Ronaldo e kërkon transferimin e Rodriguezit

Mesfushori James Rodriguez, pritet të largohet përfundimisht nga Real Madrid, me Juventusin si një alternative serioze për të vazhduar karrierën.

Është Cristiano Ronaldo që po kërkon transferimin e kolumbianit në Torino, ka thënë legjenda gjermane Lothar Matthaus, që së fundi ka pasur një kontakt me James.

“Ne patëm një bisedë dy javë më parë, gjatë festimit të titullit të Bundesligës me Bayern. Unë e shoh atë në Juventus”, ka deklaruar Mattheus, teksa ka folur për ‘AS’ për të ardhmen e James, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ai është shumë i afërt me Cristiano Ronaldon, dhe më tha se ishte në kontakt me të, dhe se i kishte kërkuar të transferohej te Juventus”.