Arsimtarja britanike lind djalin në parking, autoambulanca nuk u ndal – menduan se bashkëshsorti i saj nuk po kërkonte ndihmë por i duartrokiste për punën

Arsimtarja britanike e ka përshkruar momentin kur e ka sjell në jetë djalin e saj në parkingun e një supermarketi në Southamton të Anglisë, pasi qe autoambulanca nuk kishte arritur të ndalet, pasi që shoferi i saj kishte menduar që babai i foshnjës që po ua bënte me dorë, po e bënte një gjë të tillë po t’ju dhënë përkrahje morale në kohë pandemie, raporton Sky News.

Hannah dhe Andy Howells ishin nisur për në spital, ku kjo grua e kuptoi se nuk do të mund të rezistojë deri në destinacion. Ata ndalën veturën para një supermarketi dhe derisa ajo po qëndronte brenda veturës, bashkëshorti i saj është munduar të ndalë veturën e ndihmës së shpejtë që po kalonte pranë tyre, transmeton Telegrafi.

“Kemi udhëtuar me veturë ndoshta 10 minuta, dhe i thash bashkëshortit se foshnja është duke ardhur në këtë botë. E kemi parë veturën e ndihmës së shpejtë që po vinte nga ana e kundërt. Andy është munduar t’ua bëjë me dorë, por ata nuk u ndalën sepse mendonin se po i përshëndet dhe po u jep përkrahje për punën që po e bëjnë. Nuk u ndalën, kurse foshnja po vinte në jetë”, ka deklaruar Hannah, duke shtuar se më pas i kanë telefonuar ndihmës së shpejtë që përmes telefonit e udhëzuan partnerin e saj si të asistoj në lindje.

“Foshnja ishte në gjysmë të rrugës derisa po qëndroja ulur në veturë, kurse unë ende e mbaja në trup rripin e sigurisë. Megjithatë gjithçka ka shkuar siç është më së miri, edhe pse e tëra kjo na është dukur si ëndërr”, ka shtuar kjo nënë britanike. /Telegrafi/

Ardiana K

Read Previous

OBSH me një përgjigje për pandeminë COVID-19

Read Next

E lindur për të qenë rebele: Princesha Dianës thyente rregullat e mbretërisë duke marrë pjesë në garë vrapimi