Rritet numri i shqiptarëve te Baseli, klubi zviceran po e kërkon futbollistin me shumë përvojë

Baseli është një ndër klubet më të mëdha në Zvicër, mirëpo në edicionin e fundit nuk arriti që ta fitojë titullin kampion të cilin e ka fituar skuadra e Yong Boysit, shkruan Zëri.info.

Klubi i njohur zviceran po mendon për përforcime në edicionin e ardhshëm.

Gazeta e madhe zvicerane ‘Blick’, ka shkruar së fundmi se Baseli është i interesuar për mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasami i cili aktivizohet te skuadra e Sionit.

26-vjeçari ka një karrierë shumë të pasur si futbollist duke luajtur edhe në Itali, Angli dhe Greqi.

Kasami më herët ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Zvicrës tek e cila nuk është ftuar tash e disa muaj nga përzgjedhësi Vladimir Petkovic.

Ndryshe, te Baseli luajnë edhe shqiptarët Taulant Xhaka, Albian Ajeti dhe Edon Zhegrova (i huazuar nga Genk).