A do të freskohet në fillim të javës?-Ja çfarë thonë parashikimet e motit

IHMK ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i nxehtë me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, masat e ngrohta të ajrit të ardhura ditë më parë nga Afrika, do të mbesin të qëndrueshme edhe gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, duke mundësuar mot me diell dhe relativisht të qetë.

Sipas IHMK-së, nga dita e mërkurë, paraqiten kushte tjera meteorologjike.

Kjo situatë vije si rezultat i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat me vete bartin edhe sasi të mëdha të lagështisë.

I gjithë ky proces fizik rezulton me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të shoqërohen me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë kushte për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe më pas nga verilindja me shpejtësi 1-18m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelat për temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

Ardian H

Read Previous

Kim Mehmeti: Beogradi urdhëron, Tirana arreston – A filloi funksionimin Mini-Shengeni Ballkanik?

Read Next

Sean Penn martohet me aktoren Leila George, e cila është 31 vite më e re se ai


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0