Shpërthimi i bombave në Afganistan, së paku shtatë persona të vdekur

Shpërthimet e bombave kanë vazhduar ta godasin Afganistanin e shkatërruar nga lufta e gjatë. Zyrtarët afganë thanë se kanë ndodhur tri shpërthime në Kabul të dielën, përfshirë një bombë të montuar në autobusin që po transportonte studentë.

Nusrat Rahimi, zëdhënës i ministrisë së brendshme, tha se në këto shpërthime janë lënduar pesë anëtarë të forcave të sigurisë dhe një gazetar afgan.

Përgjegjësinë për këtë shpërthim në Kabulin perëndimor nuk e ka marrë asnjë grup. Ai ndodhi disa orë pasi të paktën gjashtë policë u vranë kur një veturë e mbushur me mjete shpërthyese shpërtheu në provincën e Ghaznit.

Së paku tetë policë të tjerë u lënduan nga një shpërthim që ndodhi në një qendër policore në pjesën jugore të qytetit Ghazni. Lajmin e bëri të ditur kryetari i këshillit të qytetit, Nasir Ahmad Faqiri.

Talibanët e morën përgjegjësinë për këtë sulm dhe deklaruan se ata kanë arritur t’i vrasin 40 policë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.