Shkruan Naim Krasniqi: Fizika simetrike, udhëtim drejt universit

Fizikani Naim Krasniqi paralajmëron shembjen e themeleve të fizikës, duke përfshirë fushën e astronomisë, strukturën e brendshme të atomit, optikën, akustikën dhe shumë fusha të tjera që kanë një lidhshmëri me fenomene të njëjta. Kërkon një modifikim ekstrem të lëndës së fizikës dhe formimin e një dege të veçantë të fizikës e cila do të quhej fizika simetrike. Krasniqi, gjithashtu, hedh poshtë idetë e NASA-s, ESA-s mbi kolonizimin e Marsit

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Pa pranimin e këtij realiteti asnjë agjenci hulumtuese, duke përfshirë edhe agjencinë NASA, ESA, CNES nuk mund ta kuptojnë as ta zgjidhin misterin e jetës në tokë as në univers. Sado injorant ekstrem që kanë qenë ndaj meje dhe kërkesave të mia, këto shënime për ta dhe për të gjithë të tjerët janë një kushtetutë shkencore që duhet respektuar, prandaj këto agjenci që shpenzojnë miliarda dollarë për ta njohur universin, përmes teleskopëve nuk u duhen më shumë se 500 dollarë për të kryer të njëjtat eksperimente që i kam kryer unë.

Ta lexosh, nuk do të thotë se do ta kuptosh, dikush do ta kuptojë mos tani, më vonë, por shumëkush asnjëherë?

E kuptoj fare mirë që një gazetë ditore të publikojë shkrime shkencore në një tirazh kaq të gjatë nuk është aspak normale, por kjo nuk është rruga që e kam zgjedhur, por e vetmja rrugë që më ka mbetur, në mënyrë që opinioni të sensibilizohet dhe të paktën ta kuptojë esencën e këtyre shkrimeve.

Kam provuar gjatë dhe në çdo mënyrë që të kontaktoj dhe të marr takime me institucione dhe njerëz kompetentë të kësaj fushe që t’i prezantoj këto ide të bazuara në argumente eksperimentale, por të gjitha kanë qenë të kota.

Këto kërkesa i kam bërë në institucione të ndryshme përmes postës së sigurt, me emra e mbiemra që argumentohen edhe përmes pranimit, duke përfshirë edhe agjencitë NASA (National Aeronatic ESA (The Europenan Space Agency) CNES (Centre National de Etudes Spatiales) dhe shumë e shumë të tjera.

Kam kontaktuar personelin që punon në INPI (Institut Nationale de la Propriete Industrielle) të cilët kanë tentuar që të më bëjnë takime me njerëz dhe institucione kompetente, por pa asnjë rezultat.

E gjithë kjo bllokadë, sipas informatave që kam, ka një argument, jam duke prekur tema shumë të ndjeshme në shkencë dhe askush nuk merr guxim ta pranojë një realitet të tillë, sepse pranimi i këtij realiteti do ta shkatërronte pjesën më të madhe të bazave të fizikës së tanishme, jo vetëm në fushën e astronomisë, por edhe strukturën e brendshme të atomit dhe shumë fusha të tjera.

Por, sipas mendimit tim personal, pengesë e takimeve mund të jenë emri, mbiemri dhe nacionaliteti, sepse pjesa më e madhe nuk janë të gatshëm ta pranojnë që një kosovar t’i përmbysë teoritë e institucioneve të tyre më bashkëkohore.

Madje këto teori do të zhvlerësonin edhe punën e agjencive të hulumtimeve të hapësirës, qoftë të NASA-s, ESA-s, të cilët kohë pas kohe japin informata të frikshme dhe të pavërteta mbi rrezikimin e tokës nga goditjet e trupave të tjerë qiellorë, goditjet e erërave diellore, dërgimin e njerëzve në planetin e Marsit, por duke mos sqaruar dhe duke mos e ditur aspak realitetin kush na sulmon, në cilën kohë na sulmon, pse na sulmon, kush na mbron dhe si na mbron?

Kur sulmohemi, si sulmohemi dhe kush është faktori kryesor që na mbron neve në tokë dhe e mbanë stabil universin nga shkatërrimi, është një forcë që nuk ka të bëjë aspak me një energji të zezë ashtu siç e quan shkenca e sotme, një energji që nuk vjen, nuk ka emër as burim.

Kjo forcë që e mban stabil universin, ka një emër dhe një burim. Prandaj, duke filluar nga fenomenet që ndodhin në natyrë duke kryer eksperimente nga më të thjeshtat deri tek ato më të ndërlikuarat, do të bindemi mbi praninë e kësaj force të pazbuluar deri më tani.

Për ta kuptuar më thjesht dhe më mirë praninë e kësaj force duhet kërkuar burimin e kësaj force, prandaj këtë forcë do të fillojmë ta kërkojmë nga disa fenomene që ndodhin në natyrë sot siç janë ciklonet dhe tornadot.

Ciklonet dhe tornadot si dy fenomene natyrore

Ciklonet janë stuhi në të cilat erërat rrotullohen rreth qendrës me shpejtësi të ndryshme. Diametri mesatar i tyre sillet prej 500 dhe 1000 kilometrash. Lartësia e tyre mesatare nga sipërfaqja është rreth 15 kilometra. Kurse, tornadot ndryshojnë nga ciklonet, sepse janë stuhi të dhunshme që ndryshojnë për nga forma dhe madhësia me ciklonet, si për nga diametri mesatar i tyre, që është rreth 100 metra, po ashtu, edhe për nga lartësia që shkon rreth 200 metra.

Forma e krijimit të cikloneve dhe tornadove

Edhe pse këto fenomene natyrore mendohet se shkaktohen gjatë ndryshimit të temperaturave, një gjë e tillë nuk është vërtetuar asnjëherë në laboratore të mbyllura që në ndonjë formë eksperimentale të ngacmohet një proces i tillë nga i cili do të buronte ndonjë stuhi sado e vogël, që do të rrotullohej rreth qendrës. Prandaj, sido që të jetë, ciklonet dhe tornadot janë fenomene natyrore që e kanë një origjinë, një burim dhe një forcë që e shkakton atë fenomen.

Por nëse bëhen analiza të detajuara, arrijmë në përfundim se këto fenomene natyrore krijohen gjatë proceseve kimike, përkatësisht gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve të ndryshme.

Në bazë të asaj se çfarë shihet e çka ndodh, këto fenomene shkaktohen gjatë një kontakti të drejtpërdrejtë të atomeve të tri elementeve (aX) (aY) (aZ) që e shkaktojnë fenomenin e tornadove dhe cikloneve, kurse prania e elementit të katërt janë atomet (aΩ) që e paralizojnë apo shpërndajnë masën e atomeve të lartcekura.

Ngjashëm sikur ciklonet edhe tornadot krijohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të tri elementeve (aX) (aY) (aZ).

Gjatë këtij procesi formohet një bërthamë, nga e cila burojnë valë që rrotullohen rreth bërthamës, të cilat valë gjatë rrotullimit formojnë erëra të fuqishme ku shpejtësia e tyre varet nga madhësia e bërthamës.

Bazuar në dy rastet e lartpërmendura ku gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY) formohen ciklonet, kurse për ndryshim nga ciklonet, tornadot formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve të (aX) dhe (aZ), çka do të thotë se sikur ciklonet ashtu edhe tornadot kanë një element të përbashkët (aX). Kurse prania e elementit (aΩ) gjatë këtij reaksioni e paralizon apo e shpërndan elementin (aX) me çka bëhet shuarja e cikloneve dhe tornadove.

Nga bërthamat e cikloneve dhe tornadove burojnë valë që shpërndahen në dy drejtime. Valët që shpërndahen dhe rrotullohen rreth qendrës në drejtim të boshtit (x) formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY), prandaj boshti (x) paraqet gjerësinë përkatësisht diametrin e cikloneve, kurse boshti (y) paraqet lartësinë e cikloneve (shih figurën 1).

Kurse valët që shpërndahen dhe rrotullohen rreth qendrës në drejtim të boshtit (y) formohen gjatë bashkëveprimit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aZ), prandaj boshti (y) paraqet lartësinë e tornadove, kurse boshti (x) paraqet gjerësinë e tornados (shih figurën 2).

Formimi i planetit të tokës

Para krijimit të tokës i gjithë universi ishte i mbushur me atome të elementeve të ndryshme qoftë në gjendje të lëngët, të ngurtë apo të gaztë. Duke mos u ndalur në reaksionet e tjera të elementeve që ndodheshin në univers, ne do t’i cekim vetëm reaksionet që ndodhin gjatë bashkëveprimit të katër elementeve (X.Y.Z.Ω) të cilat gjendeshin në gjendje të lirë në univers, kurse atomet e të këtyre elementeve do t’i shënojmë (aX) (aY) (aZ) (aΩ).

Përreth hapësirës ku ka filluar krijimi i planetit tonë, gjatë bashkëveprimit të atomeve të dy elementeve (aX) dhe (aY) është formuar bërthama e ciklonit të tokës.

Valët që burojnë nga bërthama e këtij cikloni shpërndahen në drejtim të boshtit (x), në formë të një disku me diametër me qindra mijëra kilometra nga qendra, dhe me mijëra kilometra lartësi.

Ky disk i ciklonit të tokës nuk është asgjë tjetër veçse një disk krijues i planetit të tokës.

Cikloni apo disku krijues i planetit të Tokës rreth vetes ka filluar në të njëjtën kohë t’i tërheqë dhe t’i rrotullojë rreth bërthamës të gjitha elementet, pa marrë parasysh gjendjen e tyre të lëngët, të gaztë apo të ngurtë.

Së pari i ka tërhequr elementet e rënda rreth bërthamës në të cilat hyjnë materialet feromagnetike siç janë hekuri, nikeli dhe kobalti.

Në këtë mënyrë rreth bërthamës së ciklonit është formuar një sferë që përbëhet nga materialet feromagnetike, në veçanti hekuri dhe nikeli me një rreze prej 3846 km.

Përpos materialeve feromagnetike, bërthama e ciklonit ka tërhequr edhe elemente të tjera më të lehta duke formuar shtresa të tjera rreth sferës feromagnetike (shih figurën 3).

Por, ndryshe nga hapësira ku është krijuar cikloni, krijues i tokës në distanca dhe kohë të njëjta apo të ndryshme janë formuar edhe bërthama të tjera të tornadove dhe cikloneve.

Më afër bërthamës së ciklonit të tokës gjatë një reaksioni në mes atomeve të elementeve (aX) dhe (aZ) është formuar një fenomen tjetër që do ta quajmë bërthama e tornados elektromagnetike (Shih figurën 4). 

Bashkimi i bërthamave të ciklonit dhe tornados elektromagnetike

Forca tërheqëse e bërthamës së ciklonit të tokës e ka tërhequr rreth vetes bërthamën e tornados elektromagnetike e cila ishte më afër. Në këtë mënyrë, pas një kohe, bërthama e tornados elektromagnetike përfundon në brendësi të sferës feromagnetike me rreze prej 3846 km, në qendër të së cilës ndodhet bërthama e ciklonit.

Me faktin se bërthama e ciklonit tokësor ka të njëjtin element të përbashkët (aX) me bërthamën e tornados elektromagnetike, atëherë gjatë reaksionit bërthama e tornados elektromagnetike përfundon në bërthamën e ciklonit tokësor duke e formuar një bërthamë të vetme të dy fenomeneve (shih figurën 5).

Lindja e rrymës elektrike dhe fushës magnetike

Valët që burojnë nga bërthama e tornados elektromagnetike në brendësi të sferës ferromagnetike të tokës i përziejnë elementet ferromagnetike brenda sferës, përkatësisht nikelin dhe hekurin. Me faktin se lartësia e tornadove përgjatë boshtit (y) është shumë më e madhe se gjerësia e saj në drejtim të boshtit (x), prandaj edhe përzierja e elementeve të hekurit (Fe) dhe nikelit bëhet në formën cilindrike.

Prania e tornados elektromagnetike në një formë a tjetër e krijon një rrymë elektrike, e cila qarkullon përgjatë formës cilindrike të tornados elektromagnetike.

Kjo rrymë elektrike mund të krijohet gjatë përzierjes së metaleve të nikelit dhe hekurit (Fe) ashtu siç mendohet sot, apo mund të krijohet gjatë fërkimeve të ndryshme, gjatë rrotullimeve ekstreme të tornados elektromagnetike brenda bërthamës së tokës. Tani për tani është mjaft vështirë të dihet se cili është burimi i kësaj rryme elektrike, por sido që të jetë, nga kjo rrymë elektrike formohet fusha magnetike e tornados. Për këtë arsye, tornadoja është burim i rrymës elektrike nga e cila krijohet fusha magnetike, për këtë arsye e merr emrin bërthama e tornados elektromagnetike.

Tornadoja elektromagnetike mund të ketë formën e cilindrit të drejtë apo të lakuar, si dhe mund të ketë çfarëdo këndi brenda trupave qiellorë (shih figurën 6).

Forcat e veprimit të tornados elektromagnetike në planetin e tokës

Siç po shihet,brenda strukturës së brendshme të tokës njëkohësisht veprojnë dy forca: Forca e parë është forca e ciklonit që rrotullon planetin e tokës rreth boshtit të vetme një shpejtësi këndore ɷ1, kurse ky bosht quhet boshti gjeografik i rrotullimit të tokës kurse; Forca e dytë është forca e tornados elektromagnetike e cila rrotullohet brenda ciklonit me shpejtësi këndore ɷ2, nga e cila krijohet rryma elektrike dhe fusha magnetike (shih figurën 7). Vlen të theksohet se shpejtësia këndore e tornados elektromagnetike ɷ2, është shumë here më e madhe se shpejtësia këndore e rrotullimit të Tokës, prandaj tornadoja konsiderohet si një robot që rrotullohet brenda një statori, princip i njëjtë me  gjeneratorët.

Fusha magnetike e tokës, eksperiment i parë

Duke u bazuar në argumentin e lartpërmendur, ku tornadoja elektromagnetike gjatë rrotullimeve me shpejtësi ɷ2 brenda ciklonit e formon fushën magnetike, atëherë forma e këtij dipoli magnetik brenda strukturës së brendshme të tokës, e merr  formën e një cilindri magnetik nga i cili buron fusha magnetike.

Për ta ndërlidhur këtë fenomen, le ta marrim një magnet në formë cilindrike,i cili posedon një fushë magnetike  ku vlera e intensitetit të fushës magnetike në të dy polet e magnetit (N) dhe (S) më një ndryshim të vogël arrin vlerën e 320 mT. Kurse vlera e intensitetit të fushës magnetike në mes të magnetit ka vlerën e 210 mT (shih figurën 8).

Nga magnetizimi e dimë se vijat e fushës magnetike burojnë nga poli magnetik i veriut (N), dhe hyjnë në polin magnetik të jugut (S). Nëse nga cilado anë afrojmë afër cilindrit, sfera apo grimca nga materiali i hekurit (Fe), ato njëkohësisht do të magnetizohen dhe do tërhiqen nga magneti cilindrik.

Eksperimentalisht do të vërtetohet se sferat apo grimcat e hekurit (Fe) nuk do të qëndrojnë rreth mesit të magnetit, por të gjitha do të përfundojnë vetëm në polet magnetike të atij magneti, qoftë në polin magnetik të veriut (N) apo polin magnetik të jugut (S). Por eksperimentalisht vërtetohet se nga poli magnetik i veriut (N) grimcat e hekurit anojnë më shumë (shih figurën 9).

Vërtetim

Bazuar në këtë eksperiment të thjeshtë që mund të vërtetohet në çdo kohë,mund të themi se ngjashëm edhe në sferën ferromagnetike që ndodhet në strukturën e brendshme të Tokës ndodhë i njëjti fenomen, me ç’rast cilindri magnetik i formuar nga tornadoja elektromagnetike, gradualisht dhe kohë pas kohe të gjithë materialin ferromagnetik përkatësisht hekurin e katër heqë nga anët anësore, dhe e bartë në polin magnetik të veriut (N) me shumë, dhe polin magnetik të jugut (S) ashtu siç shihet në figurën 10.

Nëse kemi një dipol magnetik brenda tokës që e shkakton fushën magnetike, dhe nëse hekuri ndodhet në gjendje likide, ai gjithsesi do të bartet nga të gjitha anët në polet magnetike të tokës.

Bazuar në këtë formë eksperimentale, mund të konkludojmë se struktura e brendshme reale e tokës,ndryshon tërësisht nga struktura e tanishme që njihet dhe pranohet nga të gjithë shkencëtarët e të gjitha kohërave duke përfshirë edhe NASA-n, si agjencinë më të fortë për zbulime shkencore.

Në bazë të këtij eksperimenti, mund të themi se, absolutisht nuk është e vërtetë se bërthama e brendshme e tokës me rreze 1216 km, është e përbërë nga hekuri dhe një sasi e vogël e nikelit, si dhe rreth 10 për qind elemente të lehta si dhe absolutisht nuk është e vërtetë se bërthama e jashtme e tokës me rreze prej 2270 km, përbëhet kryesisht nga një përzierje ndërmjet hekurit (Fe) dhe nikelit, prej të cilës përzierje krijohet rryma elektrike dhe fusha magnetike, kurse shtresat e tjera të tokës le të mbesin ashtu siç janë mbështjellësi i brendshëm apo manteli i brendshëm i tokës me rreze 2185 km dhe mbështjellësi i jashtëm apo manteli i jashtëm, së bashku me sipërfaqen me rreze nga 0 deri në 700 km.

Prandaj brenda strukturës së brendshme të tokës ,apo brenda tornados elektromagnetike ndodhet vetëm dipoli magnetik në formë cilindrike, por jo cilindër drejtëvijor, por i lakuar (shih figurën 6 dhe 11).

Prandaj struktura e brendshme e tokës në bazë të këtyre të dhënave merr një formë tjetër me elemente përbërëse ashtu siç shihet në figurën 12.

Përfundim

Brenda strukturës së brendshme të tokës, Diellit, Jupiterit… dhe të secilit trupë qiellorë rreth të cilit rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, ka një cilindër qoftë drejtëvijorë apo i lakuar të përzierjeve hekur – nikel, nga e cila përmes tornados elektromagnetike formohet rryma elektrike dhe fusha magnetike kurse në anën e epërme të këtij cilindri, përkatësisht mbi polet magnetike ka elemente të hekurit (shih figurën 13). Vijon

Pesë argumentet

Argument 1

Këtë teori që po e jap personalisht unë, e forcon edhe më shumë argumenti se deri më sot asnjëherë nuk ka ndodhur që të shpërthejë ndonjë vullkan i cili nga brendësia e tokës do të nxirrte hekur të pastër që rrjedh si uji, sepse kjo masë likide e hekurit (Fe) nuk ekziston në anët anësore të diopolit magnetik, por ekziston vetëm mbi polet magnetike të tokës. Pasi polet magnetike e tërheqin këtë masë dhe nuk lejojnë të ndahet dhe të dalë mbi sipërfaqen e tokës, për aq kohë sa të jetë aktive fusha magnetike e tokës. Prandaj përfundimisht brenda strukturës së brendshme të tokës, rreth dipolit magnetik mund të ketë çfarëdo lloji elementi në gjendje likide, por në asnjë mënyrë nuk ka hekur të pastër likid.

Argument 2

Po të marrim një enë dhe të vendosim në të një përzierje hekuri dhe nikeli, pastaj e vendosim mbi një makinë që e rrotullon enën me shpejtësi të lartë këndore konstante, do të vërtetojmë se pas një kohe kjo përzierje do të rrotullohet me të njëjtën shpejtësi këndore sikur ena, nga fakti se ekziston një kontakt në mes enës dhe përzierjes e kjo bartet nga sipërfaqja deri në qendër.

E njëjta ndodhë edhe me tokën, sepse shtresa e jashtme e tokës është e ngurtë. Po të kishte likid të përzierjes së hekurit (Fe) e nikelit brenda tokës,do të rrotullohej në të njëjtën kohë dhe me shpejtësi këndore të njëjtë me tokën. Prandaj në asnjë rrethanë nuk do të ketë një përzierje të hekurit (Fe) dhe nikelit prej nga do të krijohej ndonjë fushë magnetike.

Argument 3

Pjesa më e madhe e shkencëtarëve e marrin se rryma elektrike dhe fusha magnetike formohen për shkak të temperaturave të larta gjatë përzierjes së hekurit (Fe) dhe nikelit.

Po të ishte kështu nëpër shkritore ku futen qindra tonelata elemente të ndryshme për t’u shkrirë, ku më së shumti ka hekur dhe një pjesë të nikelit, do të formohej ndonjë rrymë elektrike nga e cila do të formohej ndonjë fushë magnetike, kjo nuk ka ndodhë, e as që do të ndodhë ndonjëherë.

Prandaj kjo teori e formimit të fushës elektrike dhe magnetike nga përzierja e metaleve brenda tokës ashtu siç mendohet tani bie poshtë.

Argument 4

Argument tjetër që e vërteton se nuk ka sferë ferromagnetike brenda tokës, është se nëse të njëjtin magnet cilindrik e vëmë në një brendësi të një cilindri nga materiali i hekurit (Fe), do të shohim se intensiteti i fushës magnetike BA jashtë cilindrit të hekurit (Fe), afër sipërfaqes anësore zbret në vlerën afërsisht (shih figurën 14).

Nga ky eksperiment shohim se sikur të ketë një diopol magnetik brenda mbështjellësit ferromagnetik të tokës, ashtu siç mendohej se mbështjellësi ferromagnetik përbëhet nga materialet ferromagnetik, fushë magnetike nuk do të kishte mbi planetin tonë.

Argument 5

Po të shikohet harta e fushës magnetike te sfera, apo të ndonjë magnet cilindrik, afërsisht intensiteti i fushës magnetike ka vlerën e njëjtë në polet magnetike, dhe vlerën e njëjtë në sipërfaqet anësore qoftë të sferës apo të cilindrit ashtu siç shihet në figurën e mëposhtme 15.

Kurse intensiteti i fushës magnetike në planetin e tokës nuk është i rregullt, sepse vlera maksimale e fushës magnetike në veri, në Rusi dhe Kanadë arrin në vlerën e 60 mT, por jo në polin magnetik të veriut aty ku buron fusha magnetike.

Kjo vërtetohet edhe eksperimentalisht, nëse mbi polin magnetik të një cilindri vendosim pllakë të hekurit (Fe), intensiteti i fushës magnetike mbi polin magnetik në pikën (A) që ka vlerën në 8 mT, por që është më i ulët sesa në skajet e pllakës së hekurit (Fe) në pikat (B) dhe (C) ku arrin në 14 mT (shih figurën 16).

Lëvizja e polit magnetik të veriut

Kjo na jep të kuptojmë, se fusha magnetike e ka formën e një cilindri të lakuar, ashtu sikur shpeshherë në sipërfaqen e tokës paraqiten tornado me forma të ndryshme (shih figurën 17).

Argument tjetër që tornadoja elektromagnetike e formon dipolin magnetik të tokës është se poli magnetik i veriut bënë lëvizje më të madhe sesa poli magnetik i jugut, kjo ndodhë për shkak se ndryshon forma e tornados elektromagnetike në veri, sepse ajo lakohet më shumë sesa në polin magnetik të jugut.

Nëse shikohet raporti i lëvizjes së poleve magnetike, del se poli magnetik i jugut nuk ka bërë shumë ndryshime për intervale të njëjta kohore, ndërse poli magnetik i veriut ka lëvizur shumë brenda kësaj kohe.

Kjo ndodhë nga fakti, se masa e hekurit (Fe) mbi polin magnetik të veriut lëviz varësisht nga drejtimi i tornados elektromagnetike brenda strukturës së brendshme të tokës, kështu që ky drejtim dhe kjo shpejtësi e lëvizjes së poleve magnetike mund të ndryshojë në çdo kohë.

Përfundim

As rryma elektrike, as fusha magnetike, as në tokë, por as në ndonjë trup tjetër qiellor, asnjëherë nuk janë krijuar e as që mund të krijohen pa prezencën e fenomenit të tornados elektromagnetik (aX+aZ) në brendësinë e atij trupi qiellor.

Kjo tornado mund ta ketë formën e cilindrit të drejtë apo të lakuar, dhe në një mënyrë qoftë përmes përzierjes cilindrike apo fërkimeve të ndryshme e shkakton rrymën elektrike dhe fushën magnetike.

Jetëgjatësia e cikloneve dhe tornadove brenda trupave qiellorë

Jetëgjatësia e këtyre fenomeneve varet nga bërthama e atomeve të elementeve nga i cili reaksion janë krijuar tornadot elektromagnetike dhe ciklonet. Meqenëse në krijimin e Universit këto katër elemente ishin në masë të madhe, janë krijuar edhe bërthama jashtëzakonisht të mëdha qoftë të cikloneve apo tornadove, dhe zgjasin me mijëra e miliarda vite.

Por, gjithashtu edhe këto fenomene zgjasin varësisht nga prezenca e atomeve të elementeve (aΩ) në të cilën mund të haset gjatë rrugës në të cilën kalojnë këto fenomene natyrore.

Atomet e Elementeve (aΩ) është mjaft vështirë të depërtojnë në qendra të trupave qiellorë, dhe kjo ndihmon në jetëgjatësinë e tyre.

Çka janë elementet (aX) (aY) (aZ) dhe (aΩ)

Janë elemente që janë prezentë në gjithë Universin duke përfshirë edhe sipërfaqen dhe mbi sipërfaqen e tokës. Nuk njihen, nuk mund t’i shohim,është shumë vështirë t’i izolojmë, por shumë e rrezikshme t’i prodhojmë përmes laboratorëve shkencore.

Nëse në laboratore tentohen të gjenden dhe të prodhohen këto atome, duhet kuptuar se një reaksion në mes atomeve (aX) (aY) dhe (aX) (aZ) është i pandalshëm, dhe nuk mund të izolohet në laborator, në këtë mënyrë një reaksion i tillë mund ta kalojë pa problem çdo lloj pengese dhe të dalin jashtë laboratorëve duke mos u vërejtur fare, dhe pasi të dalin në hapësirë bëjnë lëvizje të pakontrolluara. Kurse gjatë lëvizjeve mund të hasin rrugës në atome të tjera të cilat gjenden në hapësirë (aX) (aY) (aZ) duke formuar bërthama të cikloneve dhe tornadove, por edhe rrymime të ajrit në hapësirat ku kalojnë aeroplanët, këto fenomene mund të zgjasin me minuta, orë, javë dhe me vite dhe gjithë njerëzimin do ta zhdukin mbi sipërfaqen e tokës.

I vetmi element që mund t’i ndalë këto reaksione është elementi (a Ω) por nuk ka informata si duket dhe ku gjendet.

Fusha magnetike e trupave qiellorë të sistemit tonë diellor

Eksperiment 2

Ngjashëm sikur është formuar fusha magnetike e tokës, përmes bashkimit të bërthamave të ciklonit dhe tornados, në të njëjtën kohë apo në kohëra të ndryshme janë formuar të gjithë trupat në mbarë Universin. Por, ne do të ndalemi vetëm te trupat qiellorë të sistemit tonë diellor. Duke u bazuar në argumentin se përpos Tokës që posedon fushë magnetike janë edhe Dielli, Jupiteri, Saturni,Urani dhe Neptuni që posedojnë të njëjtën fushë.

Kurse trupat e tjerë qiellorë Merkuri,Venera, Marsi dhe të gjithë satelitët natyrorë të planeteve që kanë një formë të rregullt gjeografike,përkatësisht sferike, janë krijuar nga bërthama e cikloneve (aX) dhe (aY).

Për të pasur më shumë informacione se si janë formuar trupat qiellorë, e marrim një disk (D)në të cilin e hapim një vrimë në mes për të kryer eksperimente. Përreth vrimës eksperimentale vendosim magnete permanente në formë të cilindrave, të cilat përfaqësojnë dipolet magnetike të trupave qiellorë.

Në këtë vrimë eksperimentale hyjnë dhe dalin të gjitha fushat magnetike të të gjithë cilindrave magnetikë që ndodhen rreth vrimës eksperimentale (shih figurën 18). Vijon.

Pozicioni i trupave qiellorë në rrugën e qumështit

Vrimën në diskun e hapur e vendosim vertikalisht mbi një sipërfaqe. Tani në mes të vrimës e vendosim një sferë metalike (shih figurën 19 a). Sapo sfera hyn në vrimën cilindrike ajo magnetizohet dhe mbetet në brendësi të vrimës, duke anuar pak nga polet magnetike të veriut (N). Kjo sferë e hekurit (Fe) me çfarëdo lëvizje poshtë-lart të diskut nuk del nga vrima, ajo mund të largohet vetëm nën veprimin e një force të jashtme.

Në rastin e dytë e largojmë sferën cilindrike, dhe në të njëjtën mënyrë në vrimën eksperimentale, e vendosim një sferë të magnetizuar me pole (N S) prapë se prapë ajo do të mbetet në brendësitë vrimës ekperimentale, duke anuar pak nga polet magnetike të veriut (N), pa marrë parasysh se sfera posedon një fushë magnetike.

Në bazë të këtyre eksperimenteve, mund të themi se në të dy rastet sikurse sferën e hekurit (Fe) apo sferën magnetike, kur i vendosim në një ambient ku janë prezentë shumë fusha magnetike të magneteve të ndryshme cilindrike me polaritete të njëjta apo të ndryshme, sferat gjithmonë përfundojnë në brendësinë e asaj hapësire (shih figurën 19 a, 19 b).

Argumente

Meqenëse e gjithë hapësira ku ndodhet sistemi ynë diellor është e mbushur me fusha magnetike të shumë trupave qiellorë qoftë Diellit, Jupiterit, Saturnit, Uranit Neptunit, Plutonit, por edhe fusha të trupave të tjerë qiellorë që kanë fusha magnetike dhe ndodhen në një hapësirë të njëjtë, atëherë çdo trup që në përbërjen e tij ka materiale ferromagnetike apo vetë është i magnetizuar do të mbetet brenda kësaj hapësire, por njëkohësisht e stabilizon rrotullimin e atij trupi rreth orbitave të tyre.

Kjo na jep të kuptojmë se trupat qiellorë brenda një galaksie nuk rrinë të gjithë në një vijë aty ku intensiteti i cikloneve të galaksive është më i lartë, por shpërndahen mbi këtë vijë, dhe ndër këtë vijë varësisht nga forma dhe intensiteti i fushave magnetike që burojnë nga trupat qiellorë.

Kurse, arsyeja se pse sfera qoftë e hekurit (Fe) apo sfera e magnetizuar, rrinë më afër poleve magnetike të veriut (N), ndodhë nga fakti se sfera e cila ndodhet në fushat magnetike ajo magnetizohet me një fushë magnetike ((B)) ⃗. Në këtë rast fusha që buron nga polet magnetike të magneteve (N) është shumë herë më e madhe se fusha magnetike që buron nga poli magnetik i sferës (S), prandaj sferat e magnetizuara dhe ato magnetike rrinë më afër poleve të veriut (N) (shih figurën 20 a). Bazuar në këtë eksperiment, mund të themi se Dielli te i cili ndërrojnë polet magnetike çdo 11 vite kalon nga qendra e galaksisë herë mbi anën e sipërme e herë në anën e poshtme të ciklonit të galaksisë, i cili fenomen shkakton lëvizje zinxhirore edhe te trupat e tjerë qiellorë (shih figurën 20 b).

Elementet joferromagnetike nuk kanë asnjë ndikim te trupat qiellorë

Eksperimenti numër 3

Diskun e kthejmë në formë vertikale, kurse në brendësi të vrimës eksperimentale e vendosim një sferë të hekurit (Fe). Kuptohet, kjo sferë magnetizohet me një fushë magnetike ((B)) ⃗sapo të hynë në vrimën eksperimentale. Tani mbi polet magnetike të cilit do qoftë magnet cilindrik (N 1 S 1), vendosim pllakat materialeve joferromagnetike, qoftë të aluminit të bronzit apo çfarëdo materiali që nuk është ferromagnetik.

Do të vërtetohet se sfera nuk do të lëvizë aspak dhe do të mbetet në të njëjtën pozitë si me prezencën e pllakave, si pa prezencën e tyre. Në rastin e dytë, nëse në vend të sferës së hekurit (Fe) vendosim një sferë të magnetizuar me fushë magnetike ((B)) ⃗prapëseprapësfera e magnetizuar nuk do të lëvizë aspak nga pozita e saj. (shih figurën 21). Ky eksperiment ndërlidhet me prezencën e materialeve joferromagnetike që ndodhen mbi polet magnetike të trupave qiellorë.

Përfundim

Prezenca e materialeve jo ferromagnetike mbi polet magnetike të çfarëdo magneti, nuk ka asnjë efekt mbi sferën e hekurit (Fe) apo sferën e magnetizuar që ndodhet brenda vrimës eksperimentale.

Prandaj prezenca e materialeve jo ferromagnetike, qoftë e dheut, shkëmbinjve, ujërave apo gazrave mbi polet magnetike, qoftë Tokës, Diellit apo cilit do trup qiellorë që posedon fushë magnetike nuk kanë asnjë efekt mbi këtë fushë.

Pozicioni i Hënës në fushën magnetike të tokës

Eksperimenti numër 4

Në eksperimentin e tjetër, në vend të pllakave jo ferromagnetike, qoftë të bronzit apo aluminit mbi polet magnetike të të njëjtit magnet i vendosim pllakat e hekurit (Fe), do të shohim se sfera e hekurit (Fe)nuk qëndron në gjendjen e mëparshme, por ajo do të largohet nga ky pozicion dhe do të ngritët lart.

Madje edhe nëse tentojmë me forcë që ta kthejmë në pozitën e mëparshme, ajo prapë se prapë sapo të ndërpritet forca e veprimit, sfera do të largohet dhe do të qëndrojë lart ashtu siç shihet në (shih figurën 22).

Ky eksperiment na jep të kuptojmë se prezenca e materialeve të hekurit (Fe) mbi polet magnetike të cilitdo trup qiellor që ka një fushë magnetike, ashtu sikur ka Toka, reagon me forcë shtytëse mbi trupat e tjerë qiellorë që nuk kanë fusha magnetike, ashtu sikur Hëna nuk posedon fushë magnetike.

Pozicioni i Tokës në fushën magnetike të Diellit

Eksperimenti numër 5

Në vrimën eksperimentale tani në vend të sferës së hekurit (Fe), e vendosim një sferë të magnetizuar që posedon një fushë magnetike ((B)) ⃗, kurse në të njëjtën mënyrë mbi polet magnetike të njërit magnet (N1S1)vendosim të njëjtat pllaka të hekurit (Fe), do të shohim se në të njëjtën mënyrë,por edhe më lehtësisht sfera magnetike do të zhvendoset ashtu sikur sfera e hekurit (Fe), dhe do të ngritët lart në të njëjtën pozitë qoftë në anën e majtë apo të djathtë, pa marrë parasysh se kjo sferë ka një fushë të vetën magnetike ((B)) ⃗ dhe vendoset në fushat magnetike të shumë magneteve permanente  ∑((B) ) ⃗ (shih figurën 23).

Përfundim

Prezenca e materialeve ferromagnetike mbi polet magnetike të çfarëdo magneti, shkakton reagime mbi sferën e hekurit (Fe) apo sferën e magnetizuar që ndodhet brenda vrimës eksperimentale.

Ky eksperiment na jep të kuptojmë se prezenca e materialeve të hekurit (Fe) mbi polet magnetike të cilitdo trup qiellor që ka një fushë magnetike ashtu sikur ka Dielli, reagon me forcë shtytëse mbi trupat e tjerë qiellorë që kanë fusha magnetike, ashtu siç kanë fusha magnetike Toka, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni

Pse ndodh ky fenomen i jashtëzakonshëm?

Këtë fenomen të jashtëzakonshëm të veprimit të forcave të ndryshme në një hapësirë ku prezentë gjenden fusha të ndryshme magnetike ∑((B)) ⃗, por edhe materiale të llojeve të ndryshme, shkenca asnjëherë nuk e ka njohur, por as nuk e ka vërtetuar. Kështu mund të themi së ky fenomen është një fenomen i ri në shkencë dhe totalisht i panjohur për shkencën e tanishme. Sado të mendojmë se kjo shkencë ka avancuar, prapë se prapë shkenca dhe teknologjia në disa pika kanë mbetur në vlerën zero absolute.

Arsyeja se pse ndodh ky fenomen i jashtëzakonshëm, do të sqarohet pjesë pas pjese, përmes shembujve sa më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm për të gjithë lexuesit.

Sido që të jetë, këto fenomene të panjohura për shkencën, janë çelësi kryesor i zbulimeve të sekreteve që ndodhin në Univers.

Rritja enigmatike e fushës magnetike në brendësinë e trupave qiellorë

Eksperiment 6

Tani le ta marrim të njëjtin magnet permanent cilindrik, që posedon në polet magnetike një intensitet të fushës magnetike prej 320 mT. Kurse në mes të magnetit cilindrik,aparatura na tregon një intensitet prej 210 mT (shih figurën 24 a)

Në të dy pllakat e hekurit (A B) bëjmë një çarje për të futur në brendësi aparaturën matëse të intensitetit të fushës magnetike.

Këto dy pllaka i vendosim mbi polet e magnetit në formë cilindrike,dhe e llogaritim intensitetin e fushës magnetike në mes pllakave të hekurit (A B) dhe poleve magnetike (N S).

Eksperimentalisht do të vërtetohet se kemi një rritje të intensitetit të fushës magnetike në polet e magnetit, nga 320 mT në rreth 500 mT, që i bie se intensiteti i fushës magnetike ((B)) ⃗pasi të vendosen pllakat e hekurit (Fe) mbi polet magnetike (N  S) është rritur rreth 56 për qind apo 1.56 herë më i lartë.

Edhe përkundër asaj se pllakat e hekurit (Fe) polarizohen, eksperimenti e vërteton se nga të dy polet magnetike të pllakave të hekurit (Fe) do të del intensiteti i fushës magnetike në vlerën e 17 mT, çka do të thotë se nga të dy polet magnetike (N  S)të pllakave të hekurit (Fe), që janë në kontakt direkt me polet magnetike të magneteve, intensiteti i fushës magnetike ka vlerën 19 herë më të vogël (shih figurën 24 b). 

Forca e fushave magnetike jashtë poleve të magneteve

Përfundim

Intensiteti i fushës magnetike ((B)) ⃗te të gjithë trupat qiellorë duke e përfshirë Tokën, Diellin, Jupiterin, Saturnin, Uranin, Neptunin dhe të gjithë trupat e tjerë qiellorë që kanë një fushë magnetike dhe ndodhen në Univers është dhjetëra, qindra apo mijëra herë më i madh në hapësirën në mes poleve magnetike dhe elementeve të hekurit (Fe) që i mbulojnë ato pole.

Në këtë mënyrë nëpër cilindrin magnetik të tokës, diellit dhe të gjithë trupave qiellorë qarkullon një fushë magnetike me një intensitet ekstrem e lartë.

Eksperimenti 7

E marrim të njëjtin magnet cilindrik dhe e kthejmë në formë horizontale si në Figurën25, dhe në mes të magnetit e vëmë në kontakt një sferë në të cilën është e varur një enë përmes një litari, për vendosjen e masave për të kryer eksperimente.

Eksperimentalisht shohim se sfera shkëputet nga mesi sapo të varim në të masën prej 225 gramë. Prandaj mund të themi se forca tërheqëse e sferës dhe e mesit të magnetit është rreth 2.2 N. (shih figurën 25)

Përfundim

Sikur te trupat qiellorë qoftë te toka, dielli…., të ekzistonte vetëm një fushë e pastër magnetike ((B)) ⃗, që do të buronte drejtpërsëdrejti nga polet magnetike të këtyre trupave qiellorë, atëherë kjo forcë në bashkëveprim me forcën gravitacionale do të tërhiqte çdo trup rreth vetes, të gjithë trupat te të cilët do të ishte prezentë fusha magnetike apo materiale ferromagnetike.

Zbritja e intensitetit të fushave magnetike

Eksperiment 8

Nëse tani polet magnetike të magnetit të njëjtë cilindrik, i mbulojmë me pllaka të hekurit (A  B), do të shohim se intensiteti i fushës magnetike në mesin e magnetit zbret nga 210 mT në 85 mT. Për dallim nga rasti i mëparshëm tani sfera e hekurit (Fe) shkëputet nga mesi i magnetit sapo të varim masën e 25 gramë. Prandaj forca tërheqëse në mes sferës dhe mesit të cilindrit magnetik zbret nga 2.2 në 0.25 N (shih figurën 26).

Nëse e llogarisim në formën më të thjeshtë, do të shohim se fusha magnetike zbret përafërsisht 2.5 herë kurse forca tërheqëse zbret për nëntë herë pasi t’i vendosim pllakate hekurit (Fe) (A -B).

Përfundim

Intensiteti i fushës magnetike jashtë poleve magnetike (N S) te trupat qiellorë qoftë te toka, dielli…., zbret atëherë dhe vetëm atëherë kur polet magnetike të atij trupi qiellor janë të mbuluara me materiale ferromagnetike.

Kjo na jep të kuptojmë se sikur polet magnetike të Tokës të mos ishin të mbuluara me materiale ferromagnetike, intensiteti i fushës magnetike do të ishte dhjetëra apo qindra herë më i lartë, me çka do ta pamundësonte jetën e njeriut mbi sipërfaqen e tokës.

Për të kuptuar më mirë se pse ndodhin këto fenomene të rritjes, apo zvogëlimit të intensitetit të fushës magnetike në polet magnetike (N S) në rastin kur i vendosim pllakat e hekurit (Fe), kurse pse zbret intensiteti i fushës magnetike në mes të magnetit cilindrik,duhet hyrë në strukturën e brendshme të pllakave të Hekurit (Fe), se çfarë ndodhë gjatë procesit të magnetizimit të këtyre pllakave.

Procesi i magnetizimit të materialeve ferromagnetike

Fenomeni i magnetizimit është një proces shumë i komplikuar, por për ta kuptuar më mirë origjinën e këtij fenomeni, një përshkrim mikroskopik është i domosdoshëm.

Të gjitha materialet përbëhen nga atomet, kurse atomet përbëhen nga bërthama e atomit, në të cilën hyjnë protonet dhe neutronet, ndërsa elektronet rrotullohen rreth bërthamës së atomit.

Elektronet kanë ngarkesë negative, dhe rrotullohen rreth bërthamës së atomit. Një elektron gjatë një rrotullimi rreth bërthamës së atomit krijon momentin magnetik orbital, kurse gjatë rrotullimit rreth boshtit të vet krijon momentin magnetik të spinit. Spinet mund të jenë të orientuara lart (up) apo poshtë (down), shih figurën 27 a.

Momenti magnetik i atomit është i barabartë me shumën e momenteve magnetike orbitale dhe spine. Këto momente magnetike të elektroneve mund konsiderohen si grimca elementare magnetike. Kurse materialet ferromagnetike hekuri, kobalti dhe nikeli, përbëhen nga shuma e momenteve magnetike të të gjitha atomeve që e përbëjnë atë material. Në gjendje të lirë këto momente magnetike të atomeve nuk janë të orientuara në të njëjtin drejtim (shih figurën 27 b).

Kurse, në rast se këtij materiali ferromagnetik ia ofrojmë një magnetik permanent, momentet magnetike do të orientohen në të njëjtin drejtim, dhe në këtë mënyrë materiali ferromagnetik polarizohet (shih figurën 27 c).

Magnetizimi i pllakave të hekurit mbi magnetin në formë cilindrike

Duke marrë për bazë eksperimentin e mëparshëm numër katër, në rastin kur pllakat e hekurit (A B) i vendosim mbi polet magnetike të cilindrit permanent (N S), atëherë momentet magnetike të pllakave të hekurit (A B) do të orientohen në të njëjtin drejtim me fushën magnetike që buron nga polet magnetike (N S) të magnetit në formë cilindrike, dhe në këtë mënyrë pllakat polarizohet (A  B)

Pas polarizimit, një pjesë e momenteve magnetike nga pllaka e hekurit (A) tërhiqet nga poli magnetik i jugut (S) dhe së bashku me fluksin e fushës magnetike që ishte mbi polin magnetik (S) lëvizin në drejtim të polit magnetik (N), shih figurën 31 a.

Në të njëjtën kohë mbi polin magnetik (N) pllaka e hekurit është magnetizuar dhe gjithsesi poli magnetik i veriut (N) i tërheq momentet magnetike nga pllaka (B) në drejtim të polit magnetik (N).

Në këtë mënyrë në të njëjtën kohë të dy polet magnetike (N S) i tërheqin momentet magnetike nga pllakat e hekurit (A B) në drejtim të poleve magnetike (N S). Këto lëvizje të momenteve magnetike që hyjnë në të dy polet e cilindrit magnetik (N S), kanë drejtim të njëjtë dhe kahje të kundër ndërmjet tyre. Në këtë mënyrë, fluksi magnetik brenda magnetit cilindrik qarkullon nga poli magnetik i jugut(S) në drejtim të polit magnetik të veriut (N), kahja e të cilit fluks është e kundër me kahjen e momenteve magnetike që lëvizin nga pllaka e hekurit (B) në drejtim të polit magnetik (N), për shkak të forcës tërheqëse. Kjo kahe e kundërt e lëvizjes së momenteve magnetike shndërrohet në pengesa kryesore të kalimit të fluksit magnetik përtej polit magnetik të veriut (N), shih figurën 28.

Për këtë arsye kemi një rritje të intensitetit të fushës magnetike ((B)) ⃗në mes poleve magnetike dhe pllakave të hekurit nga 320 mT në 500 mT.

Prandaj fusha e përgjithshme magnetike që hynë në polin magnetik të jugut (S),dhe që kalon nëpër cilindrin magnetik në drejtim të polit magnetik (N), është e barabartë me shumën e fushave magnetike (BNS) dhe (BAB).

B=BNS+BAB = 320 mT + 180 mT =500 mT

B fusha magnetike e përgjithshme 500 mT

BNS fusha magnetike e polit magnetik (S) pa prezencën e pllakave 320 mT

BAB kalimi i fushës magnetike nga pllakat e hekurit (A B) në polet magnetike (N S) që ka vlerën e 180 mT.

Kjo fushë e përgjithshme magnetike prej 500 mT qarkullon nga poli magnetik i jugut (S) në drejtim të polit magnetik (N), shih figurën 29 a.

Në momentin kur fusha e përgjithshme magnetike arrin te poli magnetik i veriut (N) mbi të cilin është e vendosur pllaka e hekurit (B) fusha e përgjithshme pothuajse ndalon në përgjithësi.

Shkaktar kryesor i ndalimit të pjesës më të madhe të fushës magnetike janë momentet magnetike të pllakës së hekurit (B), të cilat shndërrohen në pengesa për kalimin e tërësishëm të fushës së përgjithshme magnetike (B) prej 500 mT.

Kjo pengesë ndikon në rritjen e pandërprerë të vijave të fushës së përgjithshme magnetike në qendër të magnetit (N S), dhe në mes të magnetit fillon të zgjerohet dhe të del një pjesë shumë e madhe e fushës magnetike.

Pasi kjo pjesë e fushës magnetike ndalon në dalje të polit magnetik të veriut (N), ajo anohet në mes dhe zgjerohet në formë të balonit në të gjitha anët (vijat me ngjyrë të kuqe), shih figurën 29 b.

Sqarimi i fushës antimagnetike

Kurse kahja e kësaj fushe që buron nga anët anësore është e kundërt me fushën magnetike që buron nga polet magnetike, prandaj këtë fushë unë do ta quaj fushë antimagnetike ((-B) ⃖) e vet atij magneti.

Marrim dy vija të fushës magnetike (A B) që kalojnë nëpër cilindrin magnetik me pole (N S), polet e të cilit janë të mbuluara me pllaka nga hekuri (A) dhe (B) (shih figurën 30).

Siç po shihet nga figura, vija (a) arrin të kalon përtej momenteve magnetike të pllakës se polarizuar (B) dhe kalon nga sipërfaqja e jashtme e pllakës së hekurit (B) duke hyrë në pllakën e hekurit (A) që është e vendosur mbi polin magnetik (S).

Kjo quhet fusha magnetike e magnetit (N S), dhe shënohet me ((B)) ⃗, sepse ka kahje të njëjtë dhe drejtim të njëjtë me fushën magnetike që buron nga poli magnetik (N) dhe hyn në polin magnetik (S) kur nuk janë prezentë pllakat.

Nga ana tjetër, për dallim nga vija (a) tani vija (b) nuk mund t’i kalojë pengesat që në këtë rast janë momentet magnetike të pllakës së hekurit (B).

Kjo ndalesë e detyron vijën e fushës magnetike (b) që ka ngelë midis poleve magnetike të fryhet dhe të eksplodojë nga mesi i magnetit dhe të zgjerohet në të gjitha drejtimet ngjashëm sikur fusha magnetike ((B)) ⃗.

Prandaj kjo fushë magnetike që buron nga ana anësore e poleve magnetike unë do ta quaj fushë antimagnetike ((-B) ⃖) sepse ka kah të kundërt, intensitet të ndryshëm dhe drejtim të njëjtë me fushën magnetike.

Ligji i ri mbi praninë e fushës antimagnetike ((-B) )

Fusha antimagnetike lind atëherë dhe vetëm atëherë kur polet magnetike të magneteve mbulohen me materiale ferromagnetike, dhe buron vetëm nga ana anësore e magneteve në mes të dy poleve magnetike, si dhe ka kahje të kundërt me fushat magnetike ((B)) ⃗ të vetë atij magneti nga i cili buron fusha antimagnetike ((-B) ⃖.

Argument

Tani kthehemi edhe një herë te krijimi i fushës magnetike nga tornadot elektromagnetike te toka, dielli dhe secili trup tjetër qiellor që posedon fushë magnetike me një intensitet të caktuar.

Në momentin kur është formuar fusha magnetike e këtyre trupave qiellorë, nën veprimin e forcës tërheqëse të poleve magnetike, por edhe me ndihmën e fenomenit të tornados elektromagnetike,tërë materialin likid të hekurit e kanë tërhequr dhe bartur nga të gjitha anët në drejtim të poleve magnetike.

Kjo masë e hekurit mbi polet magnetike të këtyre trupave qiellorë është magnetizuar, prandaj të dy polet magnetike nën veprimin e forcës tërheqëse, i kanë tërheqë në drejtim të poleve magnetike (N S) momentet magnetike nga shtresat e hekurit likid që është grumbulluar mbi polet magnetike (shih figurën 31 a).

Lëvizja e këtyre momenteve magnetike nga shtresat e hekurit në drejtim të poleve magnetike ka drejtim të njëjtë dhe kahje të kundër.

Në këtë mënyrë intensiteti i fushës magnetike është rritur në hapësirën në mes të dy polet magnetike dhe shtresës së hekurit,në vlerën proporcionale me intensitetin e fushës magnetike të vetë magnetit, dhe masën e hekurit të polarizuar mbi polet magnetike. Kjo vlerë mund të jetë edhe dhjetëra apo qindra herë më e madhe.

Kjo rritje e fushës magnetike qarkullon nga poli magnetik i jugut (S) në drejtim të polit magnetik të veriut (N).

Në momentin kur ky fluks magnetik arrin në polin magnetik të veriut (N) një pjesë kalon nga ky pol magnetik në formë të fushës magnetike dhe zgjerohet në të gjitha anët, kurse pjesa më e madhe ndalon në dalje të polit magnetik (N)për shkak të prezencës së momenteve magnetike që janë formuar në shtresën likide të hekurit.

Në këtë rast, për shkak të kësaj pengese nga sipërfaqja e dipoleve magnetike të këtyre trupave qiellorë, shpërthejnë fushat antimagnetike që kanë kah të kundërt me fushat magnetike po të këtyre trupave qiellorë.

Veprimi i fushës antimagnetiketë tokës mbi fushën magnetike

Kjo fushë antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga mesi i magnetit në formë të një eksplodimi të fuqishëm, i godet vijat reale të fushës magnetike ((B)) ⃗dhe i largon me forcë shtytëse nga sipërfaqja emagnetit, nga pozicioni (d1) në (d2) varësisht nga intensitetit të fushës antimagnetike (shih figurën 34).

Ky largim i vijave të fushës magnetike shkakton rënien e intensitetit të fushës magnetike ((B)) ⃗në mesin e magneteve ashtu siç u vërtetua në eksperimentin numër 8 ku kishim rënie të intensitetit të fushës magnetike pas vendosjes së pllakave të hekurit nga 210 mT në 85mT.

Ligji i zbritjes së fushës magnetike

Shkaktar kryesor që e zbret intensitetin e fushës magnetike të një magneti janë vetëm fushat antimagnetike ((-B) ⃖) që burojnë nga vetë ai magnet. Vijat e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) i godasin vijat e fushës magnetike ((B)) ⃗ dhe i largojnë në distanca të ndryshme varësisht nga intensiteti i fushës antimagnetike të atij magneti ((-B) ⃖) dhe materialeve feromagnetike që ndodhen mbi polet magnetike të magneteve permanente.

Argument

Shkaktar kryesor që e zbret intensitetin e fushave magnetike te toka, dielli apo çdo trup tjetër qiellor janë prezenca e hekurit likid mbi polet magnetike dhe fusha antimagnetike që buron nga këta trupa qiellorë.

Zbritja e intensitetit të fushës magnetike te toka, nga këta dy faktorë jetikë të lartpërmendur, planetin tonë e ka shndërruar në një planet të banuar për njeriun.

Prandaj fusha antimagnetike e tokës, jo vetëm që e shpërndanë intensitetin e fushës magnetike të tokës, por na mbron edhe nga fushat magnetike të diellit dhe të gjithë trupave të tjerë qiellorë.

Intensiteti i fushës antimagnetike i tokës

Eksperimentalisht prezencën e fushës antimagnetike ((-B) ⃖)e kam gjetur, por intensitetin e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) nuk ekziston ndonjë aparaturë që e detekton dhe e bën matjen e saj.

Gjithashtu llogaritja precize e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) është tejet e ndërlikuar dhe tani është shumë problematike një formulim i saktë për llogaritjen e këtij intensiteti. Intensiteti i fushës antimagnetike varet nga shumë faktorë që e rrethojnë.

Intensiteti i fushës magnetike ((B) )  të vetë magnetit

Sasia e materialeve ferromagnetike që ndodhen mbi polet magnetike të atij magneti si dhe intensiteti i fushave magnetike ((B) ) ⃗dhe antifushave magnetike ((-B) ⃖) të trupave të gjithë trupave që e rrethojnë atë magnet.

Ndikimi i fushës magnetike të trupave të tjerë qiellorë qoftë i diellit, Jupiterit, Saturnit, Uranit, Neptunit dhe trupave të tjerë qiellorë mbi tokën nxirret nga eksperimenti numër 6, vetëm se në këtë rast pllakës së hekurit e cila është e polarizuar me polet (N S), ia afrojmë magnete ma pole të njëjta (N N) dhe të kundërta (N S) rezultati ndryshon.

Polet e njëjta të pllakës së hekurit dhe magnetit (S S), ndikojnë në rritjen e fushës magnetike në mes të magnetit, e cila ndikon në zvogëlimin e fushës antimagnetike të tij (shih figurën 31).

Kurse polet e kundërta të pllakës së hekurit dhe magnetit (N S), ndikojnë në zvogëlimin e fushës magnetike në mes të magnetit e cila ndikon në rritjen e fushës magnetike të tij (shih figurën 32).

Argument

Llogaritja e saktë e fushës antimagnetike që buron nga toka është proces tejet i komplikuar sepse kjo varet nga shumë faktorë.

Vlera e intensitetit të fushës antimagnetike të tokës nuk është konstante, kjo ndërron kohë pas kohe dhe nga një vend në tjetrin.

Faktorët që ndikojnë në intensitetin e fushës antimagnetike janë: Intensiteti i fushës magnetike mbi polet e dipolit magnetik të tokës, shtresa përkatësisht masa e hekurit që ndodhet mbi polet magnetike, distanca e Hënës nga toka, dhe pozita e Hënës ndaj tokës, distanca e tokës nga dielli, dhe trupave të tjerë qiellorë, dhe prezenca e fushave magnetike dhe antimagnetike e të gjithë trupave qiellorë nëpër të cilat kalon toka.

Një formulim më i saktë për ta llogaritur intensitetin e fushës antimagnetike që buron nga një trupë qiellorë, nëse marrim parasysh fushat magnetike dhe fushat antimagnetike të trupave të tjerë qiellorë që veprojnë mbi atë trup, llogaritet përmes këtij formulimi.

Por për t’i thjeshtësuar gjërat intensitetin e fushës antimagnetike nëse nuk marrim parasysh fushat magnetike dhe antimagnetike që veprojnë mbi atë trup e llogarisim nga formulimi:

((-B)) ⃖=B ⃗ •d_N/d_S njësia=Tm/m =T

((-B)) ⃖intenziteti i fushës antimagnetike

B ⃗Intenziteti i fushës magnetike mbi polet e dipolit magnetik (N S) të atij trupi qiellorë

d_N Trashësia e hekurit mbi polin magnetik (N)

d_S Trashësia e hekurit mbi polin magnetik (S)

((+/- B_(N→S))) ⃖  ⃗_intenziteti i fushave magnetike dhe antimagnetike që burojnë nga polet (N) dhe bien në polin(S) të atij trupi.

((+/- B_(N→N))) ⃖  ⃗intenziteti i fushave magnetike dhe antimagnetike që burojnë nga polet (N) dhe bien në polin(N) të atij trupi.

Sqarim

Raporti në mes d_N dhe d_S i marrim si të barabarta, por te trupat qiellorë vështirë të jenë të barabartë, gjithmonë poli magnetik i veriut (N) ku buron fusha ka intensitet më të lartë. Kjo është vërejtur edhe në sqarimin e figurës 20. Prandaj trashësia e materialit të hekurit mbi polin magnetik (N) thuajse gjithherë është më e madhe sesa te poli magnetik (S). Këtë mund ta vërejmë eksperimentalisht nëse një sferë të hekurit e vendosim në mes të magnetit, ajo do te shkojë në drejtim të polit magnetik të veriut (N). 

Veprimi i fushës antimagnetike të tokës në drejtim të Hënës

Tani i kthehemi edhe një herë eksperimentit numër katër. Kur sferën e hekurit e vendosim në vrimën eksperimentale ajo polarizohet dhe shndërrohet në një magnet i cili ka një fushë magnetike ((b)) ⃗ (shih figurën 35 a). Në këtë rast fusha magnetike e sferës së magnetizuar ((b)) ⃗ ka drejtim dhe kah të njëjtë me fushën magnetike ((B)) ⃗ të magneteve (N S) (shih figurën 33 b).

Vendosja e pllakave të hekurit mbi polet magnetike të njërit magnet cilindrik (N1 S1) do ta shkaktojë lindjen e fushës antimagnetike (-B) të vet atij magneti, e që në figurën 34 a. është e vijëzuar me ngjyrë të kuqe. Kjo fushë antimagnetike (-B) që buron nga ana anësore e magnetit (N1 S1) i largon të gjitha vijat e fushave magnetike (B) që ndodhen afër sipërfaqes së atij magneti në drejtim të periferisë.

Kahja e vijave të fushës antimagnetike (-B) është e kundër me fushën magnetike (B) të të gjithë magneteve dhe është më e dendur afër sipërfaqes së magnetit (N1 S1) mbi të cilin janë vendosur pllakat e hekurit(vija me ngjyrë të kuqe) kurse më larg saj, intensiteti i fushave magnetike të përgjithshme është më i lartë (vija me ngjyrë të zezë), shih figurën 34 b.

Që do të thotë se momentet magnetike të sferës përkatësisht fusha magnetike e sferës (b) ose duhet të orientohen në drejtim të fushave magnetike (B) ose të fushës antimagnetike (-B).

Këto dy lloje të fushave konsiderohen si dy forca që kanë intensitet të ndryshëm, drejtim të njëjtë dhe kah të kundërt.

Kahja e fushave magnetike (B) dhe fushave antimagnetike (-B) për shkak të kahut të kundërt konsiderohen si forca shtytëse, prandaj në këtë rast dhe në këto rrethana, sfera metalike e kërkon atë gjendje të qetësisë, në të cilën është në gjendje t’i mbajë stabile momentet magnetike, përkatësisht fushën magnetike të sferës (b) të orientuar vetëm në drejtim të fushës magnetike (B), që konsiderohet si burim kryesor i magnetizimit të sferës së hekurit (Fe).

Veprimi i njëkohësishëm i këtyre dy forcave shtytëse (F) dhe (-B) në sferën e hekurit (Fe) e cila gjendet në gjendje të lirë dhe të pafikësuar mbi magnetin (N1 S1) mbi të cilin janë vendosur pllakate të hekurit (AB), do ta detyrojë sferën e magnetizuar të largohet nga vendi ku intensiteti i fushës anti-magnetike është më i lartë, dhe të kalojë më larg në një hapësirë ku intensiteti i fushave magnetike (B) është më i lartë.

Argument

Bazuar në këtë eksperiment, tërësisht ngjashëm, i njëjti proces është zhvilluar edhe ndërmjet tokës që ka një fushë magnetike dhe Hënës që nuk posedon fushë magnetike.

Prandaj edhe një herë e rikujtojmë se miliarda vite më parë gjatë reaksionit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY) janë formuar ciklonet e tokës dhe Hënës në distanca qindra mijëra kilometra, kurse gjatë reaksionit të atomeve të elementeve (aX) dhe (aZ) janë formuar tornado elektromagnetike.

Masa e atomeve te cikloni i tokës ishte shumë më e madhe sesa te Hëna dhe kjo i ka dhënë mundësi ciklonit të tokës ta tërheqë më shpejt dhe më afër tornadon elektromagnetike, e krijuar nga reaksioni (aX) dhe (aZ).

Në këtë mënyrë janë krijuar dy trupa qiellorë, toka dhe Hëna nga të njëjtat reaksione të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY), kurse tornadoja elektromagnetike nga reaksioni (aX) dhe (aZ).

Sikur toka ashtu edhe Hëna nën veprimin e forcës së cikloneve kanë tërheqë së pari elementet e rënda ferromagnetike rreth bërthamave të tyre, por toka ishte në epërsi në raport me Hënën për shkak të masës më të madhe të atomeve të elementeve (aX) dhe (aY).

Kështu që rreth tokës dhe Hënës njëkohësisht janë formuar sfera ferromagnetike me rreze të ndryshme.

Nga ana e tjetër, prezenca e atomeve të elementeve (aX) te cikloni i Tokës ishte shumë herë më e madhe se te Hëna. Kjo ka ndikuar në të njëjtën kohë që cikloni i tokës ta tërheqë edhe Hënën edhe tornadon elektromagnetike pasi të dyja posedonin të njëjtat atome (aX).

Në atë kohë, distanca e tokës dhe Hënës mund të ishte sa gjysma e distancës së tanishme, por për fat të mospërplasjes së Hënës me tokën ishte tornadoja elektromagnetike e cila është tërheqë në brendësi të sferës ferromagnetike nga cikloni i tokës për shkak të atomeve të njëjta (aX).

Prezenca e Tornados elektromagnetike brenda sferës ferromagnetike e ka përzier hekurin dhe nikelin, apo përmes të ndonjë fërkimi që bën cilindri i tornados elektromagnetike e ka formuar rrymën elektrike, nga e cila është formuar fusha magnetike e tokës (B) apo dipoli magnetik në formë cilindrike ashtu siç ishte forma e Tornados.

Kjo fushë magnetike (B) që ka buruar nga toka është shpërndarë edhe në hapësirën kur ishte krijuar Hëna.

Por kjo fushë magnetike nuk ishte e vetmja në hapësirën ku gjendej Hëna, aty ishin prezentë shumë fusha magnetike të trupave tjerë qiellorë duke e përfshirë edhe Diellin, që janë krijuar para tokës dhe Hënës.

Nga ana e tjetër, fushat magnetike, qoftë të diellit, tokës (B) apo trupave të tjerë qiellorë në një formë sado të padukshme, e kanë magnetizuar sferën ferromagnetike të Hënës.

Në këtë mënyrë, bërthama e Hënës, e përbërë nga materiali i hekurit (Fe), posedonte një fushë magnetike (b) shumë të dobët në brendësinë e saj.

Sado i vogël dhe i padukshëm nga toka që të jetë ky magnetizim prapë se prapë fusha magnetike e Hënës (b) përkatësisht momentet magnetike të hekurit në brendësi të Hënës janë orientuar në drejtim të fushës magnetike të tokës (B) si trup më i afërt që posedon një fushë magnetike (shih figurën 35).

Në momentin kur fusha magnetike me ndihmën e tornados elektromagnetike e kanë tërhequr hekurin likid nga të gjitha anët, duke e vendosur mbi polet magnetike të Tokës, ka lindur fusha antimagnetike ((-B) ⃖), e cila fushë tenton t’i orientojë momentet magnetike përkatësisht polet magnetike të Hënës në drejtim të kësaj fushe.

Kahja e fushës magnetike ((b) ) ⃗e Hënës dhe fushës antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga toka për shkak të kahut të kundërt, konsiderohen si forca shtytëse, prandaj në këtë rast dhe në këto rrethana sfera e magnetizuar e Hënës e kërkon atë gjendje të qetësisë në të cilën është në gjendje t’i mbajë stabile momentet magnetike, përkatësisht fushën magnetike të Hënës ((b)) ⃗të orientuar vetëm në drejtim dhe kah të fushës magnetike të tokës ((B)) ⃗, që konsiderohet si burim kryesor i magnetizimit të sferës së hekurit (Fe) në brendësi të Hënës.

Veprimi i njëkohësishëm i këtyre dy forcave shtytëse (F) dhe ((-B) ⃖) në sferën e magnetizuar të Hënës e cila gjendet në gjendje të lirë dhe të pafikësuar në orbitën e saj rreth Tokës e ndalon afrimin e mëtejshëm të Hënës dhe do ta detyrojë të largohet në një distancë (d) në drejtim të periferisë, në një gjendje të qetësisë ku sfera e magnetizuar e Hënës, e ruan kahun dhe drejtimin fushës magnetike ((b)) ⃗ të njëjtë me kahun e fushës magnetike të tokës ((B) ) ⃗dhe fushave magnetike të trupave të tjerë qiellorë.

Në këto rrethana Hëna ndodhet përballë dy forcave: Forcës tërheqëse të ciklonit tokësor (forcës gravitacionale) që tenton ta ofrojë Hënën sa më afër tokës apo ta përplasë për tokën. Forcës shtytëse të fushës antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga anët anësore të dipolit magnetik të tokës që tenton ta largojë Hënën sa më larg tokës. Në këto rrethana, forca tërheqëse e ciklonit tokësor barazohet me forcën shtytëse të fushës antimagnetike ((-B) ⃖) dhe Hëna mbetet në një distancë nga toka, dhe rrotullohet rreth tokës në një orbitë ku gjithmonë kanë vlera të njëjta forcat shtytëse dhe tërheqëse.

Prandaj kjo fushë antimagnetike që buron nga toka nuk është asgjë tjetër pos një fushë antigravitacionale që i kundërvihet fushës gravitacionale. 

Efektet e fushës antimagnetike (antigravitacionale ((-G)) të tokës

Fusha antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga toka është e vetmja forcë që e parandalon goditjen e tokës nga Hëna, e mbron tokën nga goditjet e trupave të tjerë qiellorë qoftë meteor asteroid, e shkakton efektin e baticës dhe zbaticës, përkatësisht është forca e vetme që e ngre nivelin e deteve dhe oqeaneve, e mbron tokën nga rrezatimet e ndryshme, sidomos nga erërat vdekjeprurëse të diellit, që jep formë vertikale botës bimore pavarësisht prej pozitës se ku ndodhet dhe shumë e shumë efekte të tjera.

Efekti i fushës antimagnetike në rrotullimin e trupave

Dëshirojmë apo nuk dëshirojmë ta pranojmë, fusha antimagnetike (antigravitacionale) ((-B) ⃖) është e vetmja forcë që ndikon në rrotullimin e trupave qiellorë. Po të mos ekzistonte kjo fushë antimagnetike, Hëna as që do të ekzistonte, me miliarda vite më parë do të ishte përplasur me tokën.

Hëna nuk ka fushë magnetike të fortë por vetëm një magnetizim të padukshëm nga toka, prandaj nuk mund të ketë fushë antimagnetike, ky është argumenti që rreth Hënës nuk rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, por as nuk mbrohet nga goditja e trupave qiellorë,prandaj është e rrezikshme, sepse kohë pas kohe bien trupa mbi sipërfaqen e Hënës.

Gjasat për të qëndruar në Hënë janë absolutisht të pamundshme për shkak të mungesës së kësaj force. Shkuarja në sipërfaqen e Hënës është sikur loja e roletës ruse, që në çdo kohë mund të mos ekzistosh. Mjafton të shikohet sipërfaqja e Hënës nga goditjet, nuk do fare komente.

Venera dhe Merkuri janë trupa që nuk kanë fusha magnetike as fusha antimagnetike, prandaj nuk ka asnjë trup që rrotullohet rreth tyre, nga fakti se nuk posedojnë fushë antimagnetike, përkatësisht nuk posedojnë fushë mbrojtëse.

Ndikimi i fushës antimagnetike në rrotullimin e Hënës rreth tokës

Ashtu sikur toka që rrotullohet rreth boshtit të vet, me shpejtësi këndore ɷ1, njëjtë edhe Hëna kohë më parë është rrotullar rreth boshtit të vet, por me një shpejtësi më të vogël ɷ2. Në një kohë jo të largët është përplasur mbi sipërfaqen e Hënës një trup i cili kishte në përbërjen e tij materiale ferromagnetike.

Në këtë trup qiellor ferromagnetik që e kishte goditur Hënën, vepron forca e fushës antimagnetike e tokës ((-B) ⃖), e cila nuk e lejon trupin ferromagnetik në sipërfaqen e Hënës të bëjë rrotullime rreth qendrës,ashtu siç bën rrotullime toka rreth boshtit të vet në raport me diellin.

Për ta kuptuar më thjeshtë, Hëna rrotullohet rreth boshtit të vet në kahje të kundër me akrepat e orës, kështu pas çdo rrotullimi ne gjithmonë e shohim më parë pikën (b) pastaj pikën (a), dhe asnjëherë nuk ndodhë që ne ta shohim pikën (a) para pikës (b). Për këtë arsye themi se Hëna nuk rrotullohet rreth boshtit të vet në raport me Tokën, sepse pikat (a) dhe (b) mbesin gjithmonë në të njëjtat pozita në raport me rrotullimin e tokës (shih figurën 36).

Fusha antimagnetike përkatësisht antigravitacionale që ka buruar nga toka e zhvlerëson idenë se ndonjëherë Hëna ishte pjesë e tokës, prandaj Hëna asnjëherë nuk ka qenë pjesë e tokës.

Batica dhe zbatica

Forca e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) që buron nga toka në drejtim të Hënës ka një intensitet dhjetëra herë më të lartë se vetë fusha magnetike e tokës, prandaj kjo forcë nuk e lejon Hënën të përplaset për tokë ndërsa në të njëjtën kohë, nën veprimin e forcës shtytëse e shtynë ujin nga detrat dhe oqeanet në drejtim të Hënës (shih figurën 37).

Kështu që as forca gravitacionale e Hënës e as ajo e diellit absolutisht nuk ka asnjë ndikim në efektin e baticës dhe zbaticës.

Arsyeja se pse niveli i ujit ngritët në të dy anët e tokës bëhet nga fakti se forca tërheqëse e ciklonit të tokës e tërheqë Hënën në drejtim të tokës, kurse forca e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) i kundërvihet kësaj force, prandaj vijat e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) hasin në rezistencën e Hënës, kështu që kjo forcë transferohet në anën e kundërt të tokës, duke e ngritur nivelin e ujit në të dy anët.

Shembull i thjeshtë

Një fëmijë dy apo trevjeçar në një distance prej 20 centimetrave është në gjendje ta fikë një qiri të ndezur mbi tortën gjatë festimit të ditëlindjes, por unë dhe shumë të tjerë nuk kam mundur ta fikim të njëjtin qiri duke e tërhequr ajrin, madje në një distancë prej më pakë se dhjetë centimetrave.

Prandaj ku mund ta tërheq fusha gravitacionale e Hënës dhe diellit ujin nga toka, këtë ligj e kanë vendosur ata që nuk kanë pasur asnjë lidhje me realitetin, dhe këto të pavërteta mësohen fatkeqësisht edhe sot në të gjitha nivelet shkencore, dhe fatkeqësia më e madhe se përsëritet në ç’do kohë nga NASA, ESA ….turp të besohet në këto.

Jeta në Mars iluzion apo realitet

Pasi që rreth planetit të Marsit rrotullohen dy trupa të vegjël, ekziston mundësia e prezencës së një fushe shumë të dobët magnetike dhe antimagnetike, por sa janë gjasat që njerëzit të dërgohen në Mars, edhe pse NASA pretendon që njerëzit mund të dërgohen për të jetuar në Mars, duke krijuar fusha magnetike përmes burimeve të ndryshme, gjasat janë afër zeros.

Por, le ta kuptojnë një herë e përgjithmonë ekspertët e NASA-s ESA-s, por edhe të gjitha agjencive të tjera hulumtuese, se as uji e as fusha magnetike artificiale nuk janë elementet e para për vendosjen e jetës në Mars. Absolutisht, fusha magnetike artificiale në planetin e Marsit nuk ka asnjë efekt pozitiv, përkundrazi ka efekte shumë negative në organizmin e njeriut. Fusha magnetike artificiale nuk e mbron aspak planetin e Marsit nga goditjet as nga rrezatimet, por shkakton pasoja katastrofale në organizmin e njeriut, nën veprimin e fushave antigravitacionale të diellit, tokës, por edhe të trupave të tjerë qiellorë, fushat magnetike artificiale do të jenë katastrofale për njeriun.

Dërgimi i njerëzve në Mars përmes anijeve fluturuese, të ngjashme me të tanishmet, që udhëtohet drejt stacionit hapësinor që ndodhet rreth 200 kilometra nga toka, është dërgim i njerëzve drejt çmendurisë.

Nëse tentohet që me anijet fluturuese të tanishme me të cilat udhëtohet në stacionin hapësinorë,  do të dërgoheshin njerëz në Mars, sado moderne që të jenë, nuk janë të pajisura me elementin bazë,i cili i mbron njerëzit gjatë udhëtimeve dhe qëndrimit në planetin e Marsit.

Këto anije fluturuese duhet të jenë të pajisura me gjeneratorë që gjenerojnë rrymë elektrike 24 orë. Nga kjo rrymë elektrike duhet krijuar fusha magnetike, prej të cilave do të përfitohej fusha antimagnetike.

Masa e kësaj pajisjeje është ekstrem e papërballueshme për anijet fluturuese, prandaj teknologjia e tanishme përmes përdorimit të këtyre energjive nuk i plotëson kushtet e vendosjes së jetës në planetin e Marsit.

Prandaj, për ta vendosur jetën në Mars, ekziston një element kryesor që nuk e njeh NASA e asnjë agjenci tjetër e hulumtimeve që jeta në një planet të vendoset, është niveli i fushës antimagnetike që konsiderohet si kushtetutë e jetës në një trup qiellor.

E vetmja fushë antimagnetike është ajo që e mbron planetin e Marsit nga rrezatimet, kurse uji vjen si element i dytë i cili ndikon në rritjen e bimëve.

Për ta vërtetuar së pari se a posedon fushë antigravitacionale planeti i Marsit, duhet të dërgohen shumë bimë në vende të ndryshme dhe të provohet nëse ato rriten në formë vertikale apo shtrihen në sipërfaqe.

Nëse bimëve në Mars iu plotësohen kushtet dhe rrinë të shtrira në sipërfaqe, tregon se fusha antimagnetike e Marsit është e papërfillshme prandaj as që duhet të tentohet dhe shpenzohet për dërgime të njerëzve në planetin e Marsit.

Por, në të kundërtën, nëse bimët rriten në formë vertikal kuptohet se kemi një fushë antimagnetike, por sa do të jetë intensiteti i saj nuk e dimë, por nëse kemi një fushë të fortë antimagnetike ka mundësi që ta çrregullojë trurin e njeriut tërësisht, dhe njeriu të shndërrohet në makinë vrasëse, prandaj investimet do të dështojnë.

Prandaj, kthimi i planetit të Marsit në një planet të banueshëm do të bëhej lehtë përmes ndonjë filmi Hollivuadian, por gjasat reale për dërgimin të njerëzve në Mars përmes NASA-s janë një hap i pamenduar fare.

Veprimi i fushës antimagnetike të diellit

Eksperimenti i mëparshëm kishte një lidhje se si reagojnë trupat qiellorë (Hëna) kur vendosen në hapësirën e ndonjë trupi tjetër qiellor (Tokë). Kurse tani do të shohim se si reagojnë trupat qiellorë që kanë një fushë magnetike dhe ndodhen në fushën magnetike të ndonjë trupi tjetër qiellor, përkatësisht si reagon toka që ka një fushë magnetike kur ndodhet brenda fushës magnetike të Diellit.

Vlen të theksohet se edhe te rasti i dytë, kur në vend të sferës së hekurit (Fe) në vrimën eksperimentale të diskut e vendosim një sferë të magnetizuar (N.S), shih figurën 38. Prapë kemi të njëjtat rezultate eksperimentale.

Kjo ndodhë për faktin se sfera e magnetizuar e cila ka fushën magnetike ((b)) ⃗pozicionohet në të njëjtin drejtim dhe kah të njëjtë me fushat magnetike ((B) ) ⃗ të magneteve permanente (N S).

Edhe në këtë rast si në rastin e mëparshëm te sfera e hekurit (Fe) vijat e fushës antimagnetike ((-B) ⃖)që burojnë nga ana anësore e magneteve permanente cilindrike (N S) tentojnë që sferës magnetike t’ia ndërrojnë tërësisht drejtimin e poleve magnetike, me ç’rast kahja dhe drejtimi i fushës magnetike të sferës ((b)) ⃗ të jetë e njëjtë me kahun e fushës antimagnetike ((-B) ⃖) e cila buron nga ana anësore e magnetit cilindrik (N1 S1)

Kahja e fushave magnetike ((B) ) ⃗dhe fushave antimagnetike ((-B) ⃖) për shkak të kahut të kundërt, konsiderohen si forca shtytëse, prandaj në këtë rast dhe në këto rrethana, sfera e magnetizuar e kërkon atë gjendje të qetësisë në të cilën është në gjendje ta mbajë stabile fushën magnetike të sferës së magnetizuar ((b)) ⃗ të orientuar vetëm në drejtim të fushës magnetike ((B)) ⃗, e cila konsiderohet si burim kryesor i magnetizimit të sferës së hekurit (Fe).

Veprimi i njëkohshëm i këtyre dy forcave shtytëse (F) dhe ((-B) ⃖) në sferën e magnetizuar e cila gjendet në gjendje të lirë dhe të pafiksuar mbi magnetin (N1 S1) mbi të cilin janë vendosur pllakate hekurit (AB), do ta detyrojë sferën e magnetizuar të largohet në një distancë (d) në drejtim të periferisë, në një gjendje të qetësisë ku te sfera e magnetizuar kahja dhe drejtimi i fushës magnetike ((b)) ⃗ do të jenë të orientuara në një drejtim të fushës magnetike ((B)) ⃗.

Konkludim

Nuk ka asnjë ndryshim në mes sferës së e hekurit (Fe) dhe sferës së magnetizuar të cilat vendosen në mjedise të rrethuara me fusha të njëjta magnetike, pavarësisht kahjes dhe drejtimit të atyre fushave magnetike ((B) ) ⃗.

Që do të thotë se sikur sfera e hekurit (Fe) që vendoset në fushën magnetike ((B)) ⃗ ajo magnetizohet,sikur sfera magnetike që është e magnetizuar, në të dy rastet vepron forca shtytëse mbi këto sfera atëherë dhe vetëm atëherë kur polet e magneteve mbulohen me materiale ferromagnetike.

Ky eksperiment ka lidhshmëri me trupat qiellorë që kanë një fushë magnetike dhe ndodhen brenda fushës tjetër magnetike, ashtu sikur toka posedon një fushë magnetike dhe ndodhet në fushën magnetike të diellit.

Ngjashmëria ndërmjet Diellit, Tokës, Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit

Bazuar në analizat dhe eksperimentet e lartpërmendura mbi prezencën e fushës antimagnetike te toka ((-B) ⃖) e cila krijohet, atëherë dhe vetëm atëherë kur polet magnetike mbulohen me materiale ferromagnetike, hapet mundësia që këtë fushë antimagnetike ((-B) ⃖) ta hasim në cilindo trup qiellor te i cili vërehet fusha magnetike rreth të cilës rrotullohen trupa të tjerë qiellorë.

Po t’i bëhet një analizë e përgjithshme këtyre trupave qiellorë, nxjerrim pothuajse të gjitha elementet e përbashkëta: 1. Dielli, Toka, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni posedojnë fusha magnetike, 2. Fusha antimagnetike e ka të vetmin burim fushën magnetike, 3. Kushti i vetëm që një trup qiellor të rrotullohet rreth një trupi tjetër është prezenca e fushës antimagnetike, 4. Rreth diellit rrotullohen planetë kurse rreth planetëve rrotullohen satelitë natyralë. 5. Të gjithë këta trupa ndodhen në një hapësirë të vogël brenda galaksisë sonë, 6. Te të gjithë gjejmë elemente të njëjta me masa të ndryshme, dhe 7. E vetmja gjë që ndryshon janë dimensionet dhe mbështjellësit e jashtëm qofshin të gaztë të ngurtë apo të lëngët.

Do të ishte e paimagjinueshme në aspektin shkencor që një trup qiellor si toka ta ketë një burim të fushës magnetike kurse një trup tjetër si dielli ta ketë një burim tjetër të fushës magnetike.

Ne mund të shkruajmë çfarë të dëshirojmë, por në realitet nuk kemi futur inxhinier në brendësi të diellit dhe të tokës të krijojnë fusha magnetike nga burime të ndryshme.

Nuk mund të ketë rrufe që buron nga retë dhe rrufe që buron nga uji apo toka.

Fenomenet natyrore kanë të njëjtën origjinë, kështu që të gjithë trupat qiellorë të Universit kanë të njëjtën origjinë të formimit, janë formuar nga fenomenet e njëjta të cikloneve gjatë reaksionit ndërmjet atomeve (aX) dhe (aY).

Të njëjtën origjinë e kanë edhe të gjitha fushat magnetike që janë krijuar nga fenomenet e tornadove elektromagnetike ndërmjet atomeve (ax) (aZ) te të gjithë trupat qiellorë pavarësisht se si janë krijuar këto fusha.

Edhe fusha antimagnetike ka të njëjtën origjinë te të gjithë trupat qiellorë në mbarë Universin prandaj edhe struktura e brendshme e tyre prej nga burojnë këto fusha është tërësisht identike. (shih figurën 39).

Konkludim

Çdo trup qiellor i cili posedon një fushë magnetike, rreth të cilit trup rrotullohen trupa të tjerë qiellorë, posedon fushë antimagnetike si e vetmja forcë që mbron dhe e parandalon goditjen e atij trupi nga trupat e tjerë qiellorë.

Kjo fushë antimagnetike buron nga anët anësore të dipoleve magnetike, atëherë dhe vetëm atëherë kur polet e atij magneti mbulohen me materiale ferromagnetike, kjo forcë quhet fushë antigravitacionale ((-G) ⃖)

Strukturat e brendshme të Diellit dhe Tokës janë identike

Edhe pse të gjithë shkencëtarët dhe agjencitë shkencore e japin në një formë strukturën e brendshme të Diellit si një trup i përbërë rreth me 92 për qind Hidrogjen dhe 8 për qind helium, kjo nuk është e vërtetë.

E vërteta është vetëm një, se nuk ka asnjë ndryshim në strukturën e brendshme ndërmjet diellit dhe tokës (shih figurën 40) e vetmja gjë që i dallon është e sasia (masa) e materialeve ferromagnetike mbi polet magnetike, forca e Tornadove elektromagnetike e cila e krijon fushën elektrike dhe magnetike të diellit dhe Tokës, dhe forca e ciklonit që i detyron trupat tjerë të rrotullohen rreth tij.

Efektet e fushës antimagnetike në organizmin e njeriut

Fushat antimagnetike si të diellit dhe tokës ((-B) ⃖) por edhe të gjithë trupave të tjerë qiellorë qoftë brenda apo jashtë sistemit tonë diellor, ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e njeriut. Efektet e saj qoftë pozitive apo negative ndikojnë tek njeriu varësisht nga pozita e tokës në raport me diellin dhe Hënën në raport me tokën, duke përfshirë edhe pozitën e trupave të tjerë qiellorë në raport me tokën.

Si efekte pozitive, pa të cilat nuk do të mund të jetonte njeriu në tokë janë, mbrojtja nga goditja e trupave të tjerë qiellorë,fenomenet e baticës dhe zbaticës, të cilat e mundësojnë qarkullimin e ujit në planetin tonë,dhe shpërndarja e fushës magnetike me ç’rast zvogëlohet intensiteti i fushës magnetike në sipërfaqen e tokës.

Efektet pozitive të fushës antimagnetike të diellit janë shpërndarja e dritës dhe energjisë së nxehtësisë.

Krahas efekteve pozitive ka edhe efekte mjaft negative të fushave magnetike, sikur ajo që buron nga toka, dielli dhe çdo trupi qiellor që posedon fusha dhe antifusha magnetike që kalojnë nëpër tokë.

Dihet që në organizmin e njeriut ka prezencë të hekurit (Fe) në gjak. Momentet magnetike të atomeve të hekurit (Fe) në gjak apo dipolet magnetike të hekurit (Fe) në gjak në jetën e përditshme orientohen në drejtim të fushës magnetike të tokës që konsiderohet si një forcë e parë.

Fusha antimagnetike e tokës që është një forcë antigravitacionale ((-G) ⃖) vepron me forcë shtytëse gjithmonë në drejtim të Hënës, prandaj intensiteti i saj maksimal arrihet në pozitën kur Hëna ndodhet më afër tokës.

Në këtë rast, fusha antimagnetike si një forcë e dytë tenton me forcë t’i orientojë momentet magnetike të hekurit (Fe) në gjak në kahje dhe drejtim të fushës antimagnetike.

Nga ana tjetër, kemi edhe fushën antimagnetike të diellit e cila është shumë efikase dhe ka një forcë jashtëzakonisht të madhe mbi planetin e tokës dhe konsiderohet si një forcë e tretë e cila tenton që momentet magnetike t’i orientojë në kahje dhe drejtim të njëjtë me këtë fushë antimagnetike të dielli, duke mos përjashtuar edhe ndikimet e fushave dhe antifushave magnetike të trupave të tjerë qiellorë, që konsiderohen si forca e katërt.

Në këto rrethana, momentet magnetike të hekurit (Fe) në gjak bëjnë lëvizje kaotike dhe nuk mund ta mbajnë një gjendje stabile dhe të jenë të orientuara në drejtim të fushës magnetike të Tokës.

Kjo lëvizje kaotike e dipoleve magnetike bëhet edhe më agresive në kohën kur Hëna ndodhet më afër tokës dhe kur toka ndodhet më afër diellit.

Por, si do që të jetë, efektet vërehen më shumë duke filluar nga shtatori deri në mars kurse arrijnë kulmin me elemente negative rreth 4 janarit.

Të gjitha këto në organizmin e njeriut shkaktojnë shumë çrregullime nga më të lehtat deri te ato serioze si janë, dhe shkalla e seriozitetit varet sidomos nga prezenca e hekurit (Fe) në gjak. Efekte më shumë negative kanë ata njerëz që jetojnë afër largpërçuesve të rrymës elektrike,sepse fusha antimagnetike e diellit duke mos përjashtuar edhe Jupiterit, Saturnin dhe trupa të tjerë qiellorë, që me fushat e tyre antimagnetike këto valë elektromagnetike që formohen rreth përçuesve t’i kthejnë në tokë. 

Efektet negative të fushave antimagnetike te njeriu

  1. Kanë stres shumë të madh;
  2. Organizmi i tyre nuk mund të rrijë i qetë dhe bëjë lëvizje të pakontrolluara;
  3. Janë shumë agresivë dhe nuk e kontrollojnë situatën.

Pra, i dërgon drejt në konflikte pa asnjë shkas  dhe kryejnë akte të dhunshme, rrahje, vrasje, tregojnë shumë pakujdesi në komunikacion, kurse janë njerëzit që më së shumti shkaktojnë aksidente të të gjitha formave në komunikacion dhe shumë e shumë të tjera.

Kjo mund të vërtetohet nëse shikohen raportet e ndeshjeve në komunikacion me fatalitet, vrasjet, tentim vrasjet, konfliktet.

Përpos këtyre, këto forca kanë efekt jashtëzakonisht të madh edhe në vdekjet e natyrshme, sidomos të vjetrit dhe të sëmurit nuk mund t’ju përballojnë të gjitha këtyre forcave, prandaj ndodh shumë shpesh që vdekjet e natyrshme,ndeshjet me pasoja, konfliktet të ndodhin njëra pas tjetrës, prandaj pothuajse pjesa më e madhe (jo e tëra) e të gjitha këtyre ndodhë në këto kohëra.

Këto efekte negative ndodhin shumë herë spontanisht dhe çdo kohë,por kalojnë shumë ngadalë, sepse pas ngacmimit të nervit të paktën 48 orë i duhen për t’u qetësuar, por efektet e këtyre forcave zgjasin edhe më shumë ditë dhe javë, si p.sh, shembull rreth 5 janarit, toka është më afër diellit në një distancë afër 147 093 452, kurse më 21 dhjetor 2019 dhe 14janar 2020, Hëna ndodhet në pikën më të afërt me tokën në distancën 366 057 km, kurse efektet më së shumti vërehen nga shtatori deri në Mars.

Veprimi i njëkohshëm i këtyre dy fushave antimagnetike të diellit dhe tokës në organizmin e njeriut sidomos te ata që kanë sasi të hekurit në gjak përtej normales, shkakton kaos, nervozizëm, panik, stres, hipertension.

Parandalimi

Vdekjeve të natyrshme nuk mund t’u bëjmë asgjë, kurse një pjesë e këtyre efekteve mund të parandalohen me kontrollimin e sasisë së hekurit (Fe) në gjak, pra njerëzit duhet të kenë kujdes, sidomos në këto kohëra.

E gjithë kjo nuk ka asnjë lidhje se a është Hëna e plotë,  gjysmëhënë apo Hënë e re, kjo varet vetëm nga pozita e saj mbi kokat dhe këmbët tona.

Efektet pozitive të fushës antimagnetike të diellit

Fusha antimagnetike që buron nga dielli, krahas efekteve negative është e vetmja forcë që e shpërndanë energjinë e nxehtësisë dhe dritën nga dielli në drejtim të trupave të tjerë qiellorë duke e përfshirë edhe tokën të cilën e shndërron në Planet të banueshëm, por që njëkohësisht është e vetmja forcë që e parandalon eksplodimin e diellit.

Sikur të mos ishte prezentë fusha antimagnetike e diellit, temperatura nga sipërfaqja e diellit gjatë djegies së gazrave nën ndikimin e forcës gravitacionale të diellit, jo vetëm që do ta izolonte temperaturën e brendshme, por edhe do ta tërhiqte temperaturën  nga sipërfaqja në drejtim të qendrës, me ç’rast temperatura do të arrinte një vlerë kritike dhe dielli do të eksplodonte ashtu sikurse ka eksploduar supernova (shih figurën 41).

Supernova

Eksplodimi i yjeve mund të ndodhë atëherë dhe vetëm atëherë nëse te ai yll në ndonjë formë zhduket fusha magnetike e tij nga e cila do të zhdukej edhe fusha antimagnetike, në këtë mënyrë nën ndikimin e forcës gravitacionale nxehtësia nga sipërfaqja tërhiqet drejt qendrës, duke e rritur temperaturën në gjendje kritike, atëherë ylli do të eksplodojë ashtu sikurse Supernova.

Por, falë prezencës së fushës antimagnetike, temperatura nga sipërfaqja e diellit (shih figurën 42) do të shpërndahej në të gjitha drejtimet që do të ndikonte në mosrritjen e temperaturës së brendshme të diellit dhe në këtë mënyrë do të rritej edhe jetëgjatësia e diellit.

Bërthama e atomit

Edhe pse konsiderohet një ndër temat më të ndërlikuara në shkencë, struktura e atomit, ajo prapë se prapë nuk është një temë që nuk mund të diskutohet apo modifikohet.

Deshëm apo nuk deshëm, prezenca e fushës antimagnetike që buron nga një trupë qiellorë, e ka burimin nga fusha magnetike e po atij trupi gjë që do ta prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturën e atomit.

Pasi fusha antimagnetike te trupat qiellorë është e vetmja forcë që i parandalon goditjet dhe vendosë stabilitet ndërmjet trupave qiellorë, në bashkëpunim me forcën gravitacionale, atëherë edhe brenda strukturës së brendshme të atomit do ta gjejmë të njëjtën forcë që e mbanë stabile strukturën e brendshme të atomit.

Prandaj, fillojmë nga argumenti se e gjithë materia në Univers është e përbërë nga tri grimca elementare: protoni, neutroni dhe elektroni.

Bërthama e atomit përbëhet nga protonet e ngarkuara pozitivisht, neutronet që janë neutrale dhe elektronet që janë të ngarkuara negativisht.

Elektronet rrotullohen rreth bërthamës së atomit ashtu sikurse rrotullohen trupat qiellorë rreth diellit.

Për ta kuptuar më thjeshtë, cekim disa lidhshmëri ndërmjet atomit si mikro grimcë dhe diellit si makro trup qiellor.

Rreth diellit rrotullohen planetët në orbita të ndryshme njëjtë kur rreth bërthamës së atomit që rrotullohen elektronet.

Ekziston një forcë tërheqëse ndërmjet diellit dhe trupave qiellorë që rrotullohen rreth tij, pa këtë forcë planetët do të largoheshin nga dielli në pafundësi.

Forca tërheqëse e diellit, pa një forcë shtytëse, të gjitha planetët do t’i tërhiqte në brendësinë e saj dhe nuk do të ekzistonte asnjë planet që rrotullohet rreth tij.

Ngjashëm ekziston një forcë tërheqëse ndërmjet bërthamës së atomit dhe elektroneve që rrotullohen rreth tij, pa këtë forcë elektronet do të largoheshin nga bërthama e atomit në pafundësi.

Forca tërheqëse e bërthamës së atomit, pa një forcë shtytëse, të gjitha elektronet do t’i tërhiqte në brendësinë e saj, dhe nuk do të ekzistonte asnjë elektron që rrotullohet rreth tij.

Ekziston një ekuilibër i forcave të barabarta ndërmjet forcave shtytëse dhe tërheqëse sikur te trupat qiellorë ashtu edhe te atomet.

Forca shtytëse te trupat qiellorë, edhe pse askush deri sot nuk e ka cekur përveç meje, ajo është fusha antimagnetike e po atij trupi që posedon fushë magnetike.

Me rëndësi është të bazohemi në forcën repulsive në Univers që e mbanë stabil Universin, vetëm duke u bazuar në fushën antimagnetike që e ka burimin nga vetë fusha magnetike e atij trupi qiellor, atëherë mund ta gjejmë një lidhshmëri mbi prezencën e kësaj force brenda atomit e cila është forca kryesore që e mbanë stabil strukturën e tërësishme të atomit.

Protoni

Vërejtje: Edhe pse numri i kuarteve sipas ekspertëve të sotëm mund të jetë më i lartë se ky numër prej tre kuarteve, sipas fenomenit të lindjes së fushës magnetike, i marrim për bazë vetëm tri kuarte.

Protoni është një grimcë e ngarkuar me elektricitet pozitiv dhe përbëhet zakonisht nga dy kuarte (quarks) lart (up) dhe një kuart (quarks) poshtë (down) (2/3 u) lart (up), (2/3 u) lart (up) dhe (-1/3 d) poshtë (down).

Pasi protoni është një ngarkesë pozitive, shtrohet pyetja se pse është ngarkesë pozitive, nga i vjen kjo ngarkesë dhe kush është shkaktar i kësaj?

Bazuar në strukturën e tokës, e cila përbëhet nga materialet ferromagnetike hekuri (Fe), nikeli (Ni), dhe kobalti (Co), mund të themi se struktura e brendshme e protonit përbëhet nga dy kuarte (2/3 u) dhe (2/3u), që kanë vlerë pozitive dhe një kuart (1/3 d), i cili ka vlerë negative.

Sasia e hekurit (Fe) është shumë herë më e madhe se sasia e nikelit brenda strukturës së brendshme të Tokës, ngjashëm edhe te protoni, sasia e kuarteve (2/3 u) dhe (2/3u) është shumë më e madhe se e kuarteve (-1/3 d).

Një përzierje e hekurit (Fe) dhe nikelit (Ni) përmes fenomenit të tornados elektromagnetike (aX+aY) e krijon rrymën e elektrike, nga e cila formohet fusha magnetike ((B)) ⃗.

Prandaj, brenda protonit duhet të ekzistojë një fenomen i tornados (aX+aY) që i përzien kuartet pozitive (2/3 u) (2/3 u) me kuartet negative (-1/3 d) prej nga protoni do të ngarkohej me elektricitet pozitiv.

Pa këtë kusht nuk mund të kemi një ngarkesë pozitive te protoni as negative te elektroni, sepse te një gjenerator nëse kemi të njëjtin rrotullim të rotorit dhe statorit, ai nuk do të prodhojë rrymë. Kushti i vetëm që të prodhojë rrymë gjeneratori është atëherë dhe vetëm atëherë kur njëri element rrotullohet me shpejtësi të ndryshme brenda tjetrit, qoftë rotori brenda statorit apo statori rreth rotorit.

Ngjashëm sikur te toka apo dielli, fenomeni i tornados brenda strukturës së brendshme të protonit e bënë përzierjen e njërit kuart pozitiv (2/3 u) me njërin nga kuartet negative (-1/3 d) ku sasia e kuartit me vlerë pozitive është shumë më e madhe se ajo e kuartit me vlerë negative.

Antifusha elektrostatike

Nga kjo përzierje në bërthamën e protonit formohet një ngarkesë elektrike pozitive në brendësi të fenomenit të tornados, sepse sasia e kuartit pozitiv (2/3u) është shumë më e madhe sesa sasia e kuartit negativ (-1/3d)

Prandaj këtu kemi thuajse të njëjtin reaksion sikur te toka, ku mbi polet magnetike të magnetit tërhiqet pjesa e tjetër e hekurit (Fe) likid me ndihmën e fushës magnetike dhe fenomenit të tornados elektromagnetike.

Forca tërheqëse e bërthamës pozitive të protonit së bashku me forcën tërheqëse të fenomenit të tornados, pjesën tjetër të kuarteve pozitive (2/3 u) e tërheqin dhe vendosin në anën e poshtme dhe të epërme mbi përzierjen e kuarteve negative (-1/3 d) dhe pozitive (2/3 u) (shih figurën 43 a).

Sikur në eksperimentin numë 6 ku mbulimi i poleve magnetike me elementin e hekurit (Fe) shkakton rritjen e intensitetit të fushës magnetike ((B)) ⃗ brenda cilindrit magnetik dhe pllakave të hekurit (Fe), ashtu edhe këtu paraqitet i njëjti fenomen.

Në momentin kur kuartet pozitive (2/3 u) tërhiqen dhe vendosen mbi polet e bërthamës pozitive të protonit, e cila formohet gjatë përzierjes së kuarteve (-1/3 d) dhe (2/3u) ngarkesa eklektike pozitive rritet shumë në bërthamën e protonit në mes të dy mbulesave të kuarteve pozitive (2/3 u) se sa ngarkesa elektrike që kalon përtej shtresës së kuarteve (2/3 u), shih figurën 43 b.

Në këtë rast kjo rritje e ngarkesës elektrike pozitive në bërthamën e protonit duhet të kalojë përtej shtresës së kuarteve pozitive (2/3 u) dhe të shpërndahet, ngjashëm sikur që shpërndahet fusha magnetike që buron nga trupat qiellorë.

Në këtë mënyrë, një pjesë e ngarkesës elektrike pozitive arrin të kalojë përtej kësaj shtrese të kuarteve (2/3 u) dhe ka vlerë elektrike pozitive e =1,6×10-19C.

Nga kjo ngarkesë elektrike pozitive që buron nga mbulesa e kuarteve pozitive formohet fusha elektrostatike pozitive e protonit (+E_P), e cila fushë ka kah të njëjtë drejtim të njëjtë me vijat e ngarkesës elektrike që burojnë nga bërthama e elektronit.

Kurse, pjesa e tjetër e vijave të ngarkesës elektrike pozitive nga bërthama e protonit, për shkak të rritjes së intensitetit të ngarkesës elektrike pozitive nuk mund ta kalojë shtresën e kuarteve pozitive (2/3 u) dhe do të shpërthejë nga anët anësore të përzierjes së kuarteve, ashtu sikur që buron fusha antimagnetike te trupat qiellorë.

Këto vija të ngarkesës elektrike që burojnë nga anët anësore formojnë fushën antielektrostatike të protonit (+E_P), e cila ka intensitet të ndryshëm, drejtim të njëjtë dhe kahje të kundërt me fushën elektrostatike pozitive të protonit (+E_P)

Antifusha elektrostatike e protonit (+E_P) edhe pse buron nga një ngarkesë pozitive, i ka të gjitha vetitë e fushës elektrostatike negative sikurse që i posedon elektroni. Sepse, nëse llogaritet ne formë matematikore, dy shenja me simbole të kundërta negative dhe pozitive na japin simbolin negativ (+E_P) = (-E_P) ku (-E_P) është fusha anti elektrostatike e protonit.

Mënyra e formimit të antifushës elektrostatike

Për ta kuptuar më thjeshtë këtë fenomen, marrim dy vija të ngarkesave pozitive (a) dhe (b). Vija (a), me ngjyrë të zezë, arrin ta kalojë shtresën e kuartit pozitiv duke formuar vija të fushës elektrostatike pozitive të protonit, kurse për dallim nga vija (a), vija (b) me ngjyrë të kuqe, nuk mund ta kalojë këtë shtresë të kuartit pozitiv (2/3 u) dhe do fillojë të devijojë nga ana anësore (shih figurën 44).

Kjo vijë e fushës (b) ka drejtim të njëjtë, intensitet të ndryshëm dhe kah të kundërt me vijat e fushës elektrostatike. Prandaj këtë fushë të protonit që buron nga anët anësore do ta quajmë fushë antielektrostatike të protonit dhe shënohet (-E_P) .

Përfundim

Siç shihet, nga e njëjta ngarkesë pozitive e protonit njëkohësisht burojnë dy fusha. Fusha elektrostatike e protonit (+E_P) dhe antifusha elektrostatike e protonit (-E_P) , shih figurën 45 a.

Kështu që protoni si një ngarkesë pozitive merr këtë formë, shih figurën 45 b.

Fusha antielektrostatike e protonit (-E_P) edhe pse buron nga një ngarkesë pozitive, ajo mund të konsiderohet si një fushë elektrostatike (negative) ngjashëm sikur fusha elektrostatike e elektronit (-E_N). Siç po shihet fusha antielektrostatike e protonit (-E_P) ka ngarkesë të njëjtë elektrike sikurse fusha elektrostatike e elektronit (-E_N ). Të dyja këto fusha kanë intensitete të ndryshme, drejtime të njëjta dhe kahe të ndryshme.

Konkludim

Fusha antielektrostatike e protonit (-E_P) është e vetmja dhe e vetmja forcë që i kundërvihet forcës tërheqëse ndërmjet protonit dhe elektronit. Kjo fushë e pazbuluar dhe e padiktueshme e parandalon goditjen e drejtpërdrejtë të elektronit me bërthamën e atomit përkatësisht me protonin.

Elektroni

Elektroni është një grimcë e ngarkuar me elektricitet negativ.

Sikurse që nuk mund ta kemi një proton me energji pozitive pa ndonjë forcë që e aktivizon atë energji pozitive, ashtu nuk mund ta kemi as një elektron me energji negative pa një forcë që e shkakton atë energji negative.

Dallimi i vetëm thelbësor ndërmjet elektroneve dhe protoneve është te lloji i kuarteve nga të cilat krijohen protonet dhe elektronet, sepse te elektronet kemi më shumë kuarte negative se sa pozitive.

Prandaj, bazuar në këtë argument mund të themi se, elektroni është një grimcë e ngarkuar me energji negative dhe për dallim nga protoni, elektroni përbëhet zakonisht nga dy kuarte negative (quarks) poshtë (down) dhe një kuart pozitiv (quarks) lart (up)

(-2/3 d) poshtë (down), (-2/3 d)poshtë (down)dhe (1/3 u)lart (up)

Që do të thotë se sasia e kuarteve negative te elektroni është e kundërta e kuarteve pozitive te protoni, kështu që gjatë reaksioneve të ndryshme brenda strukturës së brendshme të elektronit kjo ngarkesë mbetet e ngarkuar me elektricitetet negative.

Ngjashëm sikur te protoni, fenomeni i tornados e bënë përzierjen e njërit kuart pozitiv (1/3u) me njërin nga kuartet negative (-2/3d)ku sasia e kuartit me vlerë negative është shumë më e madhe sesa ajo e kuartit pozitiv.

Nga kjo përzierje, në bërthamën e elektronit formohet një ngarkesë negative në brendësi të fenomenit të tornados, sepse sasia e kuartit negativ (-2/3d)është shumë më e madhe sesa ajo e kuartit pozitiv (1/3u)

Prandaj, këtu kemi thuajse të njëjtin reaksion sikur te Toka, ku mbi polet magnetike të magnetit tërhiqet pjesa e tjetër e hekurit (Fe) likid me ndihmën e fushës magnetike dhe fenomenit të tornados.

Forca tërheqëse e bërthamës negative të elektronit së bashku me forcën tërheqëse të fenomenit të tornados, pjesën tjetër të kuarteve negative (-2/3 d) e tërheqin dhe vendosin në anën e poshtme dhe të sipërme mbi përzierjen e kuarteve pozitive dhe negative (1/3 u) dhe (-2/3 d) ngjashëm sikur i njëjti proces që është zhvilluar të protoni (shih figurën 46). 

Atomi, ngjashmëria ndërmjet protoneve dhe elektroneve dhe forcat bashkëvepruese

Sikur në eksperimentin numër 6 ku mbulimi i poleve magnetike me elementin e hekurit (Fe) shkakton rritjen e intensitetit të fushës magnetike brenda cilindrit magnetik dhe pllakave të hekurit (Fe), ashtu edhe këtu paraqitet i njëjti fenomen.

Në momentin kur kuartet negative (-2/3 d) tërhiqen dhe vendosen mbi polet e bërthamës negative të elektronit e cila formohet gjatë përzierjes së kuarteve brenda cilindrit (1/3 u) dhe (-2/3d) rritet shumë energjia e ngarkesës elektrike negative në bërthamën e elektronit (shih figurën 47).

Në këtë rast, kjo rritje e energjisë negative nga bërthama e elektronit duhet të kaloj përtej shtresës së kuarteve negative (-2/3 d) dhe të shpërndahen, ngjashëm sikur që shpërndahet fusha magnetike e cila buron nga trupat qiellorë.

Në këtë mënyrë, një pjesë e ngarkesës elektrike negative arrin të kalojë përtej kësaj shtrese të kuarteve (-2/3 d) dhe ka vlerë elektrike negative e = – 1,6×10-19C.

Nga kjo ngarkesë elektrike negative që buron nga mbulesa e kuarteve negative formohet fusha elektrostatike negative e elektronit ((-E_N) ⃗) e cila fushë ka kahje të njëjtë drejtim të njëjtë me vijat e fushës që burojnë nga bërthama e elektronit.

Kurse pjesa e tjetër e vijave të ngarkesës negative nga bërthama e elektronit për shkak të rritjes së intensitetit të ngarkesës elektrike negative nuk mund ta kalojnë shtresën likide të kuarteve negative (-2/3 d) dhe do të shpërthejnë nga anët anësore të përzierjes së kuarteve, ashtu sikur buron fusha antimagnetike te trupat qiellorë.

Këto vija të ngarkesës negative që burojnë nga anët anësore formojnë fushën antielektrostatike negative të elektronit -((-E_N) ⃖), e cila ka intensitet të ndryshëm, drejtim të njëjtë dhe kahje të kundërt me fushën elektrostatike negative ((-E_N) ⃗). Fusha antielektrostatike negative e elektronit -((-E_N) ⃖) edhe pse buron nga një ngarkesë negative, i ka të gjitha vetitë e fushës elektrostatike pozitive të protonit.

Sepse nëse llogaritet në formë matematikore, dy shenja me simbole të njëjta negative na japin simbolin pozitiv -((-E_N) ⃖)= ((+E_N) ⃖) prandaj ((+E_N) ⃖) është antifusha pozitive e elektronit, e cila buron në të njëjtën mënyrë ashtu sikur buron fusha antielektrostatike e protonit.

Përfundim

Siç shihet nga e njëjta ngarkesë negative e elektroni njëkohësisht burojnë dy fusha (shih figurën 48). Fusha elektrostatike e elektronit ((-E_E) ⃗) dhe antifusha elektrostatike e elektronit -((-E_E) ⃖)=(+EE).

Kështu që elektroni si një ngarkesë negative merr këtë formë (shih figurën 49).

Fusha antielektrostatike e elektronit ((-E_E ) ⃖) edhe pse buron nga një ngarkesë  e ngarkuar negative, ajo mund të konsiderohet si një fushë elektrostatike pozitive ngjashëm sikur fusha elektrostatike e protoni ((+E_p ) ⃗).

Siç shihet antifusha elektrostatike e elektronit ((-E_E) ⃖)ka ngarkesë të njëjtë elektrike sikur fusha elektrostatike e protonit ((+E_P) ⃗).

Të dyja këto fusha kanë intensitete të ndryshme, drejtime të njëjta dhe kahje të ndryshme.

Konkludim

Fusha antielektrostatike e elektronit  ((-E_E) ⃖) është e vetmja dhe e vetmja forcë që i kundërvihet forcës tërheqëse ndërmjet protonit dhe elektronit. Kjo fushë e pazbuluar dhe e padiktueshme e parandalon goditjen e drejtpërdrejtë të elektronit dhe protonit.

Ngjashmëria ndërmjet protoneve dhe elektroneve

Absolutisht nuk ka asnjë ndryshim ndërmjet mënyrës se si janë formuar protonet dhe elektronet, e vetmja gjë që i bënë të dallojnë janë ngarkesat elektrike si dhe koha e formimit të tyre, që i bie se elektronet janë formuar me një proces më të ngadalshëm ashtu sikurse është formuar Hëna në raport me tokën.

Forcat e bashkëveprimit ndërmjet bërthamës së atomit dhe elektroneve

Edhe pse bërthama e atomit përbëhet nga protonet dhe neutronet, prapë se prapë po nga kjo bërthamë burojnë njëkohësisht dy fusha: e para është fusha elektrostatike e protonit dhe e dyta fusha antielektrostatike e protonit, këto dy fusha njëkohësisht veprojnë mbi elektronin që është i ngarkuar negativisht.

Në këtë rast, fusha elektrostatike pozitive e protonit ((+E_P) ⃗) e tërheq elektronin rreth vetes, por kësaj tërheqjeje i kundërvihet fusha antielektrostatike e protonit ((-E_P) ⃖) si fushë elektrostatike negative.

Nga ana e tjetër, pasi edhe nga elektroni burojnë njëkohësisht dy fusha, siç janë fusha elektrostatike negative  ((-E_E ) ⃗) dhe fusha antielektrostatike e elektronit

-((-E_E ) ⃖)=(+EE) e cila e ka të njëjtën natyrë sikur te fusha elektrostatike pozitive  protonit që i bie se kemi një bashkëveprim të katër fushave.

Atomi i hidrogjenit

Si shembull më të thjeshtë do ta marrim bashkëveprimin e fushave te atomi i Hidrogjenit i cili në përbërjen e tij e ka një proton dhe një elektron që rrotullohet rreth tij. Në këto raste, vetëm te atomi i hidrogjenit, në të njëjtën kohë veprojnë katër fusha, prej nga, dy fusha elektrostatike burojnë nga protoni në drejtim të elektronit  dhe dy fusha burojnë nga elektroni në drejtim të protonit.

E kuptohet nëse ngacmohen elementet e rënda sa që kemi bashkëveprim të qindra fushave elektrostatike dhe antielektrostatike.

Forcat e veprimit nga protoni në drejtim të elektronit

Kemi forcë tërheqëse ndërmjet fushës elektrostatike pozitive të protonit ((+E_P) ⃗).  me fushën elektrostatike negative të elektronit ((-E_E) ⃗)dhe forcë shtytëse ndërmjet fushës elektrostatike pozitive të protonit ((+E_P) ⃗) me fushën antielektrostatike pozitive të elektronit – ((-E_E ) ⃖)=(+EE), shih figurën 50.

Forcat e veprimit nga elektroni në drejtim të protonit

Kemi forcë tërheqëse ndërmjet fushës elektrostatike negative të elektronit  ((-E_E) ⃗) me fushën elektrostatike pozitive të protonit ((+E_P) ⃗) dhe forcë shtytëse në mes fushës antielektrostatike pozitive të elektronit – ((-E_E) ⃖)=(+EE) dhe forcë shtytëse ndërmjet fushës elektrostatike negative të eelektronit ((-E_E) ⃗)me fushën antielektrostatike  negative të protonit ((-E_P) ⃖), shih figurën 51.

Për këtë arsye, orbita e rrotullimit të elektroneve rreth bërthamës së atomeve është kaotike.

Stabiliteti i bërthamës së atomit

Një atom i hidrogjenit mund të jetë më stabil, sepse ka një proton dhe një elektron, po ta marrim atomin e hekurit (Fe) i cili posedon 26 protone 30 neutrone dhe 26 elektrone, atëherë kemi bashkëveprime të 104 fushave elektrostatike dhe antielektrostatike prej nga kuptohet se sa fusha janë te elementet e rënda që kalojnë qindra fusha që bashkëveprojnë njëkohësisht ndërmjet vete.

Rrotullimi i protoneve rreth elektroneve

Bazuar në trupat e sistemit tonë diellor ku rreth Diellit rrotullohen të gjitha planetët, siç janë: Merkuri, Venera, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni. Nga ana e tjetër, ndërmjet këtyre trupave qiellorë duke filluar nga Toka e vazhduar me Jupiterin, Saturnin, Uranin, Neptunin dhe Plutonin përveç asaj që rrotullohen rreth Diellit, në të njëjtën kohë rreth po këtyre trupave rrotullohen edhe shumë satelitë natyralë.

Dihet se strukturat e brendshme të këtyre trupave qiellorë janë plotësisht identike dhe nuk kanë asnjë ndryshim ndërmjet vete, por gjithashtu nuk kanë asnjë ndryshim nga struktura e brendshme e Diellit, si dhe të gjithë këta trupa posedojnë fusha magnetike dhe antifusha magnetike.

Prandaj po të bëhet një analizë e hollësishme, del se një trup qiellor me të njëjtat veti rrotullohet rreth një trupi qiellor me të njëjtat veti.

Duke u bazuar në këtë argument mund të themi se nuk është vetëm elektroni që rrotullohet rreth bërthamës së atomit, por mund të ndodhë që rreth elektronit të rrotullohen neutrone të ngarkuara pozitivisht, sepse dy fushat elektrostatike dhe antielektrostatike që burojnë nga elektroni nuk do ta lejojnë protonin ta godasë elektronin, sado i vogël që të jetë protoni. 

NEUTRONI

Neutroni është një grimcë elementare pa ngarkesë elektrike.

Përbëhet nga tri kuarte: një kuart pozitiv (2/3 u) dhe dy kuarte negative (-1/3 d).

Ka disa arsye se pse kjo grimcë mbetet e pa ngarkuar:

– Për dallim nga protoni dhe elektroni, te neutroni mungon fenomeni i tornados, i cili do të bënte përzierjen e kuarteve;

– Fenomeni i tornados rrotullohet në të njëjtën kahe dhe drejtim me vetë neutronin si dhe mund të jetë;

– Sasia e barabartë e kuarteve e bën të pamundshme ngarkimin e neutronit.

Përfundim

Sikur të ekzistonte një forcë nga jashtë që do ta eliminonte në mënyrë automatike fushën magnetike të diellit, nuk do të ekzistonte fusha antimagnetike e diellit si forcë antigravitacionale, dhe për një kohë të shkurtër të gjithë trupat qiellorë do të përfundonin në brendësi të diellit.

Sikur të mos ekzistonte një antifushë elektrostatike që buron sikur nga elektronet ashtu edhe nga protonet, nuk do të ekzistonte asnjë atom.

Rrezikshmëria

Pasi në mes protoneve dhe elektroneve ndryshon vetëm ngarkesa elektrike dh asgjë më shumë, prandaj mund të themi strukturat e brendshme të protoneve dhe elektroneve janë identike.

Në këtë mënyrë të kryhen teste me elektrone të ndryshme të elementeve të rënda nëpër laboratorë ngjashëm sikur është laboratori CERN që ndodhet në mes Zvicrës dhe Francës është po aq rrezikshme sa të kryhen teste me protone të apo të njëjtit element, kjo mund të sjellë efekte negative të pa imagjinueshme, madje edhe krijimin e vrimave të zeza.

Drita dhe shpejtësia e saj

Në univers asgjë nuk lëviz pa veprimin e një force të jashtme. Kurse për dritën themi se ajo lëviz rreth 300 000 Km/sec. Shkenca e ka nxjerrë në formë eksperimentale këtë shpejtësi në tokë, por asnjëherë kjo shpejtësi nuk është matur jashtë tokës qoftë në një planet tjetër. Dihet se drita shpërndahet në formë të valëve elektromagnetike, por fatkeqësisht shkenca asnjëherë nuk e ka ditë shkakun e vërtetë se cila forcë e shpërndan dritën.

Nëse valët nuk vihen në lëvizje nga një forcë e jashtme, as drita nuk lëvizë. Po të ishte ashtu se drita lëviz edhe pa veprimin e një force të jashtme, do të mjaftonte që një yll do ta ndriçonte tërë universin, dhe s’do të ekzistonte errësirë në asnjërën anë të trupave qiellorë, por as nata në tokë. Prandaj ky është një argument se drita shpërndahet nën veprimin e një force të jashtme, që ka intensitet, drejtim dhe kahje të veprimit.

Duke u bazuar në eksperimentet e mëparshme dhe paraqitjen nga ana e ime të fushës antimagnetike si një forcë e re dhe e pa njohur për shkencën që vepron në tërë universin, mund të themi se kjo forcë e fushës antimagnetike konsiderohet si çelësi i vetëm i zgjidhjes së problemeve kryesore në univers.

Prandaj përpos efekteve të lartë përmendura që kanë një lidhshmëri të drejtpërdrejtë me efektet që ndodhin në natyrë dhe në përgjithësi në univers, ngjashëm edhe këtu themi se fusha antimagnetike që buron nga trupat qiellorë sikur është dielli është forca e vetme që e shpërndan dritën nga burimi, çka do të thotë se fusha antimagnetike është shpërndarësi kryesorë i dritës.

Mirëpo problemi lind në mes dritës dhe errësirës, prandaj nëse drita shpërndahet në formë të valëve, atëherë ku qëndron dhe si shpërndahet errësira.

Shembull

Në një dhomë të mbyllur të errët ku nuk mund të depërton drita nga jashtë, e ndezim një llambë drita do të shpërndahet nën veprimin e fushës antimagnetike të tokës duke mos përjashtuar edhe fusha të tjera antimagnetike. Por në momentin si e ndërpremë dritën dhoma errësohet, sepse fusha antimagnetike e shpërndan errësirën duke e mbushur dhomën, sikur mos të shpërndahej errësira drita do të qëndronte edhe një kohë të gjatë, parandej sikur drita ashtu edhe errësira shpërndahen nga fushat antimagnetike të trupave qiellorë.

Sikur mos të ishte shpërndarë errësira ngjashëm sikur drita ne do shihnim edhe një qiri të ndezur në planetin e Plutonit, por as nata nuk do të ekzistonte në anën e kundërt të tokës ku nuk bien rrezet e diellit, sepse fusha antimagnetike e tokës e mbron errësirën, që në një formë e shpërndan errësirën.

Pasi intensiteti i fushës antimagnetike nuk është një madhësi konstante te trupat qiellorë,por varet nga shumë faktorë, ashtu edhe shpejtësia e dritës nuk ka vlerë konstante por varet nga intensiteti i fushës antimagnetike të atij trupi qiellorë prej nga buron. Kështu që me ndryshimin e intensitetit të fushës antimagnetike ndryshon edhe shpejtësia e dritës.

Intensiteti i fushës antimagnetike është tejet i lartë afër diellit në krahasim me tokën, prandaj edhe shpejtësia e dritës është shumë here ma e lartë afër diellit se sa në sipërfaqen e tokës.

Fusha antimagnetike e diellit e shpërndan dritën në drejtim të tokës, dhe mendohet se kësaj drite i duhen 8 minuta e 20 sekonda për të arritur në tokë. kjo nuk është e vërtetë. Shpejtësia e dritës në tokë mund ta ketë vlerën e 300 000 km në një rreze që nuk kalon disa qindra kilometra nga sipërfaqja e tokës, sepse kjo është një zonë ku konfrontohen fusha antimagnetike e diellit dhe fusha antimagnetike e tokës duke mos përjashtuar edhe fusha antimagnetike të trupave të tjerë qiellorë.

Le ta marrim një shembull një aeroplan që lëviz me të njëjtën forcë të motorëve me shpejtësi konstante. Sado piloti tenton ta mbajë këtë shpejtësi konstante ajo nuk është e mundshme për shkak të turbulencave që hasë gjatë udhëtimit. Prandaj këto turbulenca varësisht intensitetit të tyre e ngadalësojnë shpejtësinë e aeroplanit.

Tërësisht ngjashëm edhe drita buron nga dielli me një shpejtësi konstante, por kjo shpejtësi konstante mund të jetë vetëm në fillim, por duke u larguar nga dielli zvogëlohet edhe shpejtësia e dritës, për shkak se fusha antimagnetike e diellit si bartëse e dritës takohet në fusha antimagnetike të trupave të tjerë qiellorë duke e përfshi edhe tokën.

Në këtë rast shpejtësia e saj zvogëlohet ashtu sikur zvogëlohet intensiteti i fushës antimagnetike të diellit, kurse këtë zvogëlim të shpejtësisë e ndihmon edhe fusha antimagnetike e tokës, e cila e kundërshton fushën antimagnetike të diellit.

Prandaj drita vetëm rreth disa qindra kilometrat e fundit i kalon me shpejtësi 300 000 Km /sec sepse shpejtësia e saj zvogëlohet sa ma larg diellit.

Meqenëse i tërë universi është i mbushur me trupa qiellorë nga të cilët burojnë fusha antimagnetike qoftë yje apo planetë atëherë edhe drita shpërndahet në ç’do skaj të universit duke përfshi edhe trupa qiellorë të cilët nuk posedojnë fushë antimagnetike, kurse shpejtësia e dritës është proporcionale me intensitetin e fushës antimagnetike.

Argument 1

Na ka ndodhur shumë herë që Hënën ta shohim me një rreth të ndritshëm që e rrethon, kjo ndodhë për arsye se Hëna ndodhet në mes të dy apo më shumë trupave qiellorë që posedojnë fusha antimagnetike.

Si shembull konkret po e marrim këtë fotografi që është bëre më 13/06/ 2019 në trekëndëshin Francë-Zvicër-Gjermani në orën 22:15 minuta (shih figurën 52). Vijon.

Zëri, shpërndarja, drita, zhurma dhe shpejtësia       

Në fotografi shihet një rreth i ndritshëm që e mbështjellë Hënën. Nëse e shikojmë pozitën e trupave qiellorë saktësisht shihet se toka së bashku me Hënën në këtë kohë ndodhet në mes Diellit dhe Jupiterit (shih figurën 53), kurse në distancë 377 837 ndodhet Hëna. Në këtë rast në trupin e Hënës takohen të paktën tri fusha antimagnetike e Jupiterit, tokës dhe diellit.

Fusha antimagnetike e diellit e bartë dritën dhe e ndriçon Hënën në anën e përparme e cila shihet edhe nga kjo pozitë. Këtë ndriçim të Hënës e ndihmon edhe fusha antimagnetike e tokës e cila rrezet e diellit i bën më të dendura afër Hënës. Ngjashëm edhe fusha antimagnetike e Jupiterit e godet anën e kundërt të Hënës me valë të errëta në këtë mënyrë e zgjeron fushën antimagnetike të diellit, përkatësisht i zgjeron rrezet e diellit për rreth Hënës. Prandaj rreth Hënës formohet një mbështjellës i ndriçuar, që vërehet nga toka, mirëpo për shkak se trupat janë në lëvizje të përhershme edhe forcat ndërrojnë kohë pas kohe, ashtu edhe mbështjellësi i ndriçuar i Hënës ndërron kohë pas kohe.

Argument 2

Nëse e vëzhgojmë një qytet natën në kohën me mjegull,apo nëse nga një breg e shohim një fshatë poshtë të ndriçuar shumë qartë mund të vërehet se drita e qytetit apo e fshatit ngritët në lartësi shumë lartë, në formë të gjysmërrethit  kurse në anët anësore shumë pak (shih figurën 54).

Kjo na jep për të kuptuar se fusha antimagntike që buron nga toka kalon vertikalisht nga qendra në drejtim të periferisë, dhe e shpërndan dritën e qytetit shumë më shumë në mënyrë vertikale, kurse këtë dritë e zvogëlon në skaje duke e ngritur përpjetë. Sikurse të mos ekzistonte kjo forcë drita nuk do të përhapej, por do të kishte mbetur në lartësinë e ndërtesave.

Zëri, shpërndarja dhe shpejtësia      

Ngjashëm sikur dritën që e shpërndan fusha antimagnetike nga dielli në drejtim të trupave të tjerë qiellor, tërësisht ngjashëm edhe zërin e shpërndan fusha antimagnetike e tokës, nga burimi deri te dëgjuesi.

Argument 1

Zëri natën në nivele të njëjta të lartësisë mbi detare, dhe në distanca të shkurta shpërndahet më lehtë dhe dëgjohet shumë më mirë se sa që dëgjohet ditën. Kjo ndodhë për arsye se fusha antimagnetike që buron nga toka e shpërndan zërin nga burimi deri te dëgjuesi, kurse fusha antimagnetike që vjen nga dielli dhe e godet tokën, në një formë i izolon zërin më shumë se sa natën.

Argument 2

Nëse në një ndërtesë të lartë rreth 100 metra vendosim një regjistrues zëri në decibel, kurse në fund lëshojmë një ultra zë, atëherë regjistruesi që është lartë në 100 metra regjistron vlerën më të lartë të zërit në decibel, kurse regjistruesi tjetër që ndodhet 100 metra distancë horizontale e regjistron vlerën më të vogël, kështu që në ndërtesa të larta më shumë dëgjohet zhurma se sa në të ulëtat.

Argument 3

Dy persona ndodhen në distancë 1029 metra (shih figurën 55) njëri e godet me çekan një metal, vëzhguesi në 1029 së pari e shef personin duke goditur me çekan e pas tre e më shumë  sekondave e dëgjon krismën.

Kjo ndodhë për faktin se fusha antimagnetike që buron nga toka e shpërndan zërin në drejtim vertikal, kurse zëri që shkon në drejtim horizontal e humb efektin shkon me vonesë te burimi dhe me intensitet shumë më të ulët.

Argument 4

Nëse një aeroplan fluturon 10 000 metra lartësi, natën dëgjohet shumë pak apo nuk dëgjohet aspak, por ditën nga mesi i ditës dëgjohet më shumë. Kjo ndodhë se fusha antimagnetike e diellit këtë zhurmë e kthen deri në tokë, prandaj sikur të mos largohej kjo zhurmë e aeroplanëve nën veprimin e fushës antimagnetike që buron nga toka  zhurmat e aeroplanëve do të ishin absolutisht të padurueshme për ne.

Por si do që të jetë asnjë pikë në univers nuk ekziston ku nuk ka fushë antimagnetike. Edhe toka në ç’do vend përpos fushës së sajë fusha antimagnetike, ajo goditen në ç’do kohë nga fushat e tjera antimagnetike prandaj sikur gjatë natës ashtu edhe gjatë ditës zëri dhe valët shpërndahen në të gjitha anët vetëm se me shpejtësi të ndryshme.

Mirëpo intensiteti i zërit dhe koha varen edhe nëse efektet ndodhin ditën apo natën, dhe pozita e Tokës që ndodhet në sistemin solar, si shembull zëri natën dëgjohet më shumë nga qershori deri në gusht 2020. Fund./VIZIONI.INFO