Obiliqi do të bëhet me Shtëpi të re të Kulturës, rrënohet e vjetra

Shtëpia e vjetër e Kulturës në Obiliq është rrënuar sot. Rrënimi i këtij objekti liron hapësirën për ndërtimin e Sheshit në këtë komunë dhe Shtëpisë së re të Kulturës e cila është duke përfunduar, transmeton kp. Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka thënë se qytetit të Obiliqit po i kthehet pamja moderne dhe me realizimin e këtyre projekteve qytetarëve dhe të rinjve të komunës po u ofrohen kushte atraktive për argëtim dhe hapësira të mjaftueshme për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Read More

Po vjen filmi i parë për Ilirët, koproduksion mes Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Kosovës

Edhe një film do të mund ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave shqiptare. Kështu së paku ka bërë të ditur Fatmir Spahiu, i njohur më mirë si “Oki” i serialit “Kafeneja Jonë”. Ai përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook ka treguar se produksioni “Buka” do të jetë pjesë e projektit filmik të titulluar “Illyricvm”. Në një prononcim për Telegrafin, 37-vjeçari ka pohuar se “producentja e filmit është zonja Ankica Tilic, një emër i madh i kinematografisë evropiane kurse regjisor dhe skenarist është…

Read More

Shqipërimet e panjohura të Nolit, studiuesi i gjen te shqiptarët në Amerikë

Pesë botime të shqipëruara nga Fan Noli janë gjetur në Amerikë nga studiuesi i historisë Niko Kotherja. Botimet e 5 pjesëve të “Don Kishotit të Mançës”, përkthimet brilante të Fan Nolit, botuar me 1932 në Boston janë gjetur mes shqiptarëve të Amerikës. Studiuesi i historisë Niko Kotherja në Boston ka mundur te gjejë këto gjurmë të rëndësishme, me vlerë të pazakontë sa i takon periudhës kur janë botuar, por edhe si dëshmi e përpjekjeve për të ruajtur gjuhën shqipe. Pas një udhëtimi në Amerikë mes radhëve të shqiptarëve, Kotherja ka…

Read More

Kosovari – oficer në serialin e George Clooneyt

Kur është fjala për veprat e artit, Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë fund kurrë. Edhe njëherë do të “ndizet” kjo luftë, në një shesh xhirimi në ishullin italian, Sardenja. Qysh nga fundi i majit, aktorë të veshur me uniforma ushtarake të forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë rikthyer kujtimin e luftës famëkeqe, në xhirimet e një miniseriali që ka bërë bashkë tri shtete: ShBA-në, Britaninë e Madhe e Italinë, shkruan Koha Ditore. “Catch-22” është miniseria e ardhshme që do ta kthejë në ekranet televizive historinë…

Read More

Tri luftëra për një Shqipëri të vërtetë

Shkruan: Bedri TAHIRI Kur të mos jemi Të kujtojnë fëmija, Po s’e bënë ata E bën Shqipëria! Sapo mbërrita në Durrës, këmbët vetvetiu më shpien drejt e në Muzeun e ri të UÇK-së, në hotelin “DRENICA”, në odën e madhe të shqiptarisë, ku gjatë muajve mars-qershor 1998 u mobilizuan, u përgatiten dhe u nisen për në fronte mbi dymbëdhjetë mijë luftëtarë shqiptarë e të huaj. Dhe, pos Monumentit që rrezaton atdhedashuri, në një dhomë të veçantë janë ekspozuar fotot dhe dëshmitë e ndryshme të dëshmorëve të lirisë. I shikoj më…

Read More

Heroi që sfidoi historinë

Shkruan: Bedri TAHIRI Trimi i parë drenicas që njeh historia, padyshim, është Milosh Nikollë Kopiliqi. Ishte luftëtar dhe prijës i njohur, si edhe pasanik i madh, i cili posedonte prona të shumta e tё begata në Kopiliq të Drenicës heroike. U martua me vajzën e car Lazarit, dhe kur osmanët u vërsulёn këtej Dardaneleve, u lidh me koalicionin e krishterё antiturk. Zemërimi i princit Qershor 1389. Java e dytë. Vapë e madhe, përvëluese. Toka e çarë si pjepëri. Thatësi e paparë dhe e padëgjuar. Nuk e mbanin mend as më…

Read More

Intervistë me Deniza Dërdovski, pianisten që po bënë karrierë të shkëlqyer në SHBA (Foto/Video)

Mbase jo shumë në numër, por ka edhe kombi shqiptar pianistë që i vlerëson bota! Një nga ato është Deniza Dërdovski. Kjo pianiste dhe pedagoge, përkundër moshës së njomë arriti të njihet më shumë në Azi, Amerikë dhe në Evropë sesa në vendin e saj! Claude Debussy: “Feux d’artifice” from Preludes Book II (Deniza Dërdovski) Ndoshta ngaqë herët u largua nga Prizreni ku kreu shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës “Lorenc Antoni” dhe kreu studimet e larta në “Konservatorin Shtetëror të Arteve të bukura Mimar Sinan” në Stamboll,…

Read More

Filmi “Gardhi” triumfon në “Palm Springs”, fiton të drejtën për konkurrim në Oscar

Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër dhe fiton të drejtën e garës për çmimin Oscar, ka bërë të ditur kreu i QKK-së, Arben Zharku. Me këtë rast, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku ka uruar ekipin e mrekullueshëm të filmit dhe sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor të aktorit të ri Arti Lokaj.

Read More

E dashunume deri në shpirt…

E dashunume deri në shpirt s’kisha fole tjetër veç kaltërsisë Sot nuk e duroj dot kafazin qosheve të tij e godas veten për ta marrë rrugën e mjaltit por m’i prenë krahtë kësaj radhe Nuk ka lot që e lanë këtë dhimbje fole të re më ndërtuan në kafaz kurrë ske me fluturue ma qiellit më thanë veç në fole virtuale ke me shtegtue pa qare Jam rritë e nuk i besoj fundit të blertë përrallor ska heronjë që shërojnë plagët e shpirtit të këputur gjithkush në fole të vet…

Read More

Zbulohet vepra e parë në pikturë e Leonardo da Vinçit

Vepra e parë në pikturë e Leonardo da Vinçit është një pllakë në terrakotë që daton në vitin 1471 dhe që përfaqëson një ëngjëll të ri, Gabrielin. Sipas ekspertit Ernesto Solari mund të jetë edhe një autoportret i gjeniut rilindas. Profesori ia zbuloi botës për here të parë këtë vepër, pronë e një koleksionisti privat gjatë një koference për shtyp në Romë. Është 100% e Leonardos, është e para dhe ky konfirmim vjen pas një studimi tre vjeçar. Pjesa ruhet në një urnë dhe nga dy agjentë sigurimi, është një…

Read More