Cakaj ia shpjegon Haradinaj-Stubllës arsyen e ndalimit të veteranit të UÇK-së në Shqipëri

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar se pas lajmit se veterani i UÇK-së është ndaluar nga Policia në Shqipëri, ka kontaktuar me homologun shqiptar, Gent Cakaj. Siç njofton ajo, Cakaj i ka sqaruar se Kastrati është ndaluar për verifikim dhe është liruar para 2 orësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja është shprehur se kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës.

“Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Fitore H

Read Previous

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut tenton të futet në Kosovë pa testin për COVID-19, nuk i bindet policisë

Read Next

Pronarët e pishinave paralajmërojnë protestë para Qeverisë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0