Nxitet nga Luana! Një tjetër moderatore në Monte Carlo

Ditët e fundit Luana Vjollca ka shijuar pushimet në një nga vendet më luksoze dhe standardin më të lartë të jetesës në botë, Monte Carlo. Nga atje këngëtarja postoi foto të shumta që u komentuan shumë dhe madje u shfaqën edhe në revistat e huaja.

Pas Luanës, edhe prezantuesja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj ka nisur pushimet në Monte Carlo, shkruan Xing.al.

Arbnora ndodhet atje me një mikeshë të sajën dhe ka marrë pjesë edhe në një koncert të STING.

“Prive” ka mësuar se Arbnora ka paguar mbi 1000 euro për të marrë pjesë në koncert.