PDK Rahovec: Kryetari i komunës shuan shpresat e KB Rahoveci

Dega e PDK-së në Rahovec ka reaguar lidhur me publikimin e informacionit nga ana e kryetarit të kësaj komune, i cili ka thënë se Draft Rregullorja për Mënyrën dhe Kushtet e Shfrytëzimit të Palestrës së Sporteve “Mizahir Isma” Rahovec ka kaluar pa asnjë votë kundër.

Ndërkaq, nga PDK-ja kanë thënë se kjo nuk qëndron, nga se asamblistët e PDK-së kanë qenë kundër dhe mbështesin vendimin e KB Rahoveci, kundër kësaj rregulloreje. Sipas tyre, me këtë veprim, kryetari i Komunës së Rahovecit ka shuar shpresat e KB Rahoveci.

“Kryetari i Komunës, Smajl Latifi në postimin e bërë së fundmi në rrjetin e tij social Facebook ka treguar edhe njëherë se është një manipulant dhe asgjë më shumë. Ai ka deklaruar se Draft Rregullorja për Mënyrën dhe Kushtet e Shfrytëzimit të Palestrës së Sporteve “Mizahir Isma” Rahovec, ka kaluar pa asnjë votë kundër dhe ka përdorur fotografinë ku është votuar për pikat e rendit të ditës. Realiteti qëndron ndryshe sepse asambleistët e PDK-së mbështesin fuqishëm vendimin e klubit të baskebollit Rahoveci, kundër kësaj rregulloreje, thuhet në reagimin e Degës së PDK-së në Rahovec. /Vizioni.info/