Astronautët e NASA-s në kapsulën SpaceX po kthehen në Tokë

Astronautët e parë që po udhëtojnë në kapsulën e SpaceX në orbitë janë nisur për Tokë, dhe do të bëjnë një zbritje si në të kaluarën, ku kapsula do të bie në det në Gjirin e Meksikës të dielën mbrëma, pas dy muajve të qëndrimit në hapësirë.

Kjo do të jetë zbritja e parë në det qe 45 vite për astronautët e NASA-s, shkruan AP.

Pilotët Sough Hurley dhe Bob Benken u nisën nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor të shtunën mbrëma, dhe kthimi i tyre për në shtëpi në kapsulën e parë komerciale të ndërtuar nga SpaceX për të mbajtur njerëzit në orbitë dhe prapa, thuhet se do të jetë e shpejtë, e vrazhdë dhe shumë e ngrohtë, së paku nga jashtë.

Planet janë që kapsula Dragon, e quajtur Endeavour nga ekipi i saj, do të shkon nga shpejtësia marramendëse orbitale prej 28,000 km\h, në 560 km\h në hyrje të atmosferës dhe përfundimisht në 24 km\h momentin kur të përplaset në det. Ngrohtësia maksimale që do të kaplojë kapsulën gjatë zbritjes do të jetë 1,900 gradë celsius, transmeton KOHA.

Pastaj anija SpaceX me më shumë 40 punonjës, përfshirë edhe mjekë, do t’i afrohen kapsulës kur të prekë detin. Në mënyre që astronautët të jenë të sigurt nga pandemia, ekipi është vetë-izoluar për dy javë dhe janë testuar për koronavirus.

SpaceX thotë se do t’i duhet gjysmë ore që anija ti afrohet kapsulës dhe kohë shtesë për ta ngritur kapsulën në anije. Pas kontrolleve të mjekut, astronautët do të fluturojnë për në shtëpi në Houston.

Ardian H

Read Previous

Kush duhet ta marrë i pari vaksinën e coronavirusit?

Read Next

‘Problematiku’ i veriut me një grup të armatosur e rrahin zyrtarin e Policisë së Kosovës në stacionin policor