Lekaj ironizon me Mustafën: Nuk jeni prioriteti ynë, nëse ju duhet ndonjë karrige lajmërohuni

Gjatë ditës së sotme, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj deklaroi se opozita po tallet me qytetarët për rrëzimin e Qeverisë, e pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyratr në rrjetin social Facebook,  ia kujtoi Lekajt gjykimin e 16 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar të premten për rastin e patentë shoferëve, përcjell lajmi.net.

Por, Lekaj i është kundërpërgjigjur Mustafës, duke ironizuar me të në lidhje me pushtetin.

Përmes një postimi në profilin e tij zyratr në rrjetin social Facebook, Lekaj, i ka shkruar Mustafës, se nëse ju duhet ndonjë karrige për pushtet le të lajmërohet, pasi që sipas tij, “vaji”, është e vetmja gjë që më së miri e bën Mustafa.

Postimi i plotë i Lekajt pa ndërhyrje:

Prioritet i yni nuk është Isa Mustafa, janë rregullimi i gjërave të lëna keq nga klika e tij.

Nga viti 2017 kur ne erdhem në pushtet, deri sot kur Isa Mustafa kritikon një sektor që tashmë ka filluar të digjitalizohet, ka rënie të aksidentëve me fatalitet për rreth 25%.

Askush nuk është mbi ligjin, prandaj nëse ka veprime korruptive në cilindo sektor, drejtësia të ndermarrë veprimet e saj. Ne as më të voglin veprim nuk e bëjmë, sikur dikur nga segmente të ish-qeverisë, për t’i ndalë punën drejtësisë në zbardhjen e secilës thashethëme.

Shoku ish-kryeministër, me poshtë po të shfaq statistikat policiore dhe tonat, përsa i përket aksidenteve me pasoja fatale, gjithsesi një jetë e humbur është shumë, por ne asnjëherë nuk ndalemi në kryrjen e detyrave tona, që e bëjnë trafikun rrugor më të sigurt.

Ju vazhdoni e vajtoni, sepse është e vetmja gjë që e bëni mirë dhe nëse ju duhet ndonjë karrige na thoni.

Aksidentet e përgjithshme kemi zbritje për rreth 10%;

Aksidentet me lëndime kemi ngritje për -15.33 %;

Aksidente me dëme materiale në zbritje për 5 %;

Aksiedentet me fatalitet janë në zbritje për – 25.71 %;.