Lista e kandidatëve për deputet nga Vushtrria dhe fuqia e tyre politike

Tashmë kur kanë mbetur edhe pak javë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe kur janë finalizuar edhe listat me kandidatë, të gjitha partitë politike e shohin veten si fituese të kësaj gare politike për të qeverisur me vendin, duke aluduar në atë se janë më të mirët dhe janë të denjë për të qeverisur.

Në kuadër të këtyre zgjedhjeve, sikur edhe në të gjitha komunat e Kosovës, edhe në Komunën e Vushtrrisë partitë politike kanë kandiduar një numër të madh kandidatësh. Më së shumti kandidat ka prezentuar Levizja Vetëvendosje, me pesë kandidatë, PDK-ja me katër, LDK-ja me dy kandidatë, AAK një kandidat, kurse Nisma dhe AKR-ja me dy kandidatë, shkruan Vizioni.info.

Por, se cila parti ka më së shumti fuqi politike, sipas kandidatëve që tashmë ka kandiduar në këto zgjedhje, do ta kuptoni pas një elaborimi të përkrahjes nga ana e qytetarëve në zgjedhjet e kaluara, edhe pse ka kandidatë të rinj të cilët i futen garës politike për herë të parë.

Kandidatët e Levizjes Vetëvendosje

Besim Muzaqi: 7679 vota në vitin 2017 në zgjedhjet lokale për kryetar Komune

Fjolla Ujkani: 356 vota, për Asamble Komunale, aktulisht asambliste në AK të Vushtrrisë

Sylejman Meholli, kandidon këtë vit

Gazmend Gjyshinca, kandidat për herë të parë

Arsim Rexhepi, 8839 vota në vitin 2007, I zgjedhur deputet në vitin 2007 nga radhët e AKR-së

Kandidatët e PDK-së

Kurtan Kajtazi: 7395 vota për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017

Xhevahire Izmaku: 6671 vota, e zgjedhur deputete në vitin 2017

Bajram Mulaku: 8867 vota si bartës I listës për Asamblenë Komunale në Vushtrri në vitin 2017

Shpëtim Zhegrova: 878 vota për Asamblenë Komunale, aktualisht asamblist i AK të Vushtrrisë

Lista e LDK-së

Hysni Gërguri: 4314 vota për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017 dhe 5302 vota si bartës i listës për Asamblenë Komunale, aktualisht asamblist në AK të Vushtrrisë

Rrezarta Ktasniqi: 471 vota për Asamblenë Komunale në Vushtrri, aktualisht asambliste në AK të Vushtrrisë

Kandidatët e NISMA Socialdemokrate dhe AKR

Abdullah Vojvoda: 852 vota për kryetar komune dhe 1124- bartës liste i Nismës për Asamblenë Komunale, aktualisht asamblist në AK të Vushtrrisë

Suzana Sejdijaj: 45 vota për Asamblënë Komunale në vitin 2017.

Kandidati i Fjalës

Safet Ademi: 87 vota, si bartës i listës për Asamblenë Komunale në Vushtrri

Kandidati i AAK-së

Nehat Maxhuni: 2014 vota për Kuvendin e Kosovës në vitin 2014, në kuadër të Nismës për Kosovën. /Vizioni.info/