926 persona po trajtohen për COVID-19 në spitalet në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet në Kosovë po trajtohen për COVID-19 gjithsej 926 persona.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 448 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

Në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 245 raste të reja. 

Fitore H

Read Previous

E varrosi vëllain pasi i vdiq nga kanceri, Shkumbin Demaliaj ka një falënderim edhe për Vjosa Osmanin

Read Next

Dy 6-vjeçarë britanikë mbledhin mbi 37,000 funte për të uriturit në Jemen