Njihuni me burrin që kishte 3 këmbë dhe 2 organe gjenitale (VIDEO)

Për disa mund të jetë e pabesueshme, por ja që është mëse e vërtetë. Dikur ka ekzistuar një burrë i cili ka pasur 3 këmbë dhe 2 organe gjenitale mashkullore. Ai lindi në Sicili në vitin 1889 në një familje me 12 fëmijë. Në moshën 8-vjeçare Frank dhe familja e tij u zhvendosën në SHBA. Prindërit e tij e vendosën Lentinin në një shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ndërsa qëndronte atje, italiani vendosi t’i jepte një kuptim të ri jetës së tij. Frank pa fëmijë që ishin në gjendje më të keqe fizike sesa ai. Ndaj vendosi të pranonte trupin e tij. Ai mësoi të vraponte, t’i jepte biçikletës, madje edhe të bënte patinazh. Italiani iu bashkua cirkut ‘Ringling Brothers’ dhe mori emrin ‘Lentini i madh’.

Pavarësisht gjendjes së tij, Lentini u martua dhe kishte 4 fëmijë të shëndetshëm. Ai u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare për shkak të problemeve me mushkëritë.