Unikkatil koncert në Gjilan, Duda kërcënon menaxherët e klubit

Reperi Unikkatil e ka paralajmëruar një koncert të ri, që do e mbaj në një klub nate në Gjilan.

Duke e ditur armiqësinë e tij me reperin nga Gjilani Duda GG,  është vënë në pikëpyetje kjo performancë e tij, shkruan Syri Kosova.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i Dudës, përmes rrjeteve sociale.

Ai publikisht ka kërcënuar dy menaxherët e klubit ku do të përformojë Unikkatili, duke i thënë se i kanë borxh një gjak!

Deri më tani, Duda nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete nga djemtë e këtij klubi, njëri prej të cilëve është ish bashkëshorti i aktores Adriana Matoshit.

Image