Kosova shënon Ditën Botërore të Mjedisit

Sot në gjithë botën, por edhe në Kosovë shënohet Dita Botërore e Mjedisit.

Për nder të kësaj dite ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat, organizatat jo qeveritare dhe institucionet tjera kanë organizuar aktivitetet të shumta.

Kjo ditë shënohet që nga viti 1972, vit ky kur u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Qëllimi i kësaj dite është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.