Kjo është lista e artistëve që do performojnë sot në ‘Sunny Hill Festival’

Sot starton ‘Sunny Hill Festival’.

Një nga organizimet më të mëdha muzikore që mbahen në Kosovë, ‘Sunny Hill Festival’ starton sot për të mbaruar pas tre ditëve, shkruan lajmi.net.

Festivali i cili po mbledh në një skenë artistët më të mirë kombëtar dhe emra të njohur të arenës ndërkombëtare sot bën hapjen ‘eventit’ ku emri kryesorë padyshim është Miley Cyrus.

Përveç Miley emra të tjerë të njohur për muzikën shqiptare si Elvana Gjata, Yll Limani, Bojken Lako, Xuxi do jenë performues të natën e sotme.