Kryetari i Këshillit të fshatrave të Artakollit lut banorët t’i tejkalojnë barrierat në rrugën R220

Kryetari i Kshillit të fshatrave të Artakollit, Agron Lushaku përmes një njoftimi në llogrinë e tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Infrastruktures, ka filluar pjesa tjetër e asfaltimit në rrugën R220 Gllavotin-Bukosh.

“Asfaltimi do të bëhet nga Prelluzha, Gllavotini e  deri në pjesën ku ka pengesa pronsore, pra deri në Mihaliq”, kanthënë Lushaku, i cili publikisht ka kërkuar nha banorët që të tejkalojnë pengesat pronësore dhe të vazhdoj asfaltimi. “Ju kisha lutur gjithë banoreve që preken nga rruga R220, t’i tejkalojnë pengesat pronësore e të vazhdojnë punimet në rrugë, me arsyen që sa me shpejt të shtrohet edhe shtresa e dytë e asfaltit dhe të finalizohet komplet rruga R220”, ka thënë më tej kryetari Agron Lushaku. /Vizioni.info/