A po i largoni qentë a po i thirrim kinezët

Shkruan: Fazli Muharremi

Para disa ditësh e kisha mysafir një shok, një skenarist në Vushtrri, dëshironte ta shihte kalanë e qytetit. U nisëm andej, ta haj djalli kisha harruar që në qytetin tim më shumë ka qen nëpër bulevard se çdo gjë tjetër, dhe papritmas filluan të lehurat e 4-5 qenëve që kishin zënë vend mu para kalasë, afër postës, së qytetit, para këtij monumenti që ne identifikohemi me të. Shoku im gogja shumë u frikësua dhe iku pas meje. “Ai më ra befasishtë e u frikësova shumë”, më tha mysafiri. “Po janë disa qenë që nuk kanë ku të qëndrojnë dhe jemi familjarizuar me ta”, ia ktheva, (arsyetim pa lidhje). ‘Ajo gruaja e moshuar u shtangua nuk lëvizte se di a e shikove që ka mundur të pëson’, më tha shoku ! Unë mundohesha që sa më shpejtë ta dërgojë në kala , mirë po ai nuk lëvizte dhe bënte pyetje pa ndërprerë për këta qenë që e kan kapluar qytetin, mundohesha të ndërroja temë, por ai insistonte në atë “pse gjithë këta qenë në qendër të qytetit, a ka njëri a ka institucion që merret me këtë? Tani do të hyjmë në kala, do të tregojë diçka shumë interesante insistoja që sa më shpejtë ta largojë nga qendra. Po shikoj sa njerzit e sa fëmijët pijnë kafe a e dini se a janë të sëmurë, këta janë rrezikë për qytetarin. Si duket e gjithë koha do të na shkon duke biseduar për këta qenë a mund të shkojmë tani në kala dhe duke insistuar disa herë e kapa për krahu dhe u nisëm për të hyrë në kala, ai e kthente kokën dhe i shikonte qentë dhe vazhdimishtë e sillte kokën. Kur nuk ta don s’ta don, thotë një fjalë, para hyrjes së kalasë ishte vendosur një qenë që për inati tim ishte më i madhi, dhe ai shoku im më tha :“Më fal mos ma ke përgatitur ndonjë kamerë të fshehur“, ‘Jo pse’? – ia ktheva . Po ja shikoje atë qenin në derë të kalasë nga do të hyjmë ne brenda, a e din që i kam fobi qentë. Po eja pas meje. ‘Jo jo nuk kam ardhur të shashtrisem këtu po eja të hym në një lokal ta pim nga një kafe dhe të bisedojmë për skenarin e filmit, u ulëm në një loual dhe skenaristi më tha: ‘këtu më lindi një ide për një skenar filmi dhe beso që do të realizohet një film shumë i mirë. Më mirë kishte me qenë ta vazhdojmë për atë skenarin që kemi biseduar e mos të kalojmë duke i lënë punët për gjysmë. Jo jo do të jetë një skenar i mrekullueshëm vetëm ki durim që ta tregoj iden, pasi ishte mysafirë duhej ta dëgjoja. Dhe e filloi iden të ma tregonte, dëgjo më tha kjo qendra e qytetit paska me bollëk qenë endacak, ne po i sjellim nja 5 kinez të cilët vendosen në një hotel dhe ata gjatë natës kur askush nuk është në qytet hyjnë ngadalë i zënë këta qenë dhe i marrin me vete. Po le mos ja fut kot i thash, po ku është përralla këtu? Po prit se nuk e përfundova, kur të zgjohen nesër në mëngjes instutucionet e komunës e nuk i shohin qentë, fillojnë të merakosen e lajmrojnë rastin në polici pse qyteti pa qenë si jetojnë tani qytetarët pa i përkëdhelur, si jetojnë pa të lehurat e qenëve, si jetojnë pa kafshimet e qenëve, dhe ky lajm bëhet i madh dhe shqetësimi edhe më i madh, atëherë të gjithë bashkë çka janë në Komunë dalin t’i kërkojnë qentë dhe pas nja 5 orëve një grup kur hynë në hotel i shohin kinezët dhe fillojnë të dyshojnë pse nuk ka qenë, e ka kinez në Vushtrri …… Vazhdon……