Brahimaj në përvjetorin e rënies së Ilir Konushevcit e bën me dije: Ska Republikë të Dodikut

Sot është përvjetori i rënies së heroit të kombit, Ilir Konushevcit.

Lahi Brahimaj, ish-bashkëluftëtar i Ilir Konushefcit, me anë të një postimi ka kujtuar momentet që kishte kaluar bashkë me Ilirin.

Poashtu përmes këtij postimi Brahimaj, ka varrosur idenë e Dodikut për një ”Republikë” sipas dëshirës së tij.

Postimi i Brahimajt:

Ilir, 9 maji i rënies tende, me kujton kur bashkë ndërtonim celulat e para të UÇK-së, armët e para të lirisë, rrugëtimin tonë të gjatë e të mundimshëm, për lirinë e Atdheut.
Ilir, ne fituam lirinë, po ndërtojmë shtetin, ashtu si e deshe ti, doktor Haziri e shokët dëshmorë.


Ne shokët tu, u persekutuam, vetëm pse ishim çlirimtarë, por ideali i përbashkët na dha forcë të mos dorëzohemi e të qëndrojmë.
Rruga jonë ka ende pengesa nga tendencat e dikujt për të krijuar “republikë të Dodikut”, por me gjakun tuaj si pishtarë ndriçues, asnjëherë nuk do bëjmë gabime që do ju kushtojnë gjeneratave që vijnë.
Gjeneral Ilir. Ne kemi sot ushtrinë e Kosovës, ku bijt e bijat më të mirë të kombit, po e ndjekin ëndrrën që ne e kishim të përbashkët. Ushtri që garanton sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.
Ilir, 21 vite pa ty. Je gjithmonë në kujtimin tim
Lavdi