KQZ-ja mobilizon sekretariatin

Subjektet opozitare, të cilat përbëjnë Komisionin Qendror Zgjedhor, kanë kërkuar aktivizimin e këtij institucioni për t’i shmangur befasitë që mund të dalin zgjedhjet, edhe pse nuk është caktuar ende data e tyre. Teksa kanë rikujtuar problemet nga zgjedhjet e kaluara, në mbledhjen e së enjtes janë ngritur shqetësime për afatet e shkurtra operacionale që mund t’i vendosen këtij institucioni, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se sekretariati duhet të mobilizohet, jo përgatitet për zgjedhje, të cilat sipas saj mund të mbahen në fund të muajit shtator apo në fillim të tetorit të këtij viti.

“Duhet ta sigurojmë publikun se ne jemi të gatshëm që kurdo që ato shpallen, t’i organizojmë. Ne, si trup vendimmarrës kërkojmë nga sekretariati t’i fillojë, jo përgatitjet për zgjedhje, por që të mobilizohen që në rast se kemi zgjedhje qoftë muajin e ardhshëm, qoftë pas atij, të jenë të gatshëm që t’i përgjigjen kërkesës për organizimin e tyre”, ka theksuar Daka, në mbledhjen ku u regjistruan edhe tri parti të tjera.