Lajme Vend 

Haradinaj: Vlera e lirisë duhet të jetë e respektuar ashtu siç i takon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Tubimin Përkujtimor me rastin e 5 Majit – Ditës së dëshmorëve të Kombit, në nderim të 183 Dëshmorëve të Komunës së Pejës, që u organizua nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës. Fillimisht kryeministri Haradinaj dhe bëri homazhe te pllaka përkujtimore e Dëshmorëve të Kombit  të Komunës së Pejës dhe te shtatorja e Heroit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj.  Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij pasi përshëndeti të gjithë të pranishmit tha se vlera e lirisë duhet të jetë e respektuar ashtu…

Lexo më shumë
Bota 

Rreth 30 të vdekur nga cikloni në Indi

Cikloni tropikal “Foni” në fundjavë e rriti në 30 bilancin e viktimave në dy shtetet aziatikojugore të Indisë dhe Bangladeshit. Megjithëse fuqia e tij shkatërruese është pakësuar, mbetet i lartë rreziku i përmbytjeve dhe i rrëshqitjeve të tokës në pjesën lindore të vendit. Syri i ciklonit ekstrem përshkoi të premten shtetin indian të Odishës me shpejtësi mbi 200 kilometra në orë. Ai rrënoi shtëpitë dhe infrastrukturën lokale, për të lëizur një ditë më pas drejt Bangladeshit me forcën më të madhe të çdo cikloni tjetër të regjistruar këto 20 vitet…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

BIK uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Myfiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë ane e mbanë botës për nisjen e agjërimit të muajit të Ramazanit. Myftiu tha se në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dëshiron që të gjithë në këtë muaj të shenjtë të përjetojnë mirësitë e begatitë e tij. “Agjërimi për besimtarët është një adhurim që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe të ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Isni Kilaj zgjidhet kryetar i PDK-së në Malishevë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të dielën kuvendin zgjedhor në Degën e Malishevës, ku delegatët kanë votuar për kreun e Degës, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët e Konventës Qendrore. Në garën prej katër kandidatëve për kryetar dege, me vota të fshehta dhe sipas rregullores për zgjedhjet, më i votuari ka dalë Isni Kilaj. Delegatët e kuvendit zgjedhor kanë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe delegatët për Konventën Qendrore të PDK-së. Punimet e këtij kuvendi, në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i ka përshëndetur ministri i…

Lexo më shumë
Bota 

Shpallet fajtore nëna që la të vdes urie djalin 3-vjeç

Një nënë nga Arizona, SHBA, Raquel Barreras, u shpall fajtore pasi la të vdiste nga uria djalin e saj 3-vjeç. Pasi konstatoi që i biri kishte ndërruar jetë, ajo e futi trupin e tij në një kuti lodrash. Këtë të enjte nëna u shpall fajtore për vrasje dhe abuzim me të mitur. Gruaja dhe i shoqi Martin e lanë të birin Roman Barreras që të vdiste urie dhe nuk lejuan askënd që të afrohej, fliste apo ushqente fëmijën. Policia tha se Raquel kishte krijuar një lloj dhome torturash, ndërkohë që…

Lexo më shumë
Sporte 

Nxehet gara për ikje nga barazhi, Liria në Ligën e Parë

Edhe më interesante është bërë gara për ikje nga barazhi në Superligë, pas përfundimit të xhiros së 30-të. Me tri xhiro para fundit, edhe matematikisht Liria i bashkohet Kek-ut në Ligën e Parë të Kosovës, pasi do të bien nga Superliga. Kjo u konfirmua pasi Ferizaj fitoi 3 me 1 ndaj prizrenasve, transmeton Koha.net. Por gara është nxehur për pozitat 9 dhe 10 në tabelë, pozita që çojnë në barazh. Këto dy pozita aktualisht mbahen nga Ballkani dhe Gjilani që kanë 36 dhe 35 pikë. Megjithatë, larg tyre s’janë as…

Lexo më shumë
Lajme Rajon Vend 

Daçiq: Kosova po mendon se në bisedimet me Serbinë do ta arrijë pavarësinë, kjo nuk do të ndodhë kurrë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur vetëm nëse Kosova tregon se e do kompromisin. Ai për mediet ruse ka thënë se është e pamundur zgjidhja e çështjes së Kosovës pa marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, por, Kosova beson se marrëveshja përfshinë vetëm njohjen e saj dhe me këtë gjë Serbia absolutisht nuk pajtohet, përcjell gazeta Danas e Beogradit. “Absolutisht nuk pajtohem me këtë dhe kurrë nuk do ta bëjmë (njohjen). Nëse do kompromis jemi të gatshëm për…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial