Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Specialja ka dërguar edhe një ftesë në Kosovë.

Petrit Bojaxhiu, ish-ushtar i UÇK-së, njëherit edhe  kapiten i shtabit të përgjithshëm të FSK-së,  do ta paraqitet para zyreve të Prokurorit të Specializuar në Hagë

Këtë e ka bërë të ditur, OVL e UÇK-së në Sharr.

Njoftimi i plotë:

OVL-UÇK dega në Sharr njofton se ish-ushtari i UÇK-së njëherit edhe kapiten i shtabit të përgjithëshem të FSK-së PETRIT BOJAXHIU i është dërguar ftesë nga gjykata speciale e Hagës.

Me këtë rast ne si OVL-UÇK reagojmë ashpër ndaj gjykatës speciale për padrejtësin që po i bëhet bashkëluftëtareve tanë.

z.PETRIT BOJAXHIU njofton se do ti përgjigjet pozitivisht ftesës dhe do ti mbrojë vlerat e luftës së pastërt të UÇK-së me datë: 25.09.2019.