PSV-ja, nxjerrë në shitje Lozanon

Sulmuesi i krahut, meksikani Hirving Lozano do të largohet nga PSV Eindhoveni në fund të këtij edicioni. Mediumet holandeze kanë njoftuar të mërkurën se krerët e PSV Eindhovenit kanë vendosur të nxjerrin në shitje Lozanon.

Për lirimin e tij, te PSV-ja po kërkojnë rreth 40 milionë euro dëmshpërblim. Lozano 23-vjeçar, këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit, pasi ka 21 gola e 12 asistime në 40 paraqitje.

Ai me PSV-n ka kontratë deri në vitin 2023 kurse interesim për të më herët patën treguar Napoli e Manchester Unitedi.