Konfirmohen pakënaqësitë e Hazirit e Veliut, LDK s’jep arsye për mungesën e tyre

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë folur pas mbledhjes së Kryesisë, ku nuk u arrit të caktohet kandidati për kryeministër.

Zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa duke folur para mediave ka thënë se sot ëshë rikonfirmuar qëndrimi i LDK-së, se nuk do të ketë koalicion me PDK-në, shkruan lajmi.net.

Ata po ashtu kanë thënë se në mbledhjen e rradhës do të diskutohet edhe koalicioni i mundshëm me VV-në, mirëpo me kryeministrin nga LDK-ja.

“Sot u rikonfirmuar qëndrimi i LDK-së që nuk do të ketë koalicionme PDK-në. Po ashtu u shpreh vullneti që në takimin e rradhës të diskutohet koalicioni i mundshëm për koalicionin me VV-në. Po ashtu u rikonfirmua ajo që ne jemi partia më e madhe në vend dhe na takon posti i kryeministrit. Në mbledhjen e rradhës, pritet të diskutohet edhe mandatari”, ka bërë të ditur ai teksa ka shtuar se mbledhja do të mbahet të hënën.

Mustafa me këtë rast ka rikonfirmuar pakënaqësitë e Hazirit dhe Agim Veliut lidhur me zhvillimet në parti.

Kur është pyetur për mungesën e tyre, në mbledhjen e partisë, ai ka thënë se nuk e di arsyen se pse ata e kanë bërë një gjë të tillë.