Nga 1 maji gazetën ‘Kosova Sot’ do ta lexoni vetëm online

Nga sot në raftet e kioskave do të keni vetëm katër gazeta ditore.Gazeta “Kosova Sot” tani do të jetë vetëm në versionin online.


” Përgjatë këtyre 21 vjetëve kemi kaluar sfida të rënda, kemi mbijetuar edhe pas flakëve të regjimit serb, por aktualisht, kriza e shpërndarjes së shtypit në Kosovë na detyron të hedhim këtë hap, gjithsesi jo të përhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës.
Raporton Vizioni.info