Fatlumja, tepër provokative në fotot dhe klipin e ri

Këngëtarja Fatlume Popovci me anë të një video të shkurt ka paralajmëruar një këngë të re.

Kënga duket se është bërë diku në bjeshkët ku buron Drini i Bardhë derisa këngëtarja pritet që ta lansojë këngën e saj gjatë ditës së nesërme.

Ndryshe, Popovci ka postuar edhe disa foto tepër të nxehta, disa prej të cilave janë realizuar gjatë këtij klipi.

Ndryshe, kënga e saj “S’ta fal” që këngëtarja e lansoi para një muaji ka arritur që të jetë një hit dhe ka afër 1 milionë klikime.