Kulture 

“Tallja e Krishtit”, film maqedonas për t’i paraqitur shqiptarët vrasës e përdhunues

Një prodhim i fundit kinematografik nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë ka shkaktuar reagime të ashpra në radhët e shqiptarëve. Filmi kontravers me titull “Mocking of Christ” , në shqip “Tallja me Krishtin” trajton konfliktin e armatosur ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve në 2001. Në filmin e financuar me paratë publike, ushtarët e UÇK-së prezantohen si vrasës dhe përdhunues të civilëve maqedonas. Kjo solli një valë reagimesh, nga përfaqësues të institucioneve por edhe ish-luftëtarë të UÇK-së, të cilët kërkuan tërheqjen e filmit dhe hetim mbi këtë çështje. Jashtë këtij debati nuk…

Lexo më shumë
Letërsi 

Blerinë Tërbunja: VALË DETI

VALË DETI Flladi i përendimit përqafon pishat Valët e detit përqafojnë rërën Fërkemtë e mija i përbiu vala Dhe vjeshtoj natyra në magji Pa mbylli pak syt e mos ma vraj andrrën Të ecim brigjeve të detit dorë për dore Realiteti trishtueshëm tretet në syt e mi Hape o Zot qiellin deri në shtat kat’ Vrapoj zbathun dhe flokët m’i shprishë era Deti më merrë në gji dhe me hedhë në horizont Atje ku dashnorët kuvenojnë deri në amshim Dhe jeta ngjason në përrallë me funin e lumtun Bermudet përbijnë…

Lexo më shumë
Film 

Scarlett Johansson Përgjatë viteve (foto)

Scarlett Johansson Përgjatë viteve   Edit Scarlett Johansson Biography Showing all 200 items Jump to: Overview (3)  | Mini Bio (1)  | Spouse (2)  | Trade Mark (4)  | Trivia (113)  |Personal Quotes (73)  | Salary (4) Overview (3) Born November 22, 1984 in New York City, New York, USA Birth Name Scarlett Ingrid Johansson Height 5′ 3″ (1.6 m) Mini Bio (1) Scarlett Johansson was born in New York City. Her mother, Melanie Sloan, is from a Jewish family from the Bronx, and her father, Karsten Johansson, is a Danish-born architect, from Copenhagen. She has a sister, Vanessa Johansson, who is also an actress, a brother, Adrian, a twin brother, Hunter Johansson, born three minutes after her, and…

Lexo më shumë
Letërsi 

Blerina Tërbunja: UNI-T

Shembet bota mbi supet e mija Unë zvarritem gjunjësh për me mbrrijë tek ti Në gjoksin tan asht streha jeme e vetme Të rrahurat e zemrës tane janë ora e madhe Përqafimi yt asht shtëpi prej dashunie Uni i krijuar nga planeti më shpërfaqë dhunshëm revoltën e tij Unë kam kthye syt kah uni jem shpirtnor Veç kah vetja me e kërkue paqen Natyrshëm le të udhëtoj dëshira mbrenda meje Nuk ka nevoj shpirti për mbrojtje Le të bëhem zemër mbrenda zemrës që rrah me emnin tem Atëherë bota do…

Lexo më shumë
Letërsi 

Fragmente nga Garry Kasparov

“Shahu ju ndihmon të koncentroheni, e përmirëson logjikën tuaj. Ai ju mëson të luani sipas rregullave dhe të merrni përgjegjësi për veprimet e juaja. Shahu ju mëson ta zgjidhni një problem në një ambient të pasigurt.” “E kam mësuar se lufta në tabelën e shahut mund gjithashtu të ketë një ndikim mbi klimën politike në vend.” “Ekzistojnë shumë fakte që tregojnë se njerëzit e Putinit e kanë zgjeruar pasurinë e tyre duke i përdorur mekanizmat e pushtetit, prandaj humbja e pushtetit për ta do të thotë edhe humbje e pasurisë.”…

Lexo më shumë
Kulture Kuriozitete 

A janë turmat më të mençura se individi?

Provat më të fundit se çfarë mund t’i bëjë më të mençur grupet e njerëzve – por që mund t’i çojnë edhe në rrugë krejt të gabuara… Shkruan: Phill Ball A është “Lord of the rings” vepra më e madhe e letërsisë së shekullit 20? A është “Shawshank Redemption” filmi më i bukur që është realizuar ndonjëherë? Të dy e kanë marrë këtë titull prej votave të publikut. Nuk ka nevojë të jesh një snob i letërsisë apo filmave, për të vrarë mendjen në lidhje me të ashtuquajturën “mençuria e…

Lexo më shumë
Kulture 

Mes detit dhe legjendës, kalaja shqiptare vizitohet nga 4 mijë turistë

Nga janari i këtij viti deri në muajin qershor, kalaja e Porto Palermos është vizituar nga rreth katër mijë turistë. Një ndër monumentet më interesante sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku ndodhet është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë bën me dije se nga muaji janar deri në mesin e qershorit kjo kala është vizituar nga 3753 turistë, shumica e të cilëve janë të huaj. Sipas DRKK, Vlorë, 2908 nga…

Lexo më shumë
Kulture 

Bylisi, ballkoni panoramik prej nga shihet gjysma e Shqipërisë

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, renditur për vlerat monumentale, krahas Apolonisë dhe Butrintit, vazhdon të mbetet një atraksion turistik me një numër në rritje të vizitorëve. Për periudhën janar-korrik 2018 shënohet numri 3132 i vizitorëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ku numri i vizitoreve shënonte 2636. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi Parkun Arkeologjik Kombëtar Bylis , i cili shumë shpejt do t’i nënshtrohet projektit madhor të konservim-restaurimit. Ministria e Kulturës sapo ka hartuar projektin madhor të këtij parku, i…

Lexo më shumë
Kulture 

Wim Wenders: Celularët e vranë fotografinë

Telefonat e mençur na bënë të gjithëve fotografë, ose ndoshta e kanë bërë në mënyrën që asnjëri prej nesh të mos jetë fotograf. Një shekull më parë, posedimi dhe aftësia për të përdorur një aparat fotografik, llogaritej si një arritje e madhe. Sot pothuajse të gjithë ne e mbajmë një të tillë, duam apo nuk duam, dhe manipulimi me të nuk kërkon ndonjë aftësi, raporton Open Culture. “Unë besoj se secili është fotograf”, thotë regjisori i famshëm Wim Wenders. “Të gjithë ne po bëjmë miliarda fotografi, kështu që fotografia sot…

Lexo më shumë
Kulture 

Det, traditë dhe histori, Lezha destinacioni i verës

Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore, Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor. I ndodhur në kryqëzim të rrugëve tregtare, historike e kulturore, pjesë e rëndësishme e kujtesës historike kombëtare, Lezha ka krijuar një përvojë të konsoliduar në fushën e turizmit. Vetëm 53 km larg kryeqytetit shqiptar, qyteti i Lezhës ofron vlera të…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial