Islami eshte feja e parë ne botë, mbi 2 miliard myslimanë

Sipas statistikave të fundit, Islami është bërë feja më e madhe në botë.

Statistikat vërtetojnë se përhapja e Islamit në vitet e ardhshme do të ndodhë me një shpejtësi të madhe. E, karakteristikë e kësaj shpejtësie është se ndonëse ndodhë, ndodhë në heshtje dhe qetësi. Kjo është e vërteta në të cilën hasin më së shumti ata që merren me studimin e çështjeve islame në botë. Shifrat që do tua lexojmë (paraqesim) në vazhdim paraqesin një befasi për shumicën prej nesh.

Studimet statistikore kanë qartësuar se numri i myslimanëve në botë është 2.038 miliardë (dy miliardë e tridhjetetetë milionë) ndërsa përqindja më e madhe është në Azi me gjithsej 1.389.5 miliardë (një miliardë e treqindetetëdhjetenëntë milionë e pesëqind mijë) derisa në Afrikë ka 581.58 milionë myslimanë.
Sipas një statistike të publikuar nga BBC, 2/3 e qytetarëve britanikë nuk e llogarisin veten fetar ose nuk interesohen për fenë e tyre, e që është feja e krishterë, derisa tek myslimanët është pikërisht e kundërta. Shumica e myslimanëve në botën mbarë krenohen me përkatësinë islame që kanë dhe të paktë janë ata që shprehin mosbesimin e tyre ose largimin nga feja. Ky është një argument tjetër i fuqisë së mësimeve islame.
Sipas një studimi tjetër të kryer në Britani, përqindja e atyre që kanë deklaruar veten për të krishterë ka rënë 10% dhe kjo në një periudhë pesëvjeçare, megjithëse shumica e perëndimorëve deklarohen se janë fetarë por këtë vetëm sa për konsideratë qytetare dhe se realiteti është krejtësisht ndryshe.
Një studim në Amerikë vërteton se të krishterët pësojnë rënie vazhdimisht dhe kjo për shkak se në të shumtën e rasteve bëhen ateistë.
CNN ka publikuar një statistikë, sipas të cilës 1/5 e amerikanëve thonë se nuk kanë fe. Po kështu, edhe në shumë vende evropiane, të krishterët fe
tarë janë në rënie përderisa përqindja e ateizmit, si pasojë e kundërthënies ndërmjet fesë dhe shkencës, është në rritje.
Vendi më i madh mysliman tani për tani është Indonezia me gjithsej 218 milionë myslimanë, pastaj vjen Pakistani me 183 milionë myslimanë, Bangladeshi me 154 milionë myslimanë, kurse vendi me numrin më të madh të myslimanëve në botë është India, e cila ka gjithsej 255 milionë myslimanë. Kurse në Kinë ka 135 milionë myslimanë.
Le të shohim statistikat më të reja të myslimanëve në botë të ndarë sipas kontinenteve