Mbahet akademia përkujtimore për dëshmorin Enver Topalli

Sot duke kujtuar Enver Topallin kujtojmë të gjithë të burgosurit që u vranë, u plagosën dhe u keqtrajtuan në burgun e Dubravës. Krimi i kryer në Dubravë hynë në radhën e akteve më të rënda që shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë gjatë vitit 1999 por edhe më herët,ka thënë presidenti i Kosovës,Hashim Thaçi në akademinë përkujtimore për dëshmorin Enver Topalli.

 “Kemi parë këto ditë në Kosovë si po kujtohen krimet, masakrat, djegiet, aktet e shfarosjes dhe spastrimit etnik, deri në përmasat e gjenocidit serb por askush edhe pas 20 vitet nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre krimeve nuk doli para drejtësisë ndërkombëtare apo vendore, prandaj me të drejt Kuvendi i Kosovës ditë më parë me të drejt nxorri rezolutën që dënon gjenocidin e Serbisë në Kosovë”,theksoi me këtë rast
presidenti Thaçi.

Po ashtu, ai ka deklaruar se sot është koha që të gjithë pa dallime politike, institucione dhe shoqëri të jemi të bashkuar në dënimin e gjenocidit të Serbisë dhe askush të mos bëhet pjesë e mohimit të krimeve.

Në linkun e bashkangjitur më poshtë mund të ndiqni fjalimin e plotë të presidentit Thaçi.