Hyseni: Xhafer Tahiri i dha serrë priftit të kishës serbe jashtë kritereve

“Hoxha” Xhafer Tahiri i jep serrë priftit të kishës së Vushtrrisë nga buxheti i zyrës së kryetarit, kjo është bashkëjetesa mes udhëheqësve fetarë në Vushtrri, kështu ka shkruar asamblisti i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, Kushtrim Hyseni.


Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se “pasi drejtori i bujqësisë mendonte se prifti i kishës nuk i plotësonte kriteret për të fituar serrë nga komuna e Vushtrrisë, kryetari i komunës vendosi ti jepte serrë me vlerë 700 euro, para që i ndau nga buxheti i zyrës së kryetarit, ndërsa ata që me të vërtetë meritonin të fitonin serën nga komuna u refuzuan me arsyen e vetme se nuk janë pjesë e LDK-së apo VV-së”.
“Përderisa kryetari vazhdon të publikojë shpenzimet e zyrës së tij çdo javë, atëherë pse ai nuk deklaroj 800 euro që ndau nga zyra e tij për priftin e kishës, dmth 700 euro për serrën që montoi një kompani nga Suhareka dhe 100 euro për pije për punëtorët e kishës.
Edhe njëherë kjo qeveri po tregon se nuk po punon për hir të qytetarëve, por për përfitime personale”, ka thënë asamblisti Kushtrim Hyseni. /Vizioni.info/