Aksident i rëndë në Komoran

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Komoran, si pasojë e kësaj nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës ku dy vetura janë aksidentuar me njëra-tjetrën. Përveç dëmeve materiale, bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit e automjeteve dhe shtatë pasagjerë.

Policia bën të ditur se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.