Nga nesër fillon dhënia e targave me shenjën NMK

Nga nesër, Ministria e Punëve të Brendshme do të fillojë me dhënien e targave të reja me shenjën “NMK”.

Zëvendësimi i targave të vjetra me ato të reja do të kryhet gradualisht gjatë regjistrimit të automjeteve.

Pas formalizmit të marrëveshjes së emrit, automjetet që dalin nga vendi morën, në vendkalimet kufitare marrin pa pagesë një pullë me shkurtesat e reja./Telegrafi/