Hoti përmbledh rezultatet e Samitit në Berlin në tri pika

Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se rezultati i Samitit të Berlinit mund të përmblidhen në tri pika.

Ai ka thënë se arritja më e madhe është eliminimi i idesë së për korrigjim të kufirit.

Hoti thekson se marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Rezultatet e Samitit te Berlinit besoj se mund të përmblidhen në këto tri pika.

E para, dhe besoj se është e arritura më e madhe, është eliminimi i idesë së Thaçit, Vuçiçit dhe Ramës për korrigjim të kufirit.

E dyta, disiplinimi i liderëve të të dy shteteve. Kjo është e rëndësishme sepse në muajt e fundit gjuha luftënxitëse filloi të bëhet diskurs i përditshëm. Besoj se e kanë marrë mesazhin të dy shtetet se dialogu është e vetmja rrugë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

E treta, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet me dialog transparent dhe gjithëpërfshirës. Çdo format tjetër i dialogut nuk siguron marrëveshje të pranueshme dhe të implementueshme në praktikë. /Lajmi.net/