AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Musli Berisha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-gazetarit njëherësh shkrimtarit, Musli Berisha.

Berisha për shumë vjet ushtroi profesionin e gazetarit, ku vlerësohet për kontributin e dhënë në informimin e publikut të Ferizajt dhe më gjerë. Ai gjithashtu ishte edhe kryeredaktor në TV Tema.

Përveç profesionit të gazetarit dhe shkrimtarit, Berisha ka punuar edhe si përkthyes në Komunën e Ferizajt.

AGK-ja u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Musli Berisha.

Fitore H

Read Previous

Ky komandant i vrau 58 anëtarët e familjes Jashari

Read Next

Ditë e diel, Zemaj në aeroport, s’ndalet me aksione!