Banda e drogës “ia sheh sherrin lakmisë” – rrëzohet aeroplani me 500 kilogramë kokainë, që destinacion kishte Australinë

Policia thotë se një aeroplan i vogël që u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Papua Guinea e Re ishte mbingarkuar me kokainë të destinuar për tregun australian.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, oficerët kanë thënë se “lakmia” e bandës së drogës luajti një rol në rrëzimin e tij.

Besohet se Cessna kishte bartur më shumë se 500 kg kokainë me vlerë 57 milionë dollarë amerikanë kur u rrëzua të hënën.

Pesë burra, të gjithë gjoja anëtarët e një sindikate të krimit me seli në Melburn, janë arrestuar.

Në një deklaratë, policia australiane tha se banda kishte qenë nën mbikëqyrje për dy vjet.

Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani i lehtë u nis nga Mareeba në Queensland të Veriut të dielën dhe fluturoi në një lartësi të ulët për të shmangur zbulimin e radarit përpara se të zbriste në një aeroport të largët në Papa Lea Lea, në veri të Port Moresby.

Policia thotë se atëherë ishte ngarkuar me drogë për fluturimin e kthimit në Australi.

“AFP (Policia Federale Australiane) pretendon se lakmia luajti një rol të rëndësishëm në aktivitetet e sindikatës dhe nuk mund të përjashtojë që pesha e kokainës kishte një ndikim në aftësinë e aeroplanit për t’u ngritur”, tha policia në një deklaratë.

Piloti – një australian – u dorëzua të martën në Konsullatën Australiane në Papua Guinea e Re, shtoi policia. Ai u arrestua dhe ishte i akuzuar për një vepër të imigracionit.

Ndërsa, siç ka thënë policia, pesë burrat kishin lidhje me krimin e organizuar italian dhe ishin arrestuar në Queensland dhe Victoria menjëherë pasi aeroplani u nis për në Papua Guinea e Re. Nëse dënohen, ata përballen me burgim të përjetshëm.

Fitore H

Read Previous

Zemaj: Ashpërsimi i i zbatimit të masave do të vazhdojë, do ketë ndëshkime!

Read Next

Nga deti, Capo shfaq fizikun marramendës


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0