Një tërmet 6.5 ballë godet Turqinë

Një tërmet i madh ka goditur Turqinë, 100km larg detit të Marmaras.

Tërmeti 6.5 ballësh goditi provincën Denizli ku dridhi godinat dhe shkaktoi lëndime tek disa persona. Tërmeti kishte për qendër qytetin e Bozkurt.

Obzervatori Kandilli ka raportuar se tërmeti 6.5 ballësh goditi 10 kilometra ndër tokë.

Dridhje u raportuan edhe në provincat tjera të Antalias, Muglas, Isparta dhe Burdur ku u shkattëruna disa shtëpi.

Turqia goditet shpesh nga tërmetet. Në vitin 1999 një tërmet 7.4 ballësh vrau më shumë se 17 mijë njerëz në veriperëndim të Turqisë. Turqia goditet shpesh nga tërmetet për shkak se gjendet mes pllakave tektonike të Arabisë dhe EuroAzisë.

Denizli ndodhet 100km larg vendit shumë të frekuentuar për turistë, plazhit të detit Marmara.