Autoshkollat e konsiderojnë të papranueshme inicativën për të privatizuar Njësinë e patentë shoferëve

Iniciativa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për të privatizuar Njësinë e patentë shoferëve po konsiderohet e papranueshme nga drejtuesit e shoqatës së autoshkollave “Dardania” në Prishtinë.

Kryetari i kësaj shoqate, Afrim Islami, ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë atëherë brenda një viti do të mbyllen të gjitha autoshkollat, pasi ai dyshon se e njëjta kompani do të hapë edhe autoshkollën e saj.

“Edhe Njësia e patentë shoferëve kur të privatizohet, privatizohet për individë të caktuar e jo me ia dhanë atij që e meriton. Se nëse duhet me u privatizua, duhet ta marrë Federata, Sindikata, qysh është në Kroaci, edhe me udhëheqë, pasi këta nuk po munden me udhëheqë”, ka thënë Islami,

Islami thotë se në kohën sa ishte ministër Lumir Abdixhiku ishte stopuar ideja e privatizimit të kësaj njësie.

Ndërsa me ardhjen e ministrit Arban Abrashi në këtë dikaster është riaktivizuar ideja për privatizimin e saj.

“Rilicencimi është kapaku i korrupsionit. Këtu duhet me u marrë prokuroria, policia, drejtësia me këta njerëz. Rilicencimi duhet me u hjek automatikisht. Qe 10 vjet ke pas të drejtë me i pyet kandidatët, sot nuk po kie të drejtë. Pse nuk kie të drejtë, se nuk mund ta japësh atë test që ta qesin ata, se është i paligjshëm. Atë nuk mundet me dhanë asnjë ekzaminer”.

Media ka pritur përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që nga dita e hënë, por ato kanë munguar.

Në anën tjetër, ish-ministri Lumir Abdixhiku ka thënë se çështja e privatizimit të Njësisë së patentë shoferëve i është përmendur si ide që ka ekzistuar në këtë ministri, por kjo nuk ka qenë pjesë e planeve të tij.

Shoqata e autoshkollave thotë se menaxhimi i Njësisë së patentë shoferëve do të duhej të kalonte në Ministrinë e Arsimit.

Ardian H

Read Previous

Në Mitrovicë “nuk ekziston” virusi, organizohen festa me ‘Dj’ nëpër kafene afër liqenit

Read Next

Policia mbylli dje 12 lokale dhe shqiptoi gjoba në vlerë prej 2600 eurove për mos respektim të masave


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0