim të UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo. Gjatë takimit është biseduar për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në të ardhmen. Ministri Pacolli, e ka falënderuar Roccasalvon për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), në çështje të ndryshme përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.

Lexo më shumë
Vend 

Sqarim nga KEDS-i dhe KESCO për taksën e RTK-së

KEDS-i dhe KESCO përmes një komunikate për media kanë bërë me dije se kanë mësuar nga mediat fillimisht se ekziston, pastaj që ka kaluar në lexim të parë projektligji për RTK-në ku parashihet që taksa të inkasohet nga kompania. “KEDS-i dhe KESCO nuk dëshirojnë në asnjë rrethanë të interferojë në punën dhe vendimet e deputetëve. Por, meqenëse është apostrofuar emri i kompanisë si përfituese nga ky projektligj, ne e bëjmë të qartë se nuk kemi asnjë përfitim nga ajo taksë. Për më tepër, duke e ditur se KEDS dhe KESCO…

Lexo më shumë
Bota 

OKB-ja: Assange ka përjetuar ‘torturë psikologjike

Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për torturë, Nils Melzer, ka thënë se bashkëthemeluesi i ueb-faqes “Wikileaks”, Julian Assange, ka pësuar “torturë psikologjike” për shkak të “mjedisit armiqësor dhe arbitrar ku ka qenë i ekspozuar për shumë vite”. Melzeri këto komente i ka bërë në Gjenevë. Melzeri ka thënë se ai dhe dy ekspertë mjekësorë e vizituan Assangen në një burg në Britani, më 9 maj. “Assange është ekspozuar qëllimisht, për një periudhë prej disa vitesh, ndaj formave të ashpra të trajtimit ose dënimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues”, ka…

Lexo më shumë
Sporte 

Shaqiri, trajner i Flamurtarit

Flamurtari i Prishtinës e ka emëruar trajner të ri ish-futbollistin e Premier Ligës angleze, Artim Shaqirin. Lajmin e ka konfirmuar për “Olle”, Imer Ademi, kryetar i KF Flamurtari. Shaqiri që është nga Maqedonia, si trajner ka drejtuar edhe Kukësin e Shkëndijën e Tetovës. Ndërsa si futbollist ka luajtur në Liga të ndryshme të Evropës, kurse kulmin e arriti kur veshi fanellën e West Bromwich Albion.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Wilson: Serbia s’e kontrollon Kosovën, duhet të përballet me realitetin

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson ka deklaruar në Beograd se Serbia s’e kontrollon Kosovën dhe se ajo duhet të përballet me realitetin në mënyrë që të fokusohet në ekonomi, në të ardhmen dhe në krijimin e vendeve të punës për të rinjtë pasi në të gjitha anët po flitet për Kosovën dhe kështu po e shpenzon oksigjenin. Serbia duhet të ketë udhëheqje të feksura në ekonomi, afarizëm, ndërmarrësi , përshpejtimin e rrugës drejt BE-së, ndërsa marrja me Kosova e ngadalëson. “Alekandar Vuçiqi, president i Serbisë, ka qenë i…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Mihajloviq: Deklaratën e pakujdesshme të Bërnabiqit, Kosova po e përdor për arsyetim të dhunës në veri

Nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorna Milhajloviq deklaratën e shefes së vet, kryeministres Ana Bërnabiq “se shqiptarët e Kosovës kanë zbritur nga mali”, e ka quajtur deklaratë të pakujdesshme dhe ajo, sipas saj, po përdoret për qëllime politike në Kosovës, transmeton Koha.net. “Mendoj se të gjithë kanë të qarët se zyrtarët e Kosovës po e shfrytëzojnë një deklaratë të pakujdesshme të kryetares së Qeverisë në mënyrë që para opinionit ë vendor e ndërkombëtar ta arsyetojnë jo vetëm arrestimin e që ndodhi para disa ditësh, por edhe rrahjen brutale e serbëve…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

SHBA-ja përshëndet aksionin e Policisë në veri kundër korrupsionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit në luftën kundër korrupsionit si dhe forcimin e sunimit të ligjit. Përmes faqes zyrtare SHBA-ja ka thënë se ai aksion ishte pikërisht në shërbim të kësaj çështje, transmeton Koha.net. “SHBA-ja përshëndet përpjekjen për zbatimin e ligjit nga Qeveria e Kosovës duke luftuar korrupsionin dhe për të forcuar sundimin ligjit. Aksioni i Policisë së Kosovës më 28 maj ishte pikërisht një përpjekje për ta bërë këtë. Autoritetet arrestuan individë të dyshuar…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Dy vjet burgim mashtruesit për viza

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale I.Z. nga Prizreni, për shkak të veprave penale mashtrim dhe veprës penale kanosje. I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, për këto vepra penale është shpallur fajtor dhe gjykata e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje dy vjet dhe me një gjobë 1800 euro. Ai me datën dhe kohë të pacaktuar gjatë viti 2018, në Prizren me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial