Bota Lajme 

Këshilltari i Trumpit për Lindjen e Mesme pritet ta vizitojë Izraelin

Një zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë Reuters se Jared Kushner, këshilltar i lartë për Lindjen e Mesme i presidentit Donald Trump, do të vizitojë Izraelin në fund të muajit. Kushner është planifikuar të takojë kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe rivalin e tij kryesor politik, Benny Gantz. Zyrtari u deklarua në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht. Shtëpia e Bardhë thotë se Kushner është duke u përgatitur për të shpallur një plan paqeje për Lindjen e Mesme, megjithëse ende nuk ka një datë se kur do ta…

Lexo më shumë
Lajme 

Albin Kurti: Nuk kam ndryshuar qëllime e parime por strategji

Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë për të qeverisur vendin thotë se nuk kanë ndryshuar as qëllimet dhe as parimet e tij por strategjia. Albin Kurti iu përgjigjet kritikëve se ka ndryshuar qëndrim nga ai që kishte në opozitë ku shfaqej më radikal. Ai thotë se nuk mund të jetë njësoj si në protestë, si në karrigen e kryeministrit por se nuk kanë ndryshuar parimet dhe qëllimet e tij. Kurti thotë se Kosova ka nevojë për një Kushtetutë në të avancuar por se do respektojë Kushtetutshmërinë. “Kur u shpall…

Lexo më shumë
Lajme 

Erdogan merr vendimin

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë marrë vesh për një armëpushim të menjëhershëm në pjesën veriore të Sirisë. Ky armëpushim do të zgjasë për 120 orët e ardhshme, raporton televizioni informativ gjerman N-TV. Lajmin e ka kumtuar nënpresidenti i Amerikës, Mike Pence. Ai po qëndron në Ankara, ku sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takimi vjen pasi shefi i Pence, Donald Trump, e porositi Erdoganin të mos bëhet “budalla” dhe të mos kryejë masakër ndaj kurdëve në Siri.

Lexo më shumë
Lajme 

LAJMI FUNDIT: BE-ja miratoj marrëveshjen

Drejtuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë nënshkruar marrëveshjen e divorcit për Brexit, duke miratuar një deklaratë për këtë çështje. Drejtuesit e BE-së kanë dhënë mbështetjen e tyre për marrëveshjen e tërheqjes, teksti ligjor që rregullon largimin e Britanisë nga blloku dhe rekomandojnë aprovimin nga Parlamenti Evropian. Kryeministrat e BE-së kanë aprovuar gjithashtu deklaratën shoqëruese politike, që parashikon ambicie të përbashkëta për marrëdhëniet e ardhshme. Negociuesit arritën një sukses në fillim të ditës, pas bisedimeve maratonë, por kryeministri britanik Boris Johnson, ende do të përballet me një luftë për…

Lexo më shumë
Lajme 

Krasniqi thotë se nuk do e mbështesnin asnjëherë Kurtin nëse ndërron mendim për “Zajednicën”

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i ftuar në emisionin Pressing në T7. Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin. Krasniqi thotë se fituesi i vetëm i këtyre zgjedhjeve ka qenë Kurti dhe që prej kësaj ka përfituar partia e tij. Tutje ai shton se idetë e Kurtit kanë “infektuar” shumë të rinjë, por që e mirëpret ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit në shumë aspekte. “Ka ndryshuar qëndrim tani ëpr shumë…

Lexo më shumë
Lajme 

Trump e detyroi t’i ndalte sulmet ndaj kurdëve, por Erdogan s’e pranon

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ishte kërcënimi i tij me sanksione ndaj Turqisë që e bëri vendin të binte dakord për një armëpushim pesëditor në luftimet me kurdët në Sirinë veriore. Ai i bëri komentet para gazetarëve në Fort Worth të Teksasit. Lajmin për armëpushimin e njoftoi nënpresidenti amerikan Mike Pence pas bisedimeve me Presidentin turk Tayip Erdogan. Sipas marrëveshjes së arritur, dy aleatët e NATO-s, Turqia do t’i ndalë operacionet për pesë ditë, ndërsa tërhiqet nga rajoni përgjatë kufirit. Pas bisedimeve që zgjatën katër orë, Ministri i…

Lexo më shumë
Lajme 

Pamje të rënda: Si u gjet Astrit Dehari dhe qelia në ditën e vdekjes së tij

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Astrit Dehari vdiq në rrethana misterioze brenda qendrës së paraburgimit në Prizren, një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër. Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij me 5 nëntor të vitit 2016. Televizioni 7 ka siguruar edhe komplet dosjen me detaje se si u gjet dhoma e qelisë së Deharit. Në këto fotografi përshkruhet në detaje se çfarë ishte gjetur në qelinë, ku Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur. Këtu shihen disa nga gërvishtjet që ka…

Lexo më shumë
show bizi 

Marina shfaq këmbët në fustanin e shkurtër

Marina duket atraktive në fotografinë e fundit. Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën erdhi shumë joshëse, shkruan lajmi.net. Moderatorja këtë imazh e realizoi nga prapaskenat e xhirimeve të emisionit të saj, ndërsa dukej shumë elegante. E veshur me një fustan të shkurtër, Marina dukej joshëse teksa tregoi këmbët e ulur në një divan. Për ndryshe, Marina Vjollca është e martuar me reperin Getoar Selimi. 

Lexo më shumë
Lajme 

Kryetari i OVL UÇK-së: Këtë muaj presim të kemi 4-5 ftesa në ditë nga Gjykata Speciale

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se ka paralajmëruar qysh moti se shtatori dhe tetori do të jenë muaj të nxehtë sa u përket ftesave nga Gjykata Speciale. Gucati, në RTV Dukagjini ka thënë se nga dita e premte deri sot [enjte] nga Gjykata Speciale janë lëshuar mbi 26 ftesa. Ai ka thënë se për disa persona për momentin ftesat nuk janë bërë publike pasi Organizata e ruan privatësisë e tyre. “Ne presim edhe ditëve në vijim të kemi ftesa të reja. Ky muaj do të jetë i…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial