Shkence 

Guximi për dijen. Lëvizja intelektuale dhe filozofike, që shkundi Evropën dhe dominoi botën e ideve

Pas shpërthimit të krijimtarisë në Firence gjatë shekullit XIV, njohur si epoka e Rilindjes, bota moderne pa një shkëputje nga ajo që dikur kishte ditur. U kthye nga Zoti dhe autoriteti i Kishës Katolike Romake dhe favorizoi një qasje më humaniste ndaj qenies. Idetë e Rilindjes ishin përhapur në të gjithë Evropën në shekullin e 17-të, me artet dhe shkencat që lulëzuan jashtëzakonisht shumë, në mesin e atyre me një prirje më të logjikshme. Me mësimet e Kishës dhe mënyrat e të menduarit që tashmë eklipsoheshin prej Rilindjes, hendeku midis…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë. Viktima që dyshohet të jetë i moshës 57 vjeçare, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Më 14.10.2019, ora 18:37 në rr. Isa Kastrati në Prishtinë është raportuar për një person (viti i lindjes 1962) pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në atë lokacion, përderisa ekipet emergjente të ndihmës së parë kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë Hoxha. 

Lexo më shumë
Lajme 

Turqia sulmon kurdët në Lindje të Mesme, ka disa faqe shqiptare në Facebook që e përkrahin

Ushtria e Turqisë ka sulmuar kurdët që gjenden brenda kufirit të shtetit të Sirisë gjatë fundit të javës së kaluar. Turqit lëshuan ofensivën përmbi këto caqe pas largimit të trupave amerikane nga zona. Ata sulmuan me pretekstin që do të luftonin terroristët e IPK’së, një grupim kurd që luftoi kundër ISIS’it por që është cilësuar si terroriste nga turqit. Presidenti amerikan urdhëroi largimin e trupave amerikane nga zona për shkak se u shkatërua zyrtarisht ISIS’i. Trump thotë se nuk do të lejojë më ushtarët amerikanë që të humbin jetën kaq…

Lexo më shumë
Lajme Sporte 

Prishtina plot emocion, Dardanët nisen drejt stadiumit

Ora po afron, emocionet e përballjes Kosovë – Mali i Zi sa shkojnë e rriten. Janë tifozët zyrtarë të Kosovës, ‘Dardanët’, që tashmë janë nisur në drejtim të stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Me stemat e tyre, me flamuj të Kosovës e më këngë shqipe, ‘Dardanët’ kanë marrë rrugën që dërgon në tempullin e Kosovës, që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri’. Kosova me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’, zhvillon ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 përballë Malit të Zi. Skuadra e Bernard Challandes ka nevojë për fitore për të mbajtur…

Lexo më shumë
Sporte 

Starton Milot Rashica, befasia në sulm është Florent Hadërgjonaj

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Kosovës dhe Malit të Zi. “Dardanët” do të kërkojnë vetëm fitore ndaj Malit të Zi, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Express. Në rrugën drejt “Euro 2020”, Kosova do të ketë sonte edhe lojtarin e 12-të në fushë, përkrahjen e madhe të tifozëve në “Fadil Vokrri”. Milot Rashica, që mungoi në ndeshjet e shtatorit, është i gatshëm për lojë, ai e nis titullar takimin me Malin e Zi. Befasia në sulm në mungesë të Besar Halimi e…

Lexo më shumë
Kulture 

Zbulimi i antropologut italian: Në Kosovë ka pasur njerëz para 12 mijë vjetësh

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtari eminent botëror i artefakteve parahistorike, profesori Emmanuel Anati, dëshmojnë qartë praninë e njeriut në Kosovë në më shumë se 12 mijë vjet më parë. Gjatë eksplorimit të artefakteve parahistorike në Kosovë, projekt i iniciuar nga RTK, me ekspertin botëror të kësaj fushe, Anati, nga Italia, në rrethinën e Suharekës u identifikuan artefakte që dokumentojnë për herë të parë prezencën e njeriut paleolitik në Kosovë. “Këto janë objekte shumë, shumë të rëndësishme, sepse nëse nuk e keni ditur deri më tani, se këtu ka…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Gratë kurde i bëjnë thirrje botës: Na ndihmoni, do të luftojmë deri në fund

Lufta në Siri po merr tone gjithnjë e më dramatike. Kurdët njihen për luftëtaret e tyre femra, të cilat luftojnë në mënyrë të barabartë me meshkujt.Tani ato i bëjnë thirrje të gjithë botës: “Ne si gra jemi të vendosura të luftojnë derisa të arrijmë fitore e paqe, liri e drejtësi”, thonë ato. “Ne, gratë e kulturave dhe besimeve të ndryshme nga tokat e lashta të Mesopotamisë, u bëjmë thirrje gjithë popujve të botës që e duan lirinë”, është titulli i letrës së hapur që ato i kanë shkruar gazetave ndërkombëtare.…

Lexo më shumë
Sporte 

Kosova – Mali i Zi, bastoret sportive ndryshojnë kuotat

Kosova është dukshëm favorite për të triumfuar sonte në “Fadil Vokrri” kundër Malit të Zi. Këtë e vërteton edhe luhatja e kuotave në bastore të ndryshme nëpër botë. Në një ndër bastoret më të mëdha në botë, ‘bet365’, kuota për fitoren e Kosovës tani ka rënë në 1.57, nga 1.67, derisa kuota e Malit të Zi për të fituar në Fadil Vokrri po shkon duke u rritur, aktualisht është 7.00, shkruan Gazeta Express. Kosova dhe Mali i Zi do të përballen sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, në kuadër të…

Lexo më shumë
Lajme 

Klasat e së ardhmes? Brenda “amfiteatrit për mësim” të një shkolle fillore, ku një mësues i vetëm mbikëqyr 67 nxënës

Nxënësit në një shkollë fillore në Devon do të kenë mundësi që të mësojnë në klasa të reja, të cilat do të mund të sistemojnë deri në 67 nxënës në një orë mësimore. Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Shkolla Fillore e Komunitetit në Broadclyst ka një nga madhësitë më të larta mesatare të klasës në vend, ku 42 nxënës do të marrin pjesë në çdo orë mësimore. Po sipas mediave britanike, rregullat aktuale tregojnë se fëmijët nën moshën shtatë vjeç nuk duhet të jenë në klasa me më shumë se…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial